Fillojnë punimet e Kongresit të 19-të Kombëtar të PPK-së

2017-10-18 09:04:42 CRI Komenti juaj Printoni
Në Pekin filluan të mërkurën punimet e Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Në emër të Komitetit Qendror të legjislaturës së 18-të të PKK-së, sekretari i përgjithshëm Xi Jinping mbajti raportin e punës për planin e përgjithshëm të zhvillimit të ardhshëm të Kinës.

Punimet e Kongresit po ndiqen nga mbi 2000 përfaqësues të zgjedhur nga mbi 89 milionë anëtarë të PPK-së. Atë do të shqyrtojnë raportin e punës që mbajtur nga sekretari i përgjithshëm Xi Jinping, raportin e punës të paraqitur nga Komisioni Qendror i Disiplinës, miratimin e ndryshimeve në Statutin e partisë dhe zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror dhe Komisionit të ri Qendror të Disiplinës.

Partia Komuniste e Kinës është e vetmja parti qeverisëse e vendit dhe më e madhja në botë. Kongresi kombëtar i PPK-së zhvillohet çdo 5 vjet. Kongresi kombëtar dhe Komiteti Qendror i zgjedhur nga kongresi janë organet më të larta udhëheqëse të PPK-së.

Presidenti i Kinës Xi Jinping sot tha se gjatë 5 viteve të fundit, nën kushtet e një rimëkëmbjeje të dobët të ekonomisë globale, Partia Komuniste e Kinës ka zbatuar me vendosmëri ide të reja të zhvillimit, ka ndryshuar mënyrën e zhvillimit, duke bërë që ekonomia të tejkalojë sfidat dhe të arrijë sukses të madh.

Partia Komuniste e Kinës ka ndjekur strategjinë e zhvillimit të fokusuar te njerëzit, duke shënuar përparim thelbësor në 5 vitet e fundit për zhdukjen e varfërisë.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së, Xi Jinping, thekoi se në raportin e punës së mbajtur në hapje të Kongresit të 19-të, se mbi 60 milionë veta u nxorën varfëria.

Çdo vit, sipas tij, janë nxjerrë nga varfëria mbi 10 milionë veta, ndërkohë përqindja e varfërisë e Kinës u ul nga 10.2 për qind në 4 për qind.

Gjatë pesë viteve të fundit, diplomacia me karakteristika kineze ka shënuar përparim të plotë, duke arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse shumëpalëshe dhe trepalëshe.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping, theksoi në raportin e Kongresit të 19-të se Kina ka përparuar me zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë", themelimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore ës dhe ka punuar për krijimin e një fati të përbashkët të njerëzimit.

Xi theksoi se ndikimi ndërkombëtar i Kinës ka frymëzuar paqen dhe zhvillimin botëror, si një kontribut i ri i madh.

PKK-ja ka forcuar qeverisjen e Partisë gjatë 5 viteve të fundit duke rritur përgjegjësinë politike dhe eleminuar shpërdorimet e bëra në të kaluarën.

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping theksoi se anëtarët e partisë kanë përmbushur me rigorozitet përgjegjësitë politike dhe kanë forcuar besimin ndaj frymës së Partisë, sistemit të rregullave dhe lidershipit.

Gjithashtu, gjatë 5 viteve të fundit është konsoliduar lufta kundër korrupsionit, pasi janë goditur si zyrtarët e nivelit të lartë, ashtu edhe ata të nivelit të ulët (tigrat dhe mizat). Xi gjithashtu përmendi edhe operacionin "gjuetia e dhelprave" për riatdhesimin e personave të dyshuar për veprimtari kriminale ekonomike që ndodhen jashtë vendit.

Në raportin e punës bërë të mërkurën nga Xi Jinping në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës u shpall se pas përpjekjeve afatgjata, socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re duke shënuar drejtimin e ri historik të zhvillimit të Kinës.

Xi Jinping u shpreh se etapa e re e socializmit me karakteristikat kineze është etapa e vazhdimit të fitores së madhe të socializmit me karakteristika kineze, është etapa e përurimit të shoqërisë komode duke ndërtuar vendin e fuqishëm modern socialist, është etapa e realizimit të pasurimit të përbashkët të popullit, është etapa e realizimit të ëndrrës së Kinës për ringjalljen e kombit kinez dhe është etapa e afrimit të Kinës me qendrën e arenës botërore duke dhënë kontributin më të madh për njerëzimin.

Presidenti Xi Jinping tha të mërkurën se kontradikta kryesore me të cilën ndeshet shoqëria kineze ka evoluar, pasi socializmi me karakteristika kineze ka hyrë tani në një epokë të re.

"Ajo me të cilën ndeshemi tani është një kontradiktë midis zhvillimit të pabalancuar dhe jo të përshtatshëm dhe nevojave gjithnjë e në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë", tha Xi në raportin e mbajtur para Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.

Sekretari i përgjithshëm tha se gjendja bazë e Kinës nuk ka ndryshuar dhe tani ajo ndodhet në fazën fillestare të ndërtimit të socializmit. Ai theksoi gjithashtu se statusi ndërkombëtar i Kinës si vendi më i madh në zhvillim nuk ka ndryshuar.


1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore