20141010diarre |
Vjeshta është stina ku ndryshimi klimatik është tepër i dukshëm. Në këtë stinë bebet tuaja mund të shfaqin më shpesh shenja diarreje për shkak se ato nuk kanë imunitet të fortë dhe rezistenca e zorrës së tyre është e dobët. Si rezultat, bebet janë shumë sensitive ndaj bakterieve të ndryshme. Nëse prindërit nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur fëmijëve apo ushqimeve të tyre, atëherë këta të fundit do të vuajnë nga diarreja në këtë stinë.
Sipas mjekësisë moderne, diarreja e vjeshtës vjen si pasojë e rotavirusit. Ky virus transferohet kryesisht nëpërmjet gojës. Foshnjat nga 6 muaj deri në 2 vjeç mund të preket më shpesh me rotavirus.
Sipas mjekësisë moderne, çelësi i parandalimit të kësaj sëmundjeje kërkon higjenë të lartë, por edhe sigurinë ushqimore.
Prandaj, nënat duhet të përdorin ujin e valuar për të dezinfektuar pjata apo mjetet e tjera që përdoren për ushqyerjen e bebes, të shisheve të qumëshit, të gotave të ujit etj.
Gjithashtu, prindërit duhet t'u mësojnë fëmijëve zakonin e larjes së duarve para ngrënies, si dhe pas daljes nga tualeti.
Gjithashtu, rrobat e fëmijëve tuaj duhet të ndërrrohen shpesh. Ndriçimi i diellit është një metodë praktike për dezinfektimit e rrobave të fëmijës. Nëna gjithashtu duhet të tregohet e kujdesshme kur përdor lugën me ushqimin e bebes për të matur temperaturën e ushqimit.
Në vjeshtë ushqimet mund të prishen më shpejt, prandaj mos i rezervoni ato për një kohë të gjatë. Më mirë konsumoni ushqime të freskëta dhe gatuani çdo vakt për të shmangur ushqimet e mbetura. Kjo gjë bëhet për të shmangur mundësinë e shumëzimit të baktereve. Duhet të lani mirë frutat ose për fëmijët hiqjani lëkurën.
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, që thekson origjinën e sëmundjes, fëmijët e vegjël kanë sistem të dobët tretës. Organet tretëse si stomaku, shpretka nuk kryejnë funksionet e duhura për tretjen e plotë të ushqimit. Ato ushqime që nuk treten plotësisht, hyjnë në zorrë dhe dalin jashtë para kohe, duke shkaktuar diarre. Masazhet e mjekësisë kineze stimulojnë pikat e akupunkturës mbi sistemin e tretjes, duke nxitur lëvizjen e stomakut dhe zorrës dhe shpejtësuar procesin e tretjes të fëmijës. Mund të zhvillohen masazhet e lehta në stomakun e fëmijës për të parandaluar diarrenë e vjeshtës.
Mjekësia kineze thekson gjithashtu ndryshimin e ushqimeve të përshtatshme për fëmijët e prekur nga diarreja. Nëse fëmija vuan nga diarre e theksuar që duket si ujë, kjo tregon humbjen e madhe të lëngjeve nga organizmi.
Prandaj, në këtë moment duhet të keni tepër kujdes nga dehidratimi i fëmijës dhe jepini të pijë shumë lëngje. Mund ta ushqeni me llapa orizi apo me patate të ëmbël. Më mirë mos i jepni qumësht fëmijës gjatë kohës kur vuan me dairre.Qumështi mund të shtojë ngarkesa të stomakut dhe të zorrës tek fëmijët.
Pas shërimit të fëmijëve, ata mund të konsumojnë ushqimet e zakonshme. Gjithashtu këshillohet konsumi i kosit. Perimet, peshku dhe mishi të zihen dhe të copëtohen plotësisht për fëmijët, duke pakësuar ngarkesën e tretjes të zorrës dhe të stomakut tek ta.
Disa fëmijë të vegjël kanë probleme të dukshme të diarresë pas ushqimit me qumështin e nënës, i cili është ushqimi më i përshtatshëm për bebet. Për këtë fenomen, ju sugjerojmë:
1. Qumështi i nënës më i mirë se ai i lopës:
Nëse fëmija ka pak diarre, nuk ka nevojë të shkoni tek mjeku. Përpiquni mos ta ndërroni qumështin e nënës me qumësht lope. Me rritjen e bebes, funksionet e tretjes do të forcohen më tej. Ato mund të tretin më mirë qumështin e nënës.
2. Shtimi i ushqimeve ndihmëse për fëmijë:
Mund të shtojmë pak ushqime të tjera për fëmijët që vuajnë nga diarreja serioze. Me shtimin e ushqimeve të tjera, fenomeni i diarresë tek fëmijët mund të përmirësohet gradualisht.
3. Rregullimi i ushqimeve të nënës:
Ka raste kur diarreja tek foshnja vjen nga ushqimet e papërshtatshme të nënës, që ushqen beben me gji. Nëna duhet të pakësojë konsumin e ushqimeve të yndyrshme dhe stimuluese. Mund të konsumojë ushqimet e lehta, perime fruta etj.
4. Për fëmijët mbi 6 muajsh, mund t'u jepni ujë për të plotësuar lëngjet e humbura si pasojë e diarresë. Por, për fëmijët nën 6 muaj, nuk duhet t'u jepni shumë ujë, meqenëse funksioni i metabolizimit ujor të veshkave të tyre nuk është i përsosur. Pirja e ujit të tepërt mund t'i shtojë ngarkesa veshkave të tyre.
(Xu Guang)