20150424alergjia02 |
Alergjia është një reagim jonormal i sistemit imun të organizmit ndaj kontaktit me substanca, të cilat organizmi jonë i sheh si të huaja.
Sistemi imun prodhon disa substanca të quajtura antitrupa. Disa prej këtyre antitrupave mbrojnë nga substancat e jashtme të padëshiruara, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje dhe infektim. Por jo të gjitha substancat e huaja janë të dëmshme dhe disa nga këto substanca të huaja normalisht (te njerëzit joalergjik) janë të padëmshme dhe nuk nxitin një përgjigje alergjike. Por, organizmi i disa njerëzve, atyre alergjik, i kap këto substanca si 'të dëmshme' dhe në këtë mënyrë ato 'ndezin' një pjesë të sistemit të tyre imun duke stimuluar krijimin e antitrupave, gjë që krijon përgjigje alergjike.
Këto substanca të huaja, të cilat nxisin paraqitjen e reaksioneve alergjike te disa njerëz, quhen alergjenë. Alergjenët më të shpeshtë janë pluhuri, grimcat që krijohet nga qelizat e vdekura të lëkurës së kafshëve, poleni i luleve, myku dhe ushqimet.
Kur ndonjëri prej këtyre alergjenëve bie në kontakt me trupin e personave alergjik, kjo bën që sistemi imun i tyre të zhvillojë një reaksion alergjik. Kur ju reagoni në mënyrë të papërshtatshme ndaj alergjenëve, të cilat normalisht janë të padëmshëm për njerëzit tjerë, atëherë ju përjetoni një reaksion alergjik. Prandaj, njerëzit të cilët janë të prirë për alergji zakonisht quhen si persona alergjikë. Alergjia është një problem shumë i zakonshëm që mund të prekë deri në dy në 10 persona.
I pari, i cili përdori termin alergji ishte pediatri austriak Clemens Pirquet (1874-1929). Fjala 'alergji' vjen nga gjuha e vjetër greke, në të cilën gjuhë 'allos' do të thotë 'ndryshe' ose 'i ndryshuar' dhe 'ergos', që do të thotë 'punë' ose 'veprim'. Rrjedhimisht alergjia ka kuptimin e një 'reaksioni ndryshimesh'.
Këto ndryshime mund të jenë nga më të ndryshmet dhe mund të përfshijnë lëkurën që kruhet, skuqje të syve, ënjtje të një indi ose edhe gërhitje. Në disa raste kjo mund të çojë edhe në një anafilaksi dhe madje edhe në vdekje.
Sëmundjet më të shpeshta alergjike përfshijë ethet, astmën, ekzemat dhe urtikariet. Disa njerëz fitojnë konjunktivit alergjik, derisa disa të tjerë reaksione të padëshirueshme nga barërat, pickimi i insekteve ose lateksi.
Alergjia në ushqime dhe mostoleranca ndaj shtesave të ushqimit janë disa raste tjera relativisht të rralla të shkaktimit të reaksioneve alergjike. Alergjia është një fenomen qe kap afro 50% të popullsisë botërore. Poleni, lulet, pluhurat e shtëpisë janë nga faktorët alergjike me te zakonshëm. Mbrojtja prej tyre është e vështirë, pasi se bashku me këta faktorë qe përmendem me sipër, ka edhe një serë faktorësh te tjerë qe me se shumti kane lidhje me ushqimet, apo te tjera objekte qe ndodhen me pranë nesh.
1. Ushqimet. Kush vuan nga alergjitë duhet te ketë kujdes jo vete mate qe merr permes frymës, por edhe ato qe ai han. Ajo qe rekomandohet lidhet me nevojën e qërimit te lëkurës se frutave, pasi në lëkurën e tyre gjenden te vendosura proteinat qe provokojnë reaksionet alergjike.
2. Lentet e kontaktit. Rekomandohet qe për te evituar alergjitë, me mire se sa lentet e kontaktit shërbejnë syzet.
3. Stresi. Si stresi, ashtu edhe përgjithësisht lodhja bëjnë qe simptomat e alergjisë te jene me te theksuara. Ajo qe rekomandohet është shlodhja, dhe veçanërisht mbyllja e syve. Ne këtë mënyrë do te bëni te mundur qe simptomat të kalohen më lehtë.
4. Alkooli. Alkooli dhe vera ne vaçanti janë në gjendje te çojnë në kulm fenomenet e alergjisë.
5. Ilaçet e dhëna gabim. Tentacioni për te gjetur dhe përdorur ilaçe te cilat i përzgjedhim vete, shpesh here mund te na çojë ne përkeqësim te simptomave te alergjisë.
6. Aroma e qirinjve te parfumuar. Përgjithësisht këto lloj qirinjsh janë armiqtë me te keqin për ata qe kane probleme me alergjinë.
7. Klori. Klori është një gas i cili është po aq i dëmshëm sa edhe parfumet e qirinjve. Ndaj duhet te shmangen larjet ne pishina ku uji është gjithnjë i klorifikuar.
8. Teshat. Veshja e teshave prej leshi, ashtu siç i blejmë ne dyqan, pa i lare ato me pare është një gabim i madh. Rekomandohet qe teshat prej materialeve te tilla duhet te lahen pas çdo përdorimi. Gjithsesi, këshillohet te përdoren veshje prej pambuku. Gjithashtu, rekomandohet qe ato te lahen me ujë te ngrohte.
9. Dushi ne mëngjes. Këshillohet larja e trupit dhe kokës përpara se te bini për te fjetur, por kush nuk bën dot pa u lare ne mëngjes, duhet te ketë kujdes qe te thaje mire flokët e tij.
10. Atmosfera dhe moti. Përgjithësisht, koha e thate, me ere e bën edhe me te ndjeshëm alergjinë. Era është ne gjendje te shpërndajë polenin ngado, ndërkohë qe kur është kohe me shi, këto pjesëza te polenit lahen dhe fshihen.
11. Cigarja. Tymi është në gjendje të acarojë dhe irritojë rrugët e frymëmarrjes. Studimet kane treguar se në subjektet alergjike, niveli i alergjenëve ishte 16.6% me i lartë.