20140627CAJ |
Çaji është i mirë për shëndetin- Këtë na e kanë mësuar kinezët 5 mijë vjet më parë. Po cilat janë çajrat më të mira sipas hulumtuesve të Lindjes dhe Perëndimit?
1. Çaji i zi
Një nga çajrat më të përhapura në mbarë botën, çaji i zi përdoret për të trajtuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar bllokimin e arterieve falë përbërësve që ka.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se çaji i zi ka pothuajse të njëjtat vlera si dhe çaji jeshil.
Vetitë e çajit të zi:
1. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eviton sulmin në tru
2. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene
3. Çaji i zi ju redukton lodhjen, për të gjithë ata që nuk duan kafeinën mund të konsumojnë çaj të zi në mëngjes në vend të kafesë pasi ai përmban më pak kafeinë dhe shumë antioksidantë.
4. Ashtu si edhe çaji jeshil, çaji i zi ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt.
5. Sipas studimit të britanikëve, çaji i zi redukton stresin.
6. Çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti
2. Çaji i kamomilit
Keni probleme me gjumin? Pini një filxhan çaj kamomili për një gjumë më të qetë dhe për të reduktuar simptomat e ankthit.
Çaji i kamomilit është përdorur që në lashtësi për të qetësuar mendjen dhe organet.
Një studim i fundit ka treguar se çaji i kamomilit mund t'ju ndihmojë që të dobësoheni më lehtë, po ashtu ju redukton dhimbjet menstruale. Ka në përbërjen e tij kalcium, magnez dhe kalium.
Nëse konsumoni çaj kamomili para gjumit do të qetësoheni dhe mund të përmirësoni cilësinë e gjumit. Pagjumësia apo një gjumë jo cilësor ju shton stresin, dhimbjen e kokës dhe ju plak parakohe.
Kamomili po ashtu është një pije që lufton stresin dhe ankthin. Stresi ka ndikim shumë negativ në sistemin hormonal dhe nxit mbledhjen e shtresave yndyrore.
Konsumi i rregullt i kamomilit përmirëson tretjen dhe largon toksinat nga organizmi.
http://www.erinstea.com/wp-content/uploads/2012/02/chamomile-tea-benefits.jpg
3. Çaji jeshil
Për çajin jeshil janë kryer studime pa fund. Një prej tyre ka treguar se ky çaj përmirëson funksionin e trurit dhe djeg yndyrnat.
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.
Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.
1 Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.
2. Heq dhjamin e barkut. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.
3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.
4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkrive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.
5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e e radikaleve të lira. Radiaklet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.
6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.
4. Çaji Hibiscus
Ky lloj çaji ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe ka përfitime për shëndetin e zemrës dhe kryesisht për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Shkencëtarët nga Universiteti Tufts në Boston, thonë se çaji i hibiskusit vepron kundër hipertensionit.
Hipertensioni është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, i cili është përgjegjës për 35% të infarkteve të zemrës dhe të sulmeve në tru.
5. Çaji Oolong
Një nga çajërat më të famshëm në Kinë është edhe çaji Oolong, i cili po të konsumohet rregullisht ka disa përfitime për shëndetin. Për nga shija çaji oolong ka shije si çaji i zi, por është më i ngjashëm për nga vlerat me çajin jeshil. Studimet kanë treguar se ky çaj ndihmon në uljen e kolesterolit, ruan zemrën, përdoret si trajtim për çrregullimet me tretjen, forcon sistemin imunitar dhe forcon kockat.
1) Sëmundjet e zemrës
Nga një studim të publikuar në vitin 2010, kërkuesit gjetën se përdorimi i vazhdueshëm i çajit oolong kishte lidhje me reduktimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë studim morën pjesë 76,979 persona të moshave 40-79. Nga studimi, anëtarët të cilët kishin pirë rregullisht kafe, çaj jeshil dhe çajin oolong kishin më pak mundësi për t'u prekur nga problemet në zemër.
2) Diabeti
Çaji Oolong ndihmon personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të publikuar 10 vjet më parë. Pas pirjes së 1,500 ml çaji oolong çdo ditë për një muaj, pacientët me diabet paten një rënie të nivelit të sheqerit në gjak (krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar ujë në vend të çajit.
http://www.teaherbalshop.com/image/cache/data/Oolong%20tea%20/dd1-500x500.jpg
Pirja e këtij çaji ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, megjithatë nuk duhet të pihet në sasi të mëdha nga personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës pasi mund t'u shkaktojë ankth, rrisë të rrahurat e zemrës si dhe tensionin e gjakut, po ashtu edhe të përkeqësojë simptomat e ulcerës.
Çaji "Oolong" është çaj i fermentuar pjesërisht, gjethet janë të oksiduara për një kohë më të shkurtër, ky çaj është në mes atij të gjelbër dhe të zi.
Të gjitha llojet e çajit përmbajnë ngjyrë dhe janë antioksidantë të fuqishëm, prandaj secili lloj vepron në mënyrën e tij në shëndetin tonë, prandaj pirja e çajit nuk ju shkakton dëme, por vetëm përfitime.
Kur shkencëtarët flasin për çajin, ata mendojnë në çajin e zi, të gjelbër, të bardhë ose çajin oolong – ku të gjithë janë bërë nga gjethet e bimës Camellia sinensis. Llojet herbale, si kamomili dhe peperminti, teknikisht nuk konsiderohen çaj; ato janë ekstrakte të bimëve tjera me karakteristika të ndryshme ushqyese.
6. Çaji i kuq Rooibos
Ky çaj me shije të veçantë e ka origjinën nga Afrika e Jugut.
Çaji i kuq bëhet nga bima rooibos e cila rritet në Afrikë, ndërsa emri i tij do të thotë "shkurre e kuqe". Ai është shumë i shijshëm, i pasur me antioksidantë.
Tradicionalisht gjethet fermentohen, thahen, dhe si rezultat kemi një çaj të kuq i cili është shumë i shijshëm dhe nuk përmban kafeinë.
Çaji i kuq me origjinë nga Afrika e Jugut ndihmon për shëndetin e zorrëve dhe falë antioksidantëve lufton shenjat e plakjes së parakohshme. Pikërisht për këtë arsye, rooibos shpesh mund të gjendet në mesin e përbërësve të kremrave kundër rrudhave.
Rooibos përmban kuercetin, një nga antioksidantët më të fuqishëm për shëndetin e zemrës një mbrojtës i mirë kundër infeksioneve dhe viruseve.
7. Çaji i bardhë, eliksir i jashtëzakonshëm për zemrën
Çaji i bardhë është i lehtë në shije dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.
Ai është vlerësuar gjatë dinastisë kineze Song dhe është pirë në të gjithë oborrin mbretëror.
Sot ky çaj, falë vetive shëndetësore që ka, shijohet në gjithë botën. Rritet në Azi, kryesisht në Kinë, ndërsa është fituar nga bima e njëjtë e cila jep çajin e gjelbër dhe të zi.
Çaji i bardhë bëhet nga sythet e reja dhe gjethet shumë të njoma të thara lehtësisht. Për shkak të përpunimit të kujdesshëm dhe shumë të lehtë, gjethet përmbajnë antioksidantet e veta të rëndësishme. Antioksidantët tek ky çaj ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit.
Ai gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak, duke lehtësuar simptomat e diabetit. Zvogëlon stresin dhe rrit energjinë. Studimet sugjerojnë që mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të nxisë trupin që të djegë më shumë yndyrë.
Me konsumin e çajit të bardhë jo vetëm që do të keni një zemër më të shëndetshme, por ai ruan dhe shëndetin e kockave, duke ndihmuar pacientët që vuajnë nga artriti.
Çaji i bardhë ka gjithashtu veti antibakteriale dhe antivirusale, duke u bërë një vrasës i shkëlqyer natyral i baktereve dhe viruseve. Një gjë që ndoshta nuk e dinit për çajine bardhë është se ai falë përbërësve që përmban shkatërron bakteret në gojë, duke larguar aromën e pakëndshme.
Të gjithë tashmë e dinë që antioksidantët shkatërrojnë radikalet e lira që formohen si pasojë e stresit, ushqimit jo cilësor etj. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
8. Caji Pu-erh
Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për "shkrirjen" e dhjamit dhe uljen e peshës trupore.
Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit.
Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin.
Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.
Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.
Mënyrat më të mira për të rënë nga pesha me çajin Pu-erh
1. Së pari, dietën duhet ta përshtatni sipas organizmit tuaj dhe në vend që të përdorni ato dietat drastike me efekte tejet negative për shëndetin, mund të zgjidhni një mënyrë më të zgjuar për të rënë nga pesha, një mënyrë e shëndetshme që konsiston në një dietë të ekuilibruar dhe në një afat më të gjatë kohor. Ashtu si dhe shumë metoda të tjera tradicionale për të humbur kilet e tepërta, pirja e çajit Pu-erh kërkon që të jemi të vendosur dhe të duruar, pasi ndryshimet nuk vijnë menjëherë. Megjithatë menjëherë pas pirjes së këtij çaji ju do të keni një rritje të nivelit të energjisë dhe në përgjithësi një shëndet të mirë pasi siç e dimë që çaji përmban shumë antioksidantë.
2. Ndërkohë që po përpiqeni të pini çajin për humbjen e kilogramëve, gjithashtu duhet të hani sa më shëndetshëm, më pak yndyrna, më shumë perime e fruta, dhe mos hani darkë në orët e vona të mbrëmjes. Në momentin që e keni arritur qëllimin tuaj, pra jeni dobësuar, mund të hani normalisht dhe të vazhdoni me pirjen e çajit për të ruajtur peshën e arritur.
3. Për të parë një rezultat sa më të shpejtë mënyra më e mirë është ndërthurja e pirjes së çajit Pu-erh me një dietë të shëndetshme si dhe me një program fiskulture. Kur nisni pirjen e çajit Pu-erh me qëllim rënien nga pesha, mund të ndiheni më të uritur se zakonisht por në këto momente mund të konsumoni fruta të freskëta, sallatë ose perime. Pasi stomaku juaj të mësohet nuk do ta ndjeni më këtë vështirësi.