PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arsyet pse duhet të pini përditë çaj jeshil
2014-02-14 10:13:46 CRI Komenti juaj Printoni

Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.

Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.

Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji jeshil është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.

Flavonoidet janë përbërës që kanë funksione anti-oksidative dhe anti-kanceroze.

Çajin jeshil e ka origjinën nga Kina, megjithatë ka mijëra vite që përdoret edhe nga vendet e tjera të Azisë si Koreja, Japonia, Tajlanda dhe Vietnami, jo vetëm si pije, por edhe në mjekësi. Në mjekësinë azitatike çaji jeshil përdoret për shërimin e plagëve, për rregullimin e temperaturës së trupit, sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes.

Një libër i shkruar gjatë Dinastisë Tang në Kinë është konsideruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e çajit jeshil. Libri nga Lu Yu u shkruajt mes viteve 600- 900 përshkruan konkretisht se si dhe ku të shijojmë një filxhan cilësor çaji jeshil. Në këtë libër përshkruhen gjithashtu efektet pozitive që sjell pirja e çajit jeshil në 5 organet vitale, sidomos për zemrën. Ndër cilësitë e çajit jeshil përfshihet edhe lehtësimi i efekteve të alkoolit, eleminimi i problemeve me tretjen, kurimi i sëmundjes beriberi, parandalon gripin dhe përmirëson funksionin e trurit.

Çaji jeshil jep efekte shumë pozitive në zemër, lëkurë, kocka apo për mbarë shëndetin në përgjithësi. Tek çaji gjejmë polifenole të cilat kanë efekte antioksiduese, luftojnë plakjen, na mbrojnë nga stresi, mbron nga kanceri, etj. Katekina, një nga përbërësit e parë kimikë me bazë bimore të studiuar për cilësitë kundërkanceroze dhe që gjendet në çajin jeshil, njihet prej kohësh për parandalimin dhe pakësimin e rasteve me kancer të gjirit dhe lloje të tjera kanceri. Në këtë rast, ekspertët e dinë arsyen: një përbërës kimik i quajtur EGCG kufizon rritjen e tumorit të gjirit, sipas një studimi në Universitetin e Misisipit. Vetëm dy filxhanë çaji në ditë mund të jenë të mjaftueshëm.

Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë

1. Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.

2. Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.

3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.

4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkrive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.

5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e e radikaleve të lira. Radiaklet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.

6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.

Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.

Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.

Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.

Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.

Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.

Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura "neurotransmetues."

Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China