PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj Kinës mbi mineralet e rralla tokësore, problemi "Fëmijë i rritur por i varur" në shoqërinë kineze
2012-03-17 19:59:17 CRI komenti juaj Printoni

I. BE-ja, SHBA-ja dhe Japonia shpërthejnë bashkërisht luftën ndaj Kinës mbi mineralet e rralla tokësore

Më 13 mars, BE-ja, SHBA-ja dhe Japonia ngritën një padi ndaj Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë lidhur me kufizimin nga Kina të eksportit të mineraleve të rralla tokësore, duke deklaruar se Kina po shkel marrëveshjen e OBT-së. Ministri kinez i Tregtisë reagoi menjëherë, duke shpjeguar se kufizimet kanë si qëllim mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisin. Kështu, mineralet e rralla tokësore, të cilat janë jetike për produktet teknologjike, ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen e mbarë botës.

Mineralet e rralla tokësore janë minerale të domosdoshme për industrinë me teknologjinë e lartë, si industrinë e informacionit, në fushën ekologjike, energjetike dhe të mbrojtjes. Kina zotëron 36% të rezervës së mineraleve të rralla të botës dhe kjo përqindje është më e larta ndër vendet e ndryshme. Krahas Kinës, minierat e mineraleve të rralla gjenden edhe në SHBA, Rusi, Australi dhe Indi. Ndër to, rezervat në SHBA dhe në Rusi zënë përkatësisht 13% dhe 19% të botës. Mirëpo për mbrojtjen e mjedisit, SHBA-ja dhe Rusia ndaluan kohë më parë nxjerrjen dhe prodhimin e mineraleve të rralla, ndërsa vendet e tjera akoma nuk janë në gjendje të zhvillojnë prodhimin masiv. Kështu, Kina përgjigjet për 90% të furnizimit me mineraleve të rralla në mbarë globin.

Pas zhvillimit për një kohë të gjatë, Kina ndodhet përpara konsumimit të burimeve dhe ndotjes së mjedisit. Që nga viti 2007, Kina filloi të zbatonte vënien e kuotave të caktuara në eksportimin e mineraleve të rralla dhe ka ulur vëllimin e eksportit. Kufizimi mbi eksportet e mineraleve të rralla ka bërë që çmimet të rriten në mbarë globin, gjë që ka sjellë pakënaqësi të madhe në vendet perëndimore, të cilët prej shumë vitesh furnizoheshin nga Kina me çmime të ulëta.

Kundrejt akuzave të SHBA-së, BE-së dhe Japonisë, Ministria kineze e Tregtisë deklaroi se objektivi i politikës së Kinës është mbrojtja e burimeve natyrore dhe e mjedisit, që të realizohet zhvillimi i vazhdueshëm. Kina shpreson se vendet e tjera që zotërojnë minerale të rralla tokësore do të zhvillojnë aktivisht burimet e tyre dhe do të përgjigjen bashkërisht për furnizimin. Kina është e gatshme që të forcojë bashkëpunim ndërkombëtar në kërkimin e mineraleve zëvendësuese të mineraleve të rralla dhe në ngritjen e efektivitetit të shfrytëzimit të tyre.

Gazeta britanike "Financial Times" komentoi se qeveria kineze forcon kontrollin dhe administrimin e mineraleve të rralla për shkak të mbrojtjes së mjedisit dhe të sigurimit dhe kjo është e arsyeshme. Profesori i Institutit Kërkimor të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë Yakov Berger është i mendimit se reforma e Kinës në industrinë e mineraleve të rralla është e paevitueshme. "Ky vendim është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe me bazë, prandaj nuk duhet të ngjallë shqetësim të veçantë në botë."

Agjencia franceze e lajmeve mendon se duke shfrytëzuar OBT-në, BE-ja, SHBA-ja dhe Japonia ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, për zhvillimin e kompanive të tyre me teknologji të larta. Për interesa ekonomike nëpërmjet mjeteve politike, kjo vepër nuk është e drejtë dhe nuk përputhet me parimin e Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit. BE-ja dhe SHBA-ja kufizojnë një numër të madh produktesh për eksportin në Kinë, ndërkohë për interesat e veta, ato nuk përfillin shkeljen e rregullave. Kina mund të kundërvihet në bazë të parimeve të OBT-së.

Analistët theksojnë se për shumë vjet me radhë, Kina ka kontribuar në tregun ndërkombëtar të mineraleve të rralla ndërsa sot, vendet perëndimore, duke marrë parasysh vetëm interesat vetjake ekonomike dhe rezervat strategjike, shprehin pakënaqësi për vendimin e drejtë të Kinës. Këtë vepër të vendeve perëndimore komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë. Në të njëjtën kohë, komuniteti ndërkombëtar duhet të mendojë seriozisht për masat konkrete dhe projektin afatgjatë për zgjidhjen e furnizimit me mineraleve të rralla.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China