Si përshkallëzohet situata në Detin e Kinës Jugore?

2016-05-25 19:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në uebsajtin e revistës amerikane "Interesat Kombëtare", më 10 maj u botua një artikull i zgjeruar, në anglisht me titull "Mosmarrëveshjet rreth ishujve Nansha dhe shkaqet e tensionit në Detin e Kinës Jugore", me bashkautorë zonjën Fu Ying, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme, pranë Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe zoti Wu Shiquan, drejtor i Institutit të Studimeve të Detit të Kinës Jugore. Në këtë artikull trajtohet me hollësi historia e mosmarrëveshjeve rreth ishujve Nansha, pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht pas Luftës së Ftohtë, duke u ndalur te përshkallëzimi i "mosmarrëveshjeve rreth sovranitetit dhe interesave për ishujt Nansha si dhe hapësirën detare përreth" në "problemin e Detit të Jugore" dhe madje edhe te "rivaliteti gjeopolitik". Në artikull dy autorët paraqesin opinionet e tyre për mirëkuptimin e objektivave të Kinës, në Detin e Kinës Jugore dhe për shmangien e keqkuptimit të strategjisë së palës tjetër.

 

Problemi i Detit të Kinës Jugore vjen nga mosmarrëveshjet midis Kinës dhe një pjesë të vendeve të Azisë Juglindore, mbi sovranitetin dhe interesat rreth ishujve Nansha si dhe hapësirës detare përreth tyre. Problemi i Detit të Kinës Jugore ka qenë një çeshtje rajonale dhe e kontrollueshme. Një shembull pozitiv është që qysh nga vitet '90-të të shekullit të kaluar, Kina dhe vendet e Azisë Juglindore kanë ruajtur "marrëdhënie të mira " 20 vjeçare, në një mjedis relativisht të qëndrueshëm. Situata në Detin e Kinës Jugore është bërë gjithnjë e më e nderë, qysh nga viti 2009 dhe veçanërisht gjatë vitit 2012. Atëherë, në frymën e paqes dhe të zhvillimit dhe në sfondin e bashkëpunimit në Azinë Lindore, përse përshkallëzohet problemi i Detit të Kinës Jugore? Cilat veprime sollën reagimet e palëve?

Harta e Detit të Kinës Jugore

1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore