20160122shtatyene |
Faza e para e shtatzënisë nis nga java e parë deri në javën e 12-të, kur trupi i gruas shtatzënë sekreton më shumë progesteron. Ky hormon shkakton një sërë ndryshimesh në funksionin tretës. Për shembull, muskujt e stomakut dhe zorrës dobësohen dhe lëvizja e muskujve ngadalësohet, duke zgjatur kohën e mbetjes së ushqimeve në zorrë. Si rezultat, gratë shtatzëna do të kenë ndjenjën e ngopjes dhe të kapsllëkut. Përveç kësaj, pakësimi i sekretimit të enzimave tretëse mund të shkaktojë diapepsi tek nënat e ardhshme. Prandaj, të përzierit, humbja e oreksit etj., janë reagime të zakonshme të shtatzënisë së hershme. Por këto reagime largohen gradualisht pas 12 javësh.
Reagimet e shtatzënisë mund të shkaktojnë jo vetëm parehati, por edhe thithjen e elementeve ushqyese nga fetusi. Megjithëse fetusi ndodhet në fazën e hershme të rritjes, ka një rritje shumë të ngadaltë. Por kjo është faza e rëndësishme e formimit të organeve të brendshme të bebes, kur nevojiten elemente të mjaftueshme ushqyese.
Pasojat e shtatzënisë mund të sjellin uljen e konsumit të ushqimeve tek disa nëna, duke shkaktuar mungesën e elementeve ushqyese si folate, zink, jod etj për beben. Ofrimi i pamjaftueshëm i këtyre elementeve ushqyese fetusit mund të shtojë rreziqet e shformimit të fetusit. Gjatë 4 javëve të para të shtatzënisë, formohet truri. Prandaj, duhet t'i kushtohet vëmendja e madhe furnizimit të elementeve ushqyese në këtë kohë.
Shtatzënia mund të shkaktojë edhe mungesën e vitaminës B, duke përkeqësuar më tej parehatinë tek nënat e ardhme. Të përzierat mund të shkaktojnë dehidratim dhe çrregullimin e brendshëm të trupit. Nënat që kanë vështirësi të madhe të konsumit të ushqimeve, mund të përballen me problemin e dekompozimit të yndyrave, duke ndikuar rritjen e nervave të fetusit.
Prandaj, nënat e ardhme duhet t'u kushtojnë vëmendje të madhe elementeve ushqyese në fazat e para të shtatzënisë. Në përgjithësi, dieta e përshtatshme e nënave ka këto karakteristika: me elemente të pasura ushqyese, më pak yndyra, ushqimet që treten lehtësisht dhe ato me shije të mirë. Në të njëjtën kohë, duhet të furnizohen materialet ushqyese si folate, hekur, zink dhe vitamina B etj.
Ushqimet në fazën e parë të shtazënisë
1. Ushqimet e lehta dhe me shije të mirë, si perime e fruta të freskëta të ndryshme, fasule të ndryshme, peshk dhje mish shpendësh, vezë dhe drithëra të ndryshme. Këto ushqime favorizojnë lehtësimin e reagimeve në faza të para të shtatzënisë dhe garantojnë konsumin e mjaftueshëm të ushqimeve nga nënat e ardhme.
2. Shpesh dhe nga pak- Më shumë vakte gjatë ditës dhe më pak ushqim në pjatë për vakt. Numri i vakteve, sasia e lloji i ushqimeve të konsumuar në vakt, si dhe koha e konsumit duhet të rregullohen sipas oreksit të çdo nëne. Vaktet e shumta dhe sasia e pakët e ushqimeve për çdo vakt është një strategji e përshtatshme për shumicën e nënave, që mund të garantojë jo vetëm elemente ushqyese dhe energji të mjaftueshme, por edhe shije. Në fazën e parë të shtatzënisë, duhet të konsumohen më shumë perime, fruta dhe qumësht, të cilat përfshijnë vitamina dhe minerale të pasura. Përveç kësaj, mund të përzgjedhni më shumë ushqime proteinike. Konsumi i vitaminës B mund të lehtësojë edhe simptomat e shtatzënisë.
3. Konsumi i karbohidrateve. Në fazat e para të shtatzënisë, nënat e ardhme duhet të konsumojnë 200 gramë drithëra në ditë, për të marrë karbohidratet e domosdoshme. Reagimet serioze në fazë të parë të shtatzënisë mund t'i shkaktojnë nënës së ardhme një ndjenjë urie. Ato nëna që nuk marrin karbohidrate të mjaftueshme, do të dekompozojnë yndyra të trupit për t'u ofruar trupit energji të nevojshme dhe kjo gjë merr elementët ushqyes për fetusin. Prandaj, gruaja shtatzënë duhet të përpiqet për konsumin e të paktën 150 gramëve karbohidrate në ditë, për të përmbushur kërkesat e fetusit.
4. Shtimi i konsumit të ushqimeve me folate
Në 4 javët e para të shtatzënisë formohet sistemi nervor i fetusit. Mungesa e folateveshkakton deformim të trurit dhe lindje tëparakohshme. Prandaj, në këtë periudhë, gruaja shtazënë duhet të shtojë konsumin e perimeve me ngjyrën të gjelbër të errët, mëlçi dhe fasule të ndryshme. Acidi folik ose vitamina B9 është tepër e rëndësishme për rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të acidit folik përfshijnë perimet me gjethe jeshile si spinaqi, brokoli dhe sallata jeshile, bamjet, shpargu, frutat si bananet, pjepri, dhe limonat, po ashtu fasulet, kërpudhat, mishi kryesisht mëlçia dhe veshkat), lëngu i portokallit dhe i domates.
Acidi folik është tepër i domosdoshëm për gratë që panifikojnë të mbesim shtatzënë 3 muaj para pasi ai parandalon keqformimet tek të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.
Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Të gjitha gratë duhet të konsumojnë 0.4 mg(400 mikrogramë) acid folik në ditë. Ju duhet të filloni të merrni acid folik para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.
Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet, prandaj këshillohet që të konsumi më shumë fruta dhe perime të gjalla.
Nëse nuk mund të konsumoni këto ushqime në sasi të madhe, duhet të merrni shtojcë folatesh, të cilat mund të përthithen shumë shpejt nga trupi.
5. Ndalimi i duhanit dhe pijeve alkoolike. Megjithëse duhani dhe pijet alkoolike nuk kanë lidhje të drejtpërdret me reagimet e shtatzënisë, helmet që përmbajnë ato shkaktojnë mungesën e oksigjenit dhe të materialeve ushqyese dhe zhvillimin e ngadaltë të fetusit. Pasi pirjes së pijeve alkoolike, ai mund të hyjë në gjakun e fetusit, duke shkaktuar rritjen abnormale të sistemit nervor të fetusit, inteligjencë të ulët tek bebja. Për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të bebes së saj nëna duhet të qëndrojë larg duhanit dhe pijeve alkoolike.
Në përgjithësi, nëse reagimet e shtatzënisë janë shumë serioze, duke ndikuar dietën normale mund të shkoni në spital për të kërkuar ndihmë të posaçme. (Xu Guang)