PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria ndryshon rregullat për patentat
2012-07-20 19:52:43 CRI komenti juaj Printoni

Konflikte të ashpra në Damask

Forcat qeveritare të Sirisë dhe ato të fraksioneve opozitare u përfshinë në konflikte të ashpra të armatosura në kryeqytetin Damask. Gjendja e sigurisë në Siri u acarua më tej dhe ka tërhequr vëmendje të tërë botës.

Shkëmbimi i zjarrit vazhdoi prej ditësh. Autoritetet nuk kanë publikuar ende numrin zyrtar të të plagosurve dhe viktimave. Ky është konflikti më i rëndë i armatosur që nga shpërthimi i krizës në Siri para 16 muajve, madje mediat komentuan se ky është sulmi më i fuqishëm i trupave opozitare ndaj kryeqytetit. Dhuna nisi pasi trupat qeveritare sulmuan disa pika strategjike të forcave opozitare në periferi të Damaskut. Duke parë acarimin e situatës, vendet e ndryshme të botës bënë thirrje për një rezolutë të shpejtë për Sirinë.

Më 13 korrik, Agjencia Rojters bëri të ditur se SHBA-ja e Britania e Madhe po sugjerojnë që palët përkatëse të nënshkruajnë projektrezolutën e re të OKB-së për Sirinë, duke përfshirë edhe faktin se nëse trupat e Sirisë dhe armatimi i rëndë nuk tërhiqen nga qytetet dhe qytezat brenda 10 ditësh, atëherë do të përballen me dënime të rënda.

Vëzhguesit politike të SHBA-së janë të mendimit se megjithëse përballet me presionin e madh, presidenti amerikan Barak Obama nuk dëshiron të zhvillojë luftë kundër Sirisë, por nëse Siria përfshihet nga lufta civile, që mund të shkaktojë krizë në tërë rajonin, ai do të marrë një vendim shumë shpejt.

Më 12 korrik mediat amerikane bënë të ditur se SHBA-ja ka lënë të hapur mundësinë që të ndërhyjë drejtpërdrejt në çështjen e Sirisë dhe mendohet se koha më e afërt është në gusht. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Rusisë në OKB u shpreh se nëse ndërmerren veprime të njëanshme për problemin e Sirisë, atëherë asnjë pale nuk do e mbështesë një gjë të tillë. Rusia nuk do të ndryshojë qendrimin e saj për problemin e Sirisë si dhe kundërshton kërcënimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Sirisë me sanksione.

Por analistët janë të mendimit se ballafaqimi kësaj here midis vendeve perëndimore dhe Rusisë konsiderohet si përpjekje e fundit e palëve përkatëse për të penguar që Siria të përfshihet nga lufta civile. Nëse të gjitha përpjekjet nuk mund të pengojnë konfliktet e gjakderdhjen e Sirisë, atëherë ndërhyrja e forcave të huaja ushtarake dhe lufta civile nuk do të shmanget.

Për arsye se trupat qeveritare kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt periferisë së qytetit, personat e armatosur të opozitës janë të izoluar. Analistët thonë se për arsye se u ndërpriten lidhjet me jashtë, për disa ditë, forcat e armatosura të fraksioneve të kundërta do të mbeten pa armatim, prandaj konflikti i kësaj here nuk do të zgjasë për kohë të gjatë. Opinioni publik ndërkombëtar thotë se Siria gjendet në udhëkryq dhe se situata do të marrë një drejtim të ri.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China