PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet e verës për dobësim
2014-07-22 16:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

1. Manaferrat

Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin.

Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to.

Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C, dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën."

2. Majdanozi

"Majdanozi sjell një numër shumë të lartë përfitimesh në organizëm dhe ka në përbërje e tij fibra, hekur, tiaminë, zink, folate, fosfor, vitaminë K dhe shumë të tjera," thotë Ellis. Për më tepër ka një aromë të mrekullueshme si dhe rrit prodhimin e acideve që përshpejtojnë tretjen. Një trakt digjestiv i shëndetshëm është çelësi për humbjen e kilogramëve, shton Ellis.

Ananasi

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike.

Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.

"Ky frut i ëmbël tropikal është një ushqim perfekt për lëng apo smoothie në verë," thotë Beth Aldrich autorja e një libri mbi ushqimin.

"Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelin, që nxit tretjen e proteinave dhe pastron gjakun. Si një superushqim me veti anti-inflamatore, ananasi ul fryrjet e barkut."

Pjepri i hidhur

Pjepri i hidhur gjendet pothuajse në të gjitha tregjet aziatike dhe ndihmon për tretjen dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. "Mbajtja e nivelit të sheqerit nën kontroll është e rëndësishme nëse doni të bini nga pesha," thotë Nicole Kuhl, nga Lifespan Medicine.

"Shumë sheqer në gjak i dërgon një sinjal pankreasit për të çliruar hormonin e insulinës. Duke mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll, do të reduktoni dhjamin." Pjepri i hidhur në mjekësinë kineze është edhe ushqim edhe ilaç. Kina e përdor këtë ushqim për të vrarë bakteriet, viruset dhe disa qeliza kancerogjene, po ashtu për reduktimin e inflamacionit dhe pastrimin e gjakut.

Fiku

Në shumë kultura fiku konsiderohet dhe si ushqim dhe si ilac. Ai është një multivitaminë e vërtetë. I pasur në fibra dhe kalium është një frut perfekt për verë, por edhe për të rënë nga pesha. Megjithëse ka sheqer, por ky sheqer është natyral jo i përpunuar. Trupi ka nevojë për sheqer, por vetëm për atë natyralin.

Pjeshkët

"Pjeshkët kanë vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminat A dhe C, kalium dhe hekur si dhe fibra," thotë dietologia Lauren O'Connor.

"Një pjeshkë ofron vlera të larta fibrash që ndihmojnë procesin e tretjes si dhe përmban beta carotene, ashtu si dhe patatja e ëmbël karota apo dhe ushqimet e tjera me ngjyrë portokalli. Pjeshka po ashtu është një nga frutat më të mira për lëkurën."  

Specat jo djegës

Specat futen tek superushqimet që rrëzojnë kilogramët e tepërt, falë capsaicin-ës një përshpejtues natyror i metabolizmit, thotë Lisa C. Cohn, dietologe nga Nju-Jorku. Përdorni speca përditë në sallatë pasi me vetëm një spec ju përmbushni nevojat ditore për vitaminë C. Gjithashtu një spec në ditë është dhe kura juaj natyrore kundër rrudhave dhe plakjes së lëkurës.

Kumbullat

Kumbullat përmbajnë shumë vlera ushqyese përfshi vitamina dhe minerale si dhe kanë shumë pak kalori. Ato përmbajnë antioksidantë tepër të fuqishëm dhe përmbajnë tepër substanca kundër problemeve me zemrën, kancerit të zorrës së trashë, artritit problemeve me zorrët etj. Kumbullat gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kaliumi dhe vitamine K.  

Shalqiri

Shalqiri renditet në vendet e para të listës së ushqimeve të verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin.

Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.

Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t'u dobësuar quhet citrulline.

Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.

Shalqiri përmirëson humorin. Ka vitaminë B6, një përbërës i rëndësishëm ushqimor përgjegjës për qetësimin e humorit.

Për më tepër përmbajtja e vitaminës C mbron trupin kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë shumë probleme në oganizëm përfshi edhe depresionin. Shalqiri ndihmon edhe në ekuilibrimin hormonal, të cilat ndikojnë në humorin tuaj.

Duke ngrënë më shumë shalqi gjatë ditës është një hap drejt përmirësimit të humorit, reduktimit të stresit dhe luftës kundër depresionit dhe ankthit.  

Rrushi

I pasur në vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë ai ka veti anti-inflamatore, dhe mbron nga diabeti i tipit 2, thotë Kara Ellis,

"Rrushi ka përmbajtje të lartë uji, është një frut i shkëlqyer për verë dhe ju ndihmon të ndiheni të ngopur. Sipas studimeve të shkencëtarëve amerikanë, ka rezultuar se resveratroli mund të përfshihet edhe në terapinë kundër obezitetit.

Resveratroli është një antioksidant që prodhohet nga bimët me qëllim që ata të mbrohen nga patogjenët. Burim i mirë i tij është vera e kuqe dhe rrushi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China