-
“Një brez, një rrugë” sjell erë të freskët në velat e Jiangsu
Një kopje e anijes së eksploruesit të famshëm kinez Zheng He është ankoruar pranë bregut të një liqeni në provincën Jiangsu, e cila u vizitua dhe nga shumë gazetarë e redaktorë nga vende që bëjnë pjesë në nismën “Një brez, një rrugë”. Udhëtimet e tij e çuan përpara Rrugën e lashtë Detare të Mëndafshit dhe përmes këtij udhëtimi mediatik u vlerësua angazhimi historik i Kinës për të rritur shkëmbimet ekonomike dhe kulturore me botën, një angazhim që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
-
Nxitja e ndërlidhjes për të ndjekur bashkërisht rrugën e lulëzimit
Marcel Stein, kryeekzekutivi i grupit “Bahnoperator”: “Trenat e mallrave Kinë-Evropian kanë pasur suksese të mëdha gjatë 10 vjetëve të kaluar dhe kanë ndryshuar tregun hekurudhor evropian. Më shumë mallra mund të transportohen ndërmjet hekurudhës. Mund të them se rigjallërimi i transportit hekurudhor i mallrave në Evropë është i pandashëm nga kontributi i Kinës.”
-
“Një brez, një rrugë” u ofron fëmijëve ëndrra të mëdha për të ardhmen
Linja hekurudhore Kinë-Laos është një vepër madhështore që u ka sjellë shumë të mira qytetarëve të Laosit. Ndër ta janë dhe disa fëmijë të një shkolle fillore, të rindërtuar me fondacione kineze, të cilët e morën trenin për një ekskursion shkollor, për të vizituar stacion hekurudhor në një qytet tjetër. Këta fëmijë kanë përfituar nga “Një brez, një rrugë” jo vetëm sepse u ka ofruar një mjedis më të mirë për të mësuar, por gjithashtu u ka ofruar edhe një mundësi që të përjetojnë një infrastrukturë të tillë moderne dhe të kenë ëndrra më të mëdha.
-
“Një brez, një rrugë” ndihmon në kultivimin e lidhjeve me Hungarinë
Ekspertët dhe drejtuesit e biznesit janë unanimë në një mendim se lidhjet e pasuruara të biznesit Kinë-Hungari do të jenë të dobishme për të dy vendet, ndërkohë që do të injektojnë vitalitet të ri në bashkëpunimin e Kinës me Bashkimin Evropian. Në kuadër të bashkëpunimit përmes nismës “Një brez, një rrugë”, projekti hekurudhor dhe impiantet e baterive janë shembuj të përpjekjeve të dy vendeve.
-
Nisma “Një brez, një rrugë”, pioniere e infrastrukturës së gjelbër në Afrikë
Bashkëpunimi Kinë-Afrikë në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, me theksin në infrastrukturën e gjelbër, zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe ruajtjen ekologjike, përfaqëson një model ndryshimi në zhvillimin ndërkombëtar. Ai ofron një mundësi unike për vendet afrikane që të kapërcejnë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, miqësor ndaj mjedisit, duke adresuar sfidat thelbësore, si qasja në energji dhe ruajtja e biodiversitetit. Disa projekte, në kuadër të këtij partneriteti, kanë potencialin për të qenë një fener i zhvillimit dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm.
-
“Rruga e lumturisë” që favorizon mbarë globin
Falë parimit të konsultimit, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët, favorizimi i banorëve vendorë është bërë një veçori e nismës “Një brez, një rrugë”. Sipas një sondazhi, 85 për qind e të pyeturve në vendet pjesëmarrëe janë të mendimit se nisma “Një brez, një rrugë” ka përmirësuar konkretisht jetesën në vendet e tyre.
-
Katër figura historike kineze me misione të reja në “Një brez, një rrugë”
Në pjesën e sipërme të hyrjes së godinës së Gjykatës së Lartë Federale të ShBA-së është gdhendur një reliev me tre figura: Soloni i Greqisë së lashtë, Moisiu i Egjiptit të Lashtë dhe Konfuci (551- 479 para erës sonë) i Kinës. Pse është atje imazhi i Konficit?
-
"Ambasadori i kafes” nga Ruanda
James Kimonyo, ambasadori i Ruandës në Kinë, i cili ka marrë pjesë në disa transmetime të drejtpërdrejta në internet për të shitur produktet e vendit të tij, cilësohet si “promovuesi më i mirë i mallrave të prodhuara në Ruandë”. James Kimonyo, ambasadori i Ruandës në Kinë(Foto:CMG) James Kimonyo, ambasadori i Ruandës në Kinë në transmetim të drejtpërdrejta në internet(Foto:CMG)Ruanda, që ka një peizazh
-
“Një Brez, një Rrugë”-një e mirë publike në mbarë botën
Në 10 vjetorin e nismës kineze “Një brez, një rrugë” në mes të tetorit në Pekin do të zhvillohet Forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Nismës “Një Brez, një Rrugë”. Kjo iniciativë sot është shndërruar në platformën më të madhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, me investime që i afrohen vlerës së 1 triliardë dollarëve. Prof. Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Evropian të Tiranës në një intervistë radiofonike” Projekti “Një Brez, Një Rrugë” mendoj se përbën një nga projektet më të rëndesishme në kuadrin e tregtisë globale.
-
Libri i bardhë: Ndërtimi i “Një brez, një rrugë” nxit lulëzimin e përbashkët dhe ndërlidhjen e gjithanshme
Më 10 tetor, në konferencën e shtypit të zhvilluar nga Këshilli i Shtetit i Kinës, u publikua libri i bardhë "Nisma 'Një brez, një rrugë': Shtyllë kyçe e bashkësisë globale me të ardhme të përbashkët".
-
Indonezi, vihet në funksionim hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakartë - Bandung
Hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakartë –Bandung, e para e këtij lloji në Indonezi, është përuruar zyrtarisht me nisjen e një treni nga stacioni “Halim” në kryeqytetin indonezian në mëngjesin e së hënës.
-
10 vjet “Një brez, një rrugë”, bilanc pozitiv
Nisma “Një brez, një rrugë” është një produkt ikonik i Kinës, i shpallur nga presidenti Xi Jinping në vitin 2013. Projekti i infrastrukturës për të lidhur botën përmes tokës dhe detit, nisma “Një brez, një rrugë”, që startoi 10 vjet më parë, sot ka një bilanc pozitiv. Analisti Artur Nura, botues i portalit online “Përqasje.com”, komenton për Grupin Mediatik të Kinës këtë platformë, si qasja e një
-
Nisma “Një brez, një rrugë” sjell vitalitet të ri në portin më të madh të Greqisë
Kompania kineze “COSCO Shipping”, qëkur ka blerë portin e Pireut në Greqi, ka dëshmuar se mund të arrijë përparime të dukshme dhe mund ta shndërrojë në histori suksesi çdo gjë që prek. Për këtë ecuri mbresëlënëse ka shumë dëshmitarë, që nga punonjësit e vetë portit, ashtu edhe nga autoritetet qeveritare greke. Terminali i kontejnerëve të Pireut tani renditet në mesin e 40 porteve më të mëdha në botë.
-
Projektet e nismës “Një brez, një rrugë” përmirësojnë jetën në vendet në zhvillim
Ekspertë të të drejtave të njeriut të mbledhur në Gjenevë në kuadër të sesionit të 54-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara vlerësuan rolin e nismës “Një brez, një rrugë” në përmirësimin e jetës në vendet në zhvillim. Në simpoziumin e titulluar "Ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” dhe përparimi i kauzës globale të të drejtave të njeriut" u theksua, veç të tjerash, se nisma “Një brez, një rrugë” ka injektuar një shtysë të fortë në zhvillimin e vendeve pjesëmarrëse, ka krijuar shumë vende pune dhe ka ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të dalin nga varfëria.