“Një brez, një rrugë” ndihmon në kultivimin e lidhjeve me Hungarinë
2023-10-20 09:54:11

Ekspertët dhe drejtuesit e biznesit janë unanimë në një mendim se lidhjet e pasuruara të biznesit Kinë-Hungari do të jenë të dobishme për të dy vendet, ndërkohë që do të injektojnë vitalitet të ri në bashkëpunimin e Kinës me Bashkimin Evropian.

Duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë interesa të mëdha të përbashkëta dhe potencial të konsiderueshëm bashkëpunimi ekonomik, ata thanë se statusi i Hungarisë, si vendi i parë europian që hyri në një marrëveshje bashkëpunimi ndërqeveritar me Kinën për iniciativën “Një brez, një rrugë” ka dhënë rezultate të rëndësishme, me përfitime për kombin europian.

Kina është e gatshme të shfrytëzojë rastin për të injektuar një vrull të ri dhe të fuqishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, siç është sigurimi i ndërtimit të suksesshëm të hekurudhës Hungari-Serbi.

foto/VCG

foto/VCG

Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në fund të shtatorit, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin midis dy palëve dhe të bëjë përparim solid në ndërtimin e hekurudhës Hungari-Serbi si një trampolinë për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Szijjarto tha se pala hungareze kundërshton fuqimisht shkëputjen nga Kina dhe dëshiron të shohë BE-në dhe Kinën të bashkëpunojnë më ngushtë, duke shtuar se Hungaria nuk e mbështet marrjen e masave që nuk janë të favorshme për konkurrencën dhe bashkëpunimin e ndershëm.

Ministri tha gjithashtu se Hungaria vlerëson përpjekjet e Kinës në promovimin e paqes në Evropë dhe shpreson se ajo do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në këtë drejtim.

Të etur për të forcuar më tej lidhjen e tyre, Kina dhe Hungaria ranë dakord në fund të vitit të kaluar për të krijuar një komitet ndërqeveritar të bashkëpunimit "Një brez, një rrugë".

Cui Hongjian, drejtor i Departamentit të Studimeve Evropiane të Institutit Kinez të Studimeve Ndërkombëtare, tha se rritja e nivelit të lartë dhe me cilësi të marrëdhënieve Kinë-Hungari, do të rrisë dhe diversifikojë lidhjet midis Kinës dhe BE-së.

foto/VCG

foto/VCG

Ndërsa lidhjet dypalëshe politike dhe të biznesit gëzojnë një themel të fortë, vlera e tregtisë së jashtme midis Kinës dhe Hungarisë u rrit me 1.9 për qind në bazë vjetore në 103.49 miliardë juanë (14.17 miliardë dollarë) në vitin 2022, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës.

Përveç elektronikës, pjesëve të automjeteve dhe makinerive, eksportet e Hungarisë në Kinë përfshijnë produkte kimike dhe farmaceutike, verë dhe produkte ushqimore.

Kina eksporton kryesisht pajisje prodhuese, kompjuterë, makineri ndërtimi, trena, çelik, elektronikë, tekstile, veshje dhe pajisje shtëpiake.

Vendndodhja e favorshme gjeografike e Hungarisë dhe infrastruktura  industriale e bëjnë atë një destinacion kryesor për investimet kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbuluar një sërë sektorësh, të tillë si prodhimi, kimikatet, financat, telekomunikacioni, automobilat dhe logjistika, sipas informacionit të lëshuar nga zyra ekonomike dhe e tregtisë e ambasadës kineze në Hungari.

“EVE Energy” e Kinës, një prodhues baterish me bazë në Huizhou, në provincën Guangdong, planifikon të investojë rreth 1.18 miliardë dollarë në ndërtimin e një fabrike baterish në Debrecen, Hungari, për të furnizuar fabrikën e prodhuesit gjerman të automjeteve “BMW Group” në vend. Prodhuesi i baterive, i nënti më i madhi në botë, tha se projekti do të krijojë më shumë se 1000 vende pune për banorët vendas.

foto/VCG

foto/VCG

Ndërkohë, “Contemporary Amperex Technology Co Ltd” në Kinë, prodhuesi më i madh në botë i baterive të automjeteve elektrike, njoftoi vitin e kaluar se do të investojë 7.34 miliardë euro për të ndërtuar një njësi të prodhimit të baterive me një kapacitet prej 100 gigavat-orë në Debrecen për të furnizuar prodhuesit europianë të automjeteve.

Zhou Mi, studiues i lartë në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik në Pekin, tha: “Performanca e dukshme e kompanive kineze të baterive mund t'i atribuohet kërkesës në rritje nga vendet e mëdha të konsumatorit jashtë shtetit për energji të rinovueshme dhe automjete me energji të re. Kompanitë vendase kanë bërë përparime të mëdha teknologjike në prodhimin e baterive litium”.

Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, Investimet direkte të jashtme të Kinës kanë vazhduar të zgjerohen në tetë muajt e parë të këtij viti, veçanërisht në ekonomitë e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”.