PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj Kinës mbi mineralet e rralla tokësore, problemi "Fëmijë i rritur por i varur" në shoqërinë kineze
2012-03-17 19:59:17 CRI komenti juaj Printoni

V. Vrasja e 16 civilëve afganë nga ushtari amerikan acaron më tej marrëdhëniet amerikano-afgane

Më 11 mars, një ushtar amerikan në Afganistan vrau 16 civilë në provincën jugore të Kandaharit, duke përfshirë 9 fëmijë dhe 3 gra. Kjo ngjarje ka acaruar më tej marrëdhëniet e tendosura tashmë mes Uashingtonit dhe Kabulit, të cilat vazhdojnë të tilla që prej incidentit të djegies së fletëve të Kuranit nga ushtarët amerikanë.

Pas ndodhjes së incidentit, presidenti afgan Hamid Karzai bëri një deklaratë ku dënoi kategorikisht këtë akt makabër dhe i cilësoi vrasjet si "vrasje me paramendim". Ai shtoi se "vrasjet e qëllimshme" të civilëve qëndrojnë në të njëjtin nivel me aktet terroriste dhe nuk mund të falen.

Në deklaratën e publikuar nga presidenti amerikan Obama ai shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave. Barak Obama theksoi se ky incident nuk përfaqëson veprimet e trupave amerikane dhe nuk duhet të bëhet shkak i acarimit të marrëdhënieve. Ai premtoi se do të hetohet sa më parë motivi i kësaj ngjarjeje dhe fajtori do përballet me ligjin.

Ndërkohë, duke shfrytëzuar këtë ngjarje, Talibani e quan "masakrën e racës", duke nxitur tension kundër SHBA-së dhe deklaroi se do të marrë të gjitha veprimet për dënimin e fajtorit.

Shumë medie amerikane janë të mendimit se kjo ngjarje do të acarojë më tej masat afgane dhe të nxitë raundin e ri të rrymës kundër SHBA-së. Në komentin e gazetës "Uashington Post" thuhet se kjo ndoshta është krimi më i tmerrshëm i një ushtari amerikan ndaj afganëve dhe me siguri do t'i fusë marrëdhëniet amerikano-afgane në një krizë të re. Eksperti politik i kompanisë për kërkim dhe zhvillim RAND, Seth Jones, mendon se kjo ngjarje do të prishë plotësisht figurën e trupave amerikane.

Brenda SHBA-së, masat popullore kanë humbur durimin për luftën në Afganistanit. 60% e amerikanëve mendojnë se SHBA-ja po paguan tepër shumë për këtë luftë dhe 54% mendojnë se trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Afganistani, edhe nëse trupat afgane nuk do të jenë të gatshme. Amerikanët besojnë në përgjithësi se pjesa dërrmuese e afganëve nuk përkrahin veprimet amerikane në vendin e tyre.

Gjatë 3 muajve të fundit, incidentet e tilla të ashpra e kanë çuar marrëdhënien afgano-amerkane buzë greminës. Analistët mendojnë se këto incidente pasqyrojnë dështimin e strategjisë së SHBA-së në Afganistan. Lufta që zgjati 10 vjet i ka sjellë popullit afgan shumë dëme. SHBA-ja ka kohë që e ka humbur pëlqimin nga populli afgan. (Wang Lei/ Albana)


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China