PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj Kinës mbi mineralet e rralla tokësore, problemi "Fëmijë i rritur por i varur" në shoqërinë kineze
2012-03-17 19:59:17 CRI komenti juaj Printoni

III. RMB-ja bëhet për herë parë rezerva valutore e vendit të zhvilluar

Ministri japonez i Financave, Jun Azumi, bëri të ditur më 13 mars se me miratimin nga autoritetet përkatëse kineze, Japonia lejohet të blejë bono thesari kineze, në maksimun prej 65 miliardë juanësh. Kjo është hera e parë që pala japoneze publikoi vëllimin konkret të bonove të thesarit kinez, që lejohet të blejë dhe gjithashtu hera e parë që monedha kineze RMB përfshihet në rezervën valutore të një vendi të zhvilluar. Opinioni publik është i mendimit se kjo masë me rëndësi të madhe do të favorizojë zhvillimin ekonomik të Kinës dhe të Japonisë.

Mësohet se gjatë vizitës së kryeministrit japonez Oshihiko Noda në Kinë dhjetorin e kaluar, Kina dhe Japonia arritën unanimitet për bashkëpunimin financiar. Edhe ministri i Financave i Japonisë Jun Azumi theksoi në fundit të vitit të kaluar se, nga ana diplomatike, Japonia ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me Kinën nëpërmjet mbajtjes së RMB-së. Analistët janë të mendimit se kjo tregon qëndrimin pozitiv të liderëve të brezit të ri të Japonisë në forcimin e marrëdhënieve me Kinën dhe do të jetë në favor të shtimit të besimit reciprok strategjik.

Komentuesi ekonomik japonez është i mendimit se përfshirja e RMB-së në kapitalet japoneze ka rëndësi epokale. Kjo masë do të ndryshojë strukturën ekzistuese të rezervës valutore të Japonisë, që mbështetet tepër tek dollari amerikan. Në sfondin e recensionit të vazhdueshëm të ekonomisë evropiane e amerikane, Kina dhe Japonia mbajnë bono thesari të njëri-tjetrit, që do të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe do t'i shtojë Japonisë të drejtat për të folur në punët financiare ndërkombëtare.

Që nga tetori i vitit 2010, Kina filloi të blente vazhdimisht obligacionet kombëtare japoneze. Kësaj here, Japonia lejohet të blejë 65 miliardë juanë obligacione kombëtare kineze, e thënë ndryshe 10.3 miliardë dollarë amerikanë, që zë vetëm 0.8% të rezervës së përgjithshme valutore të Japonisë. Pavarësisht nga përmasa e vogël, kjo masë e Japonisë ka rëndësi shumë pozitive. Profesori i ekonomisë i Universitetit Renmin të Kinës, Zhao Xijun u shpreh se investimet e Japonisë në obligacionet kombëtare kineze tregojnë se ajo kupton prirjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë kineze dhe të zhvillimit relativisht të shpejtë të tregut financiar. Ai shprehu besim se në të ardhmen më shumë vende të zhvilluara do të investojnë në obligacione shtetërore kineze.

Studiuesi i Institutit Kërkimor për ekonominë e politikën botërore, pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës, Xiao Licheng u shpreh se mbajtja e kapitaleve të njëri-tjetrit midis Kinës dhe Japonisë si rezervë valutore do të jetë në favor të pakësimit të mbështetjes së tepërt te dollari dhe do ta ndihmojë Azinë Lindore të gjejë rrugën e re të bashkëpunimit financiar rajonal.

Me ndërkombëtarizimin e monedhës kineze RMB, juani kinez fillon të shërbejë si monedhë ndërkombëtare. Aktualisht, Malajzia, Koreja e Jugut, Kamboxhia dhe Filipinet e përfshijnë RMB-në si pjesë të rezervës valutore. Japonia, si një nga ekonomitë më të rëndësishme në botë, investon në obligacione kineze, kjo ndoshta tregon depërtimin e monedhës kineze në vendet e zhvilluara.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China