Si përshkallëzohet situata në Detin e Kinës Jugore?

2016-05-25 19:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

10 vjet të qetë, por me rreziqe të fshehura

Gjatë 10 vjetëve, pas nënshkrimit të Deklaratës së Sjelljeve të Palëve në Detin e Kinës Jugore, Kina ka respektuar nenet dhe parimin përkatës dhe nuk ka ndërmarrë veprime për zgjerimin e mosmarrëveshjeve dhe njëkohësisht ka nxitur aktivisht bashkëpunimin paqësor detar dhe shfrytëzimin e përbashkët të burimeve. Por ASEAN-i dështoi në kufizimin e anëtarëve të tij, si Vietnami dhe Filipinet, të cilat kanë zgjeruar pandërprerë ndërtimet në ishujt e gumat e pushtuara, kanë shpejtuar shfrytëzimin e naftës dhe gazit natyror dhe kanë arrestuar shumë peshkatarë kinezë. Të gjitha këto veprime nuk mund të mos ngjallin shqetësimin e palës kineze dhe kanë nxitur dhe kundërshtimin e opinionit publik në Kinë.

Por para vitit 2009, situata në Detin e Kinës Jugore ka qenë përgjithësisht paqësore. Kthesa ndodhi pas rregullimit nga ShBA-ja të strategjisë së saj në Azi-Paqësor. Në janar të vitit 2009, me të ardhur në fuqi, qeveria e Obamas e vuri theksin strategjik në rajonin e Azi-Paqësorit, gjë që nxiti disa palë drejt mosmarrëveshjeve dhe rivalitetit me Kinën në Detin e Kinës Jugore. Edhe ShBA-ja filloi fërkimet me Kinën, në këtë hapësirë detare. Vetëm gjatë vitit 2009, anijet ushtarake amerikane iu kundërvunë në 5 raste anijeve kineze, gjatë operacioneve të zbulimit dhe kundër-zbulimit.

Përpjekjet e paepura diplomatike të qeverisë kineze nuk mundën të balancojnë ndikimet e strategjisë së ShBA-së në Azi-Paqësor, as të frenojnë Filipinet dhe Vietnamin. Ata kanë vazhduar ndërtimet në ishujt e gumat Nansha dhe kanë zvilluar manovra të shumta ushtarake rreth Detit të Kinës Jugore.

Tensioni, si pasojë e garave komplekse të palëve

Ngjarja e ishullit Huangyan, në prill të vitit 2012 kapërceu bazën e politikës dhe durimit të Kinës. Deri në vitet '90-të të shekullit të kaluar, në hartën e botuar në Filipinet, ishulli Huangyan ndodhej jashtë kufirit të tyre. Më 10 prill 2012, 12 anije kineze peshkimi, që punonin në një liqen të ishullit Huangyan, u bllokuan nga anijet ushtarake filipinase. Fotografitë e peshkatarëve kinezë, që u nxorën me forcë nga ushtarët filipinas në bordin e anijes zunë menjëherë faqet e para të mediave kineze. Provokimi brutal i palës filipinase dhe reagimi i ashpër i opinionit kinez e nxitën qeverinë kineze të merrte masa të forta kundërpërgjigjeje. Pas përballjeve të ashpra, anijet kineze mbetën në hapësirën detare afër ishullit Huangyan, për të parandaluar provokimin e mëtejshëm dhe për ta kontrolluar hapësirën me efikasitet.

Për të përmirësuar jetesën e banorëve e instalimet themelore të mbrojtjes ushtarake në ishujt e gumat Nansha dhe për të mbrojtur interesat sovrane, pala kineze filloi qysh nga fundi i vitit 2013 zgjerimin e ndërtimeve në ishujt e gumat me dislokimet kineze. Këto ishuj e guma gjenden larg vijës së lundrimit ndërkombëtar dhe nuk ndikojnë fare mbi lirinë e lundrimit. Por ShBA-ja dhe Filipinet bëjnë bujë dhe akuzojnë Kinën.

Sipas shumë kinezëve, ShBA-ja është nxitësja e tensionit të raundit të ri në Detin e Kinës Jugore. Strategjia amerikane për "riekuilibrimin e Azi-Paqësorit" e konsideron Kinën si objektiv kryesor. Shumë studjues kinezë shqetësohen se mos ShBA-ja po fabrikon një kërcënim gjeopolitik për rregullimin e strategjisë së saj në Azi-Paqësor, i cili rrezikon të shndërrohet në një realitet?

Qysh nga viti 2014, ShBA-ja filloi të ndërhynte drejtpërdrejt në mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore, duke përkrahur aleatët e saj. Ajo paraqiti edhe të ashtuquajturën "strategji e shtimit të kostos", që do të thotë të shtojë koston e Kinës në veprimet e saj në Detin e Kinës Jugore, duke përdorur mënyrat politike, diplomatike, mediatike e ushtarake, që ta detyrojë Kinën të tërhiqet nga Deti i Kinës Jugore, pa konflikte të dhunshme.

Njëkohësisht, ushtria amerikane ka shtuar edhe kërcënimet dhe provokimet ndaj Kinës. Këto veprime ushtarake të palës amerikane jo vetëm dobësojnë statusin e palës amerikane në drejtësi, por shtojnë shqetësimet e palës kineze për dëmet e mëtejshme të interesave të veta dhe nxitin vendosmërinë e palës kineze për forcimin e aftësisë së mbrojtjes së interesave të veta. Duket se konkurrenca gjeopolitike midis Kinës dhe ShBA-së do të përballet me kontradikta të tjera, duke u bërë problemi kryesor i situatës në Detin e Kinës Jugore.

1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore