PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fobitë trashëgohen
2015-04-24 19:26:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kërkime të reja nga Universiteti i Mjekësisë Emory i Atlantës kanë treguar se është e mundur që disa të dhëna të trashëgohen biologjikisht tek njeriu, me anë të modifikimit kimik në ADN.

Gjatë testeve të kryera nga shkencëtarët e këtij universiteti u vërejt se kaviet e laboratorit mund të tranmetonin të dhëna për përvoja traumatike ose stresuese. Në rastin e kavieve transmetohej frika e tyre ndaj aromës së lules së qershisë tek brezat pasardhës.

Doktori Brian Dias, nga Departamenti i Psikiatrisë i Universitetit amerikan Emory, ka deklaruar se " Nga një perspekttivë e shpjegimit të fenomenit, këto rezultate na lejojnë të vlerësojmë mënyrën se si përvojat e një prindi, para se të lindë fëmija i tij, ndikojnë në mënyrë domethënëse si në strukturë ashtu dhe në funksionimin e sistemit nervor të brezave të ardhshëm. "

Një dukuri e tillë mund të kontribuojë në etiologjinë dhe mundësinë e transmetimit nga një brez tek tjetri i riskut për shqetësime me karakter neuropsikiatrik, siç janë fobitë, ankthi apo gjendja e stresit post-traumatik.

Nga ky studim mësojmë se përvojat psikologjike mund të transferohen nga njeri brez te tjetri. Studjuesit shpresojnë që ky zbulim ti ndihmojë për të kuptuar në një nivel më të lartë informacionet lidhur me ADN-në e njeriut.

Gjithashtu ata dëshirojnë të eksplorojnë nëse efekte të ngjashme mund të vërehen në genet e njeriut.

Profesori Marcus Pembrey, gjeneticien pediatër i Universitetit të Londrës ka deklaruar se ky studim jep të dhëna bindëse për transmetimin gjenetik të kujtesës së njeriut.

Madje ai shton se transmetohen nga një brez te tjetri frikërat që janë në bazë të fobive, turbullimet si pasojë e stresit post-traumatik.

Ka ardhur koha që shkencëtarët të japin disa shpjegime sa më serioze lidhur me trashëgiminë e brezave njerëzorë nëpërmjet transmetimit gjenetik.

Profesor Pembrey thekson se shkencëtarët nuk do të kuptojnë rritjen e problemeve neuropsikike ose të obezitetit, diabetit dhe çrregullimet metabolike pa një studim të thellë të brezave të kaluar.

Ndërsa profesori Wolf Reik, nga Departamenti Epigjenetik i Institutit Babraham të Kembrixhit ka deklaruar se nevojiten studime te mëtejshme përpara se këto rezultate të zbatohen tek njerëzit.

Sipas tij, këto rezultate janë inkurajuese pasi vërtetojnë se ekziston trashëgimia ndërmjet brezave por duhen studime të thelluara mbi kafshët para se të arrihet te konstatimet tek njerëzit.

Një nga pyetjet që mundon shkencëtarët e fushës së gjenetikës sot është nëse kujtesa shpirtërore e parardhësve transmetohet tek brezat e ardhshëm.

Si ta pastrojmë gjuhën ?

Ekspertët modernë të higjienës orale (të gojës) janë të mendimit se përveç dhëmbëve njerëzit duhet të pastrojnë çdo ditë edhe gjuhën.

Pastrimi I gjuhës shërben jo vetëm për higjienën e gojës, por ndihmon dhe për shijimin e ushqimeve në një nivel sa më të lartë. Gjuha është përgjegjëse për shijen që provojmë në çdo lloj ushqimi që konsumojmë.

Një gjuhë e pastër I ndjen menjëherë shijet dhe zbulon nuance të reja të shijeve të ndryshme dhe madje ndihmon dhe në kufizimin e ushqimit të tepërt. Kur ndjesia e shijes është e dobët, njeriu ha në sasi më të madhe dhe normalisht shton në peshë.

Bakteret e ndryshme dhe myku i gjuhës janë shkaku i problemeve të sëmundjeve të gojës por edhe të sëmundjeve të tjera në organizmin e njeriut. Ndaj pastrimi i gjuhës ndihmon jo vetëm për mikro-organizmat që shkaktojnë inflamime të ndryshme dhe helmim të organizmit. Pas dekompozimit bakteret çlirojnë elemente sulfuri nën gjuhë. Pikërisht këto molekula shkaktojnë 50-80% të rasteve të erës së pakëndëshme të gojës.

Pastrimi i gjuhës ndikon në:

-shpëton organizmin nga një numër I m adh agjentësh patogjenë, që shkaktojnë sëmundje të ndryshme në aparatin e gojës.

-shmang erën a pakëndëshme të gojës

- pasuron shijimin e ushqimeve.

- nëpërmjet masazhimit që i bëhet gjuhës gjatë pastrimit stimulohet aktiviteti i organeve të brendshme.

Përfitimet:

- pastrimi i rregullt i gjuhës ul 10 herë sasinë e baktereve patogjene në gojë

-ul deri në 33% formimin e ondolitit

-falë pastrimit të gjuhës ulet deri në 85% e erës së pakëndëshme të gojës

Për të pastruar gjuhën përdoret një instrument i posaçëm i njohur si "pastrues i gjuhës" i cili mund të jetë prej materiali plastik apo metalik.

Mund të pastrohet gjuha edhe me furçën e dhëmbëve duke kryer lëvizje të lehta nga pjesa anësore e gjuhës deri në mes të saj. Kjo duhet bërë 7-14 herë në ditë.

Procedura mjekësore të panevojshme

Pas një sërë studimesh mjekët kanë arritur në përfundimin se ka disa procedura mjekësore, kryesisht teste apo analiza mjekësore që duhen shmangur sa më shumë. Ja disa prej tyre

1.-Testi i përvitshëm "Papanicolao"- Sipas mjekëve ky test në shumicën e rasteve është i panevojshëm, përveçse të mbajë në gjendje stresi dhe frike gratë shtatzëna

2.-Kryerja e një CT (tomografi me kompjuter) për plagë të lehta. Për fat të keq fëmijëve që drejtohen në spital me plagë në kokë i bëhet menjëherë një CT. Ky lloj skanimi ka një rrezatim të lartë dhe e ekspozon fëmijën para rrezeve që në të ardhmen mund ti shkaktojnë edhe kancer. Një test CT rrezaton 100 herë më shumë se sa një radiografi normale, e cila gjithashu përmban rrezatim të dëmshëm. Përpara kryerjes së një testi të tillë duhet konsultuar mjeku specialist për të qenë shumë të sigurtë nëse është vërtet i domosdoshëm.

3.-Testet e llojit ekokardiografi- Nuk ka asnjë vlerë të bësh një ekokardiografi (vlerësim i gjendjes së zemrës me ultratinguj, që jep imazhe të sakta të muskulit të zemrës dhe brendësisë së saj). Kjo pasi një test i tillë të jep në mënyrë të përafërt rreziqe të problemeve kardiake.

4.-Shmangni ilaçet për diabetin e tipit 2- të cilat kanë për qëllim të kontrollojnë gliceminë. Nuk ekziston asnjë provë se përdorimi i një ilaçi për të kontrolluar nivelit e sheqerit në gjak, kryesisht te të moshuarit mund të ketë ndonjë dobi. Përdorimi i ilaçeve për uljen e nivelit të sheqerit në gjak shoqërohet me efekte të dëmshme anësore, që mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

5.-EEG-testi i elektroencefalogramës- që përdoret te personat me migrena të forta. Dhimbjet e kokës janë ndër simptomat më të përhapura te njerëzit, ku rreth 20% e tyre i vuan. Mjekët specialistë kanë arritur në përfundimin se EEG nuk ndihmon në diagnostikim, nuk përmirëson gjendjen e të sëmurit dhe madje kushton shumë.

6.-Trajtimi i refluksit të gastroezofagut- prodhohet nga kalimi I përmbajtjes acide të stomakut në ezofag, me irritim të mukozës së ndjeshme të këtij të fundit. Terapia dhe trajtimi ndaj refluksit të gastroezofagut në rastin e fëmijëve nuk ka dhënë asnjë prove se është efikase. Në të kundërt specialist thonë se trajtimi I refluksit mund të ketë efekte anësore për shëndetin

7.-Testet e profilit lipidik- Ky lloj testi tregon paramentrat e gjakut, vlerat e kolesterolit dhe nivelin e triglycerides. Në fakt, personat me jetëgjatësinë më të madhe në botë kanë patur kolesterol "të keq" gjatë gjithë hetës, gjë që hedh poshtë hipotezën se dëmton rëndë shëndetin. Por kjo nuk do të thotë që të mos mbajmë një dietë të shëndetëshme ushqimore.

8.-Shmangni mamografitë-Ky lloj testi nuk ndikon në rastet e kancerit të gjirit, por është zbuluar se mund të rritë rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Si pasojë e rrezatimit, testet e kryera shtypin indet e ndjeshme të gjirit duke shkaktuar dhibmje, si dhe mund të dëmtojnë këto inde. Ndër të tjera është provuar se mamografia nuk është një test i sigurt, pasi rezultatet e saj nuk janë përfundimtare , në shumicën e rasteve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China