PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gurët në veshka
2015-07-03 10:39:06 CRI Komenti juaj Printoni

Trajtimi

Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi pi shumë ujë. Përdorimi i ilaçeve mjekësore përfshijnë stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), dhe fragmentim-i gurëve duke përdorur lazerin. ESËL (extracorporeal shockëave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës.

Disa gurë mund të hiqen direkt nga ureteri, një instrument i hollë i futur në ureter nëpërmjet fshikëzës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t'ju duhet të bëjnë operacion.

Qershitë largojnë gurët në veshka

Qershitë janë të shijshme, sidomos në verë, por ato përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Qershitë kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.

Pini kafe se ajo i bën mirë veshkave

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. "Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, – ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç'duhet mund të bëjë nervoz, të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulcera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, astmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.

Ja disa këshilla

– Kufizoni përdorimin e sheqerit dhe kripës.

– Më shumë fibra në dietën tuaj.

– Pakësoni yndyrnat

– Konsumoni më shumë arra dhe bajame.

– Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

– Lëvizni sa më shumë të mundeni.

– Një herë në tre muaj bëni ECHO.

– Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.

– Bëni banja me ujë të ngrohtë.

– Mos pini alkool dhe duhan.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China