PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi i ri "Transformers" po fiton më shumë në Kinë sesa në ShBA
2014-07-07 16:58:58 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i ri "Transformers" po fiton më shumë në Kinë sesa në ShBA

"Transformers: Age of Extinction" është duke grumbulluar më shumë të ardhura nga shitja e biletave në Kinë sesa në Shtetet e Bashkuara, njofton China Movie Media Group, që publikoi të dhënat e fundit për filmin.

Në pesë ditët e para të shfaqjes në Kinë, filmi ka grumbulluar mbi 134 milionë dollarë, ndërsa në ShBA, për të njëjtën periudhë filmi ka grumbulluar 121 milionë dollarë.

China Movie Media Group, që është edhe bashkëprodhuesi i "Age of Extinction," tha se versioni i fundit i "Transformers" po kalon edhe filmin Avatar, që grumbulloi në Kinë mbi 217 milionë dollarë.

Suksesi në Kinë i atribuohet përfshirjes në projekt të China Movie Media Group, që asistoi prodhimin e "Age of Extinction" në Kinën Kontinentale.

Rikthehet Sherlock Holmes i prodhuar nga BBC

Lajmërohet se seriali i prodhuar nga BBC, Sherlock Holmes do të kthyehet në ekran për sezonin e katërt.

Krijuesi i serialit fitues të disa çmimeve konfirmoi se Benedict Cumberbach dhe Martin Freeman si Sherlock Holmes dhe Dr Watson do të kthehen për publikun vitin e ardhshme, me katër seri të reja ku secila ka nga tre episode.

Xhirimet pritet të fillojnë në janar.

Seria e fundit filloi me Sherlock që ringjallej, por tani BBC thotë se "surpriza nuk ka ardhur ende."

Pop China - Top 3

Choptick Borthers – Little Apple

A Mei – Mars

Yisa Yu – Can't forgive

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China