PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria ndryshon rregullat për patentat
2012-07-20 19:52:43 CRI komenti juaj Printoni

Flota e anijeve të Kinës vijon peshkimi në ishujt Nansha

Së fundi në Detin Jugor të Kinës kanë ndodhur herë pas here gjëra të ndryshme. Nën një sfond të tillë, vijimi i peshkimit nga flota e anijeve të Kinës në Nan tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Më 16 korrik, flota e përbërë nga mbi 30 anijë peshkimi mbërriti në zonën detare Yongshu përreth ishujve Nansha, duke filluar peshkimin për 5 deri 10 ditë. Edhe anija administrative e peshkimit më moderne e Kinës, me numrinr 301, mbërriti për inspektimin e punës.

Në vitin 1988 Kina përcaktoi shkëmbin Yongshu si stacion vëzhgues detar të UNESKO-s si dhe u ngrit momumenti sovran. Pas kësaj mbi bazën e këtij shkëmbi, pala kineze krijoi një ishull artificial prej 8080 metrash katërore. Mediat komentuan se peshkimi kësaj here i anijeve të Kinës bëhet për të rikonfirmuar sovranitetin dhe është një veprim normal e ka rëndësi të madhe.

Liang Yapai, që është në krye të flotës së anijeve të peshkimit u shpreh se për arsye se zona duhet të përballet me ndikimin e tajfunit dhe të pranisë së anijeve të huaja, në të kaluarën ata nuk shkonin shpesh. Këtë herë nga mbi 30 anije peshkimi, 90% për herë të parë peshkojnë në ishujt Nansha.

Agjencia Kinze e Lajmeve Hsinhua analizoi në një artikull se veprimi i kësaj here është i karakterit civil, pasi peshkatarët duhet të zbulojnë zona të reja peshkimi dhe të përshtaten me mjedisin e ri. Njëkohësisht është edhe një hap i rëndësishëm i shndërrimit të destinacionit të peshkimit në provincën Hai Nan të Kinës nga bregu i afërt në zona më të thella. Gjatë peshkimit kolektiv, nëse shfaqen probleme ato mund të diskutohen dhe të përballohen.

Studiuesja e Akademisë Shoqërore të Kinës për politikat e sigurimit dhe diplomacinë, Zhang Jie është e mendimit se rëndësia politike e peshkimit këtë here është më e madhe se ajo ekonomike. Sipas saj, garantimi nga anija administrative e peshkimit ka rëndësi të madhe simbolike, pra me pjesëmarrjen e përbashkët të qeverisë dhe të organizatave, Kina do të forcojë punën për zbulimet e ardhshme dhe ekonominë në Detin Jugor të Kinës.

Ishujt Nansha gjenden në skajin jugor të Detit të Kinës Jugore. Ato janë nën sovranitetin e Republikës Popullore të Kinës dhe administrohen kontretisht nga qyteti Sansha i provincës Hainan.


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China