PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj Kinës mbi mineralet e rralla tokësore, problemi "Fëmijë i rritur por i varur" në shoqërinë kineze
2012-03-17 19:59:17 CRI komenti juaj Printoni

IV. Problemi "Fëmijë i rritur por i varur" në shoqërinë kineze

"Grupi i fëmijëve të rritur, por të varur" është një titull i ri i përhapur vitet e fundit në Kinë. Kjo shprehje përshkruan ata të rinj që nuk punojnë dhe jetojnë të varur nga prindërit, ose të rinjtë që punojnë, por përsëri janë të detyruar të mbështeten tek prindërit për blerjen e banesave dhe të automjeteve. Nga një sondazh i publikuar këtë javë thuhet se në mbi 65% të familjeve kineze ekziston fenomeni "të moshuarit mbajnë të rinjtë", ndërsa afro 30% e të rinjve jetojnë të varur plotësisht nga prindërit. Me rritjen e numrit të "fëmijëve të rriur por të varur", ky fenomen është kthyer në një problem shoqëror në Kinë.

"Fëmijët e rritur, por të varur" variojnë kryesisht nga mosha 23-30 vjeçare. Një pjesë prej tyre janë pa punë dhe qëndrojnë në shtëpi, për shkak se janë tepër të përkëdhelur ose kanë kërkesa tepër të larta, ose nuk duan të punojnë fare dhe synojnë vetëm të dëfrehen dhe të shëtisin gjatë gjithë ditës. Ekziston edhe një pjesë tjetër e të rinjve që punojnë por prapësëprapë mbështeten tek prindërit, sepse të ardhurat e tyre janë vetëm për ushqim, transport dhe për qira për banesën. Përballë çmimeve të larta të banesave dhe të mallrave të konsumit, këta të rinj, që shpresojnë të jetojnë në mënyrë komode, detyrohen të "mbështeten tek prindërit". Nga ana tjetër, llastimi i fëmijëve nga prindërit është tjetër shkak i fenomenit "fëmijë të rritur, por të varur".

Përballë grupit të madh të "fëmijëve të rritur por të varur", shumë njerëz mendojnë se prindërit e këtyre të rinjve krijojnë jetesën e mirë të sotme me punë dhe duke kaluar shumë vështirësi. Por, një pjesë e të rinjve synojnë vetëm gëzim dhe nuk dëshirojnë të përballen me vështirësi. Kur të rinjtë e sotëm do të bëhen të moshuar, kush do t'i mbështesë ata? Duhet të kuptojnë se ndihma e dhënë nga prindërit është e përkohshme, ndërsa lumturinë e ardhshme ata duhet ta fitojnë vetëm me mundin e tyre.

Për të edukuar dhe inkurajuar brezin e ri të qëndrojë më vete dhe të marrë përsipër përgjegjësinë shoqërore, sociologët kinezë sugjerojnë se duhet të zhvillohet më shumë arsim frymëzues. Edhe sektorët përkatës të shtetit duhet të zhvillojnë përgatitje profesionale dhe për punësim. Për ata të rinj që refuzojnë disa herë punësimin dhe qëndrojnë në shtëpi për afat të gjatë, duhet t'i hiqet e drejtat e tyre e mirëqenies, që të nxiten për të punuar dhe përballur me jetën.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China