20140207Hedhjakupave1 |
Hedhja e kupave është një formë e mjekësisë alternative kineze, ku kupat vendosen mbi lëkurë. Këto kupa me origjinë nga Lindja e Largët kanë mbi 5000 vjet që përdoren, por kohët e fundit kanë nisur të preferohen edhe nga vipat.
Kjo metodë përdoret prej mijëra vitesh për të shëruar të gjithë ata që kanë probleme me ftohjen apo dhe me shqetësime të tjera. Kupat i gjejmë në materiale të ndryshme.
• Kupa prej qelqi
• Kupa prej bambuje etj,
Mbështetësit e kësaj terapie besojnë se hedhja e kupave mobilizon qarkullimin e gjakut.
Nga shumë studime të përbashkëta australiano-kineze, në vitin 2012 rezultoi se hedhja e kupave, nëse kombinohet me trajtime të tjera si akupunktura etj, ndihmon në shërimin e:
-Akneve
-Paralizave faciale
-Spondiliartrozës
Po ashtu kupat heqin të ftohtin dhe largojnë toksinat nga trupi.
Kjo metodë është përdorur që nga gjyshet tona, të cilat mesa duket ia dinin vlerën kësaj terapie.
Kupat e qelqit ku brenda ndodhen fitila me alkool apo substanca bimore ngrohen dhe vendosen mbi shpatullat e të sëmurit.
Lihen disa minuta derisa krijojnë vakum, i cili shkakton fryrje dhe skuqeje të lëkurës për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Zakonisht kupa lihet nga 5-10 minuta.
Përfitimet e hedhjes së kupave
Shoqata Britanike e Hedhjes së Kupave bën të ditur se kjo terapi mund të trajtojë një serë problemesh në organizëm si:
Aneminë
Sëmundjet reumatizmale si artriti
Çrregullimet gjinekologjike
Problemet me lëkurën si ekzemë dhe akne
Hipertensionin
Migrenën
Ankthin dhe depresionin
Mbështetësit e kësaj terapie besojnë se hedhja e kupave mund të reduktojë dhimbjen në trup. Po ashtu kjo metodë mund të nxisë relaksimin fizik dhe mendor si dhe ndjenjën e mirëqënies.
Po cilat janë përfitimet nga hedhja e kupave?
Mjekësia kineze shpjegon se akupunktura dhe barnat bimore janë terapi shëruese. Hedhja e kupave, e cila është edhe pjesë e mjekësisë orientale ofron një eksperiencë shëruese dhe të këndshme. Një nga dokumentet e para lidhur me hedhjen e kupave është shkruar nga një herbalist taoist, Ge Hong 300 vjet prara Krishtit.
Hedhja e kupave është një metodë e kundërt me masazhin, në vend që të ushtrohet presion mbi muskujt, përdoret metoda për tërheqjen e tyre lart. Për shumë pacientë, kjo është shumë relaksuese me një ndjenjë çlirimi.
Zakonisht, gjatë trajtimit hedhja e kupave kombinohet me akupunkturën, por mund të përdoret dhe veçmas. Hedhja e kupave çliron muskujt dhe nxit qarkullimin e gjakut. Kjo metodë përdoret për çlirimin e dhimbjeve të qafës dhe shpinës, muskujt e tensionuar, ankthin, madje dhe celulitin. Hedhja e kupave për të rënë nga pesha dhe trajtimi kundër celulitit bëhet duke aplikuar më parë vajin në lëkurë, dhe më pas punohet me kupat në pjesët përkatëse.
Ashtu si akupunktura, kupat ndjekin linjën e meridianëve. Në shpinë ndodhen 5 linja meridianësh, dhe këto janë zonat ku vendosen më shpesh kupat. Duke përdorur këto pika, hedhja e kupave ndihmon në çlirimin e energjisë "chi", po ashtu edhe për funksionet e përmendura më sipër. Duke shënjestruar kanalet e meridianëve, kupat 'hapin' këto kanale imagjinare – të cilat janë rruga ku kalon energjia e jetës në trup duke mundësuar një rrjedhje të lirshme të forcës së jetës "chi". Toksinat çlirohen, pastrohen bllokimet, dhe venat e arteriet pastrohen me këtë metodë. Në fakt kupat mund të hidhen edhe në duar, kyçe, e këmbë në raste të veçanta.
Ky trajtim është i vlefshëm po ashtu edhe për mushkritë, dhe mund të luajë rol pozitiv në trajtimin e astmës. Faktikisht, problemet me frymëmarrjen janë problemet që kupat i zgjidhin mirë. Tremijë vjet më parë, në librat e lashtë kinezë rekomandohej që kjo metodë të përdoret për trajtimin e tuberkulozit pulmonar (të mushkrive).
Nëse dikush ka stres, ose ka probleme me supet, shpinën etj., energjia në trupin e tyre mund të jetë e bllokuar,' shpjegon Ian Stones, anëtar i Këshillit Britanik të Akupunkturës, që praktikon hedhjen e kupave prej 6 vitesh.
Ai shprehet se praktikuesit kanë pranuar se kjo metodë largon dhimbjen e muskujve, zhduk celulitin dhe madje edhe depresionin.
Hedhja e kupave do t'ju lehtësojë pa masë, thotë ai, duke shtuar se pas trajtimit do të keni disa shenja në trup që janë të përkohshme dhe se nuk duhet të alarmoheni.
Praktikuesi i kupave në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Nish Joshi, duket se është përgjegjës për shenjat e aktores Gwyneth Paltrow, e cila u paraqit në premierën e filmit të vitit 2004 me shenja kupash në kurriz.
Në uebsajtit e Dr. Nish Joshi rekomandohet se kupat janë të vlefshme për qarkullimin e duhur të limfës në trup, përmirësimit të qarkullimit të gjakut, duke ndihmuar që lëkura të duket më e shëndetshme dhe duke larguar celulitin'.
Dr. Joshi është një personazh i dashur jo vetëm për aktoren Gwyneth Paltrow, e cila e ka cilësuar atë si një person shumë të veçantë dhe shumë të dashur për të), por edhe personazhe të tjerë si Sadie Frost, Patsy Kensit dhe Ralph Fiennes.
Një tjetër aktore e mirënjohur e botës së kinemasë, Jennifer Aniston ka shtuar spekulimet e kohëve të fundit se po përpiqet të mbetet shtatzënë, pasi disa mbështetës të terapisë së kupave pranojnë se kjo metodë rrit fertilitetin.
Specialisti i hedhjes së kupave Saud Hadi thotë: 'Ekzistojnë një numër pikash në çdo anë të shtyllës kurrizore që korrespondojnë me organet përkatëse. Organi më i rëndësishëm për pjellorinë është veshka, e cila konsiderohet si burimi i jetës në mjekësinë kineze.
'Nga pamja e shpinës së Aniston-it, mund të them se kishte shenja kupash në anën e djathtë, pikat trajtuese për fertilitetin. Nëse një pacient ka shëndet të mirë dhe ushqehet shëndetshëm — si Aniston — atëherë trajtimi me kupa për mbetjen shtatzënë mund të punojë për rreth 5 ditë.'
Por Mr Stones ka dyshime.
"Bëj shumë trajtime që lidhen me fertilitetin dhe hedhjen e kupave nuk do ta rendisja në vendin e parë,' thotë ai.
'Vendodhja e shenjave të Jennifer Aniston mund të tregojë se ajo ka probleme me dhimbjen e shpinës.'
Ai shton se megjithëse hedhja e kupave është totalisht një praktikë e sigurt, nuk do t'ja këshillonte grave shtatzëna.
Në Kinë, hedhja e kupave është pjesë integrale e mjekësisë dhe praktikohet në spital për një sërë problemesh. (Albana)