Fillojnë punimet e Kongresit të 19-të Kombëtar të PPK-së

2017-10-18 09:04:42 CRI Komenti juaj Printoni

Partia Komuniste e Kinës tha të mërkurën se socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re, në hapje të Kongresit të 19-të Kombëtar.

Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping tha se socializmi me karakteristike kineze po shërben si busull veprimi i partisë dhe i popullit drejt rimëkëmbjes së kombit.

Ai gjithashtu theksoi se duhet forcuar koncepti i ri i qeverisjes së partisë sipas ligjit, i ndërtimit të socializmit sipas ligjit dhe zhvillimit shoqëror e human sipas ligjit. Këto sipas tij, do të hedhin bazën e ndërtimit të një shoqërie përgjithësisht të begatë para vitit 2020 dhe një Kine të fuqishme, moderne dhe të zhvilluar para mesit të këtij shekulli.

Epoka e re e socializmit me karakteristika kineze kërkon gjithashtu që partia në pushtet t'i qaset parimit populli në fokus, duke nxitur vazhdimisht zhvillimin gjithëpërfshirës.

Në raportin e Kongresit të 19-të të PKK-së u theksua se në bazë të ndërtimit të shoqërisë komode deri në vitin 2020, Kina do të ndërtojë një vend të fuqishëm modern socialist deri në mes të shekullit.

Në raport thuhet se deri në vitin 2035 Kina do të realizojë moderizimin socialist të vendit.

Në raport shtohet se deri në mes të shekullit Kina do të ndërtojë një vend të fuqishëm modern socialist, demokratik, kulturor, harmorik, të bukur, vendi do të ketë progres të konsiderueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, do të arrihet prosperiteti i përbashkët i popullit në mënyrë që banorët të gëzojnë një jetë më të lumtur dhe që kombi kinez të bëhet më i fortë në arenën ndërkombëtare.

Në raportin e punës mbajtur në hapjen e Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping paraqiti për herë të parë strategjinë e lulëzimit të fshatit. Pjesë e strategjisë është formimi i sistemit të zhvillimit të integrimit mes qytetit dhe fshatit, me qëllim të shpejtimit të modernizimit të bujqësisë dhe të fshatit, të konsolidimit të sistemit të menaxhimit bazë të fshatit, të zgjatjes për 30 vjetë të tjera të kontratës së qirasë për tokën.

Sipas kësaj strategjie, do të thellohet më tej reforma e sistemit të pronësisë kolektive të fshatit, me qëllim të garantimit të interesave dhe pronës fshatare. Gjithashtu do të zgjerohet ekonomia kolektive dhe do të formohen sistemet moderne industriale, prodhuese dhe menaxhuese në zonat rurale të vendit. Në raport thuhet se do të përmirësohet sistemi i mbrojtjes dhe i përkrahjes bujqësore, që mbështet dhe nxit punësimin e fshatarëve dhe hapjen e bizneseve të reja nga fushatarët, përkrah kanalet të reja për rritjen e të ardhurave të tyre si dhe mbështe përmirësimin e administrimit të fshatit etj.

Në raportin e Kongresit të 19-të Kombëtar, vihet në dukje që Kina do të zbatojë në mënyrë të gjithanshme sistemin e listës negative për hyrjen e investimeve të huaja në tregun kinez, me synim që të eliminohen të gjitha rregullat dhe masat që pengojnë integrimin e tregut dhe konkurrencën e barabartë. Kjo do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve private, do të inkurajojë gjallërinë e tregut, do të heqë pengesat në treg që vijnë na monopoli dhe do të lehtësojë pragun për investimet e huaja në sektorin e shërbimit.

 

Në raportin e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës vihet në dukje se duhet të forcohet ndërtimi i Nismës "Një brez, një rrugë", të ndiqet parimi i konsultimit të përbashkët, i ndërtimit e i ndarjes së përbashkët, të forcohen hapja e bashkëpunimi në fushën e risisë, të formohet struktura e hapjes me ndërlidhjen e bashkëpunimin brenda e jashtë vendit, të nxitet ndërtimi i vendit të fuqishëm tregtar, zbatohet politika e tregtisë dhe e investimeve të lira, zbatohet sistemi i pajtimit kombëtar e i administrimit të listës negative, të lehtësohet në përmasa të mëdha qasja në treg, të zgjerohet hapja e jashtme e sektorit të shërbimeve, të mbrohen të drejtat e interesat e investimeve të huaja, trajtohen në mënyrë të barabartë të gjitha ndërmarrjet që regjistrohen në territorin e Kinës, të zgjerohet e drejta e reformës e rajoneve të tregtisë së lirë duke kërkuar ndërtimin e portit të tregtisë së lirë, të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar i prodhimeve duke formuar rrjetin e tregtisë, investimeve, prodhimit e shërbimit.

Në raportin e Kongresit të 19-të të PKK-së theksohet se, Xi Jinping tha të mërkurën se Partia Komuniste e Kinës do të mbikëqyrë intensivisht për të siguruar pajtueshmërinë me Kushtetutën, shqyrtimin paraprak të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e autoritetit të Kushtetutës.

"Asnjë organizatë apo individ nuk ka fuqinë për të tejkaluar Kushtetutën apo ligjin", tha ai.

Asnjë zyrtar në pushtet nuk lejohet në asnjë mënyrë të anashkalojë ligjin me urdhrat e tij, të vendosë autoritetin e tij mbi ligjin, të shkelë ligjin për përfitime personale ose të keqpërdorë ligjin, tha ai.

Në raportin e Kongresit të 19-të Kombëtar, Xi Jinping theksoi se zhvillimi i arsimit është një projekt bazë për lulëzimin e madh të kombit kinez dhe për këtë duhet t'i jepet prioritet të lartë. Xi theksoi se duhet të nxitet zhvillimi i arsimit të detyrueshëm me integrimin e zonave urbane dhe atyre rurale. Ai theksoi gjithashtu shtimin e rëndësisë së arsimit të detyrueshëm në zonat rurale, për arsimin parashkollor, arsimimin e njerëzve me aftësi të kufizuar, arsimin në internet dhe për shtimin e arsimit në periudhën e gjimnazit. Krahas këtyre, do të shpejtohet ndërtimi i universiteteve të nivelit të lartë dhe i degëve të përparuara shkollore, do të përmirësohet sistemi i mbështetjes financiare për studentët me vështirësi ekonomike, me qëllim që brezat të arsimohen në nivelin e gjimnazit dhe atij të lartë.


1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore