PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mishi i qengjit, i mirë në stinën e dimrit
2014-01-03 14:45:13 CRI Komenti juaj Printoni

Mishi i qengjit është një ushqim që preferohet më tepër në stinën e dimrit. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina e rezervimit të energjisë në veshkë. Në dimër, shumë prej nesh mund të kenë duar e këmbë të ftohta, si dhe vështirësi në qarkullimin e gjakut. Këto simptoma tregojnë mungesën e energjisë "Yang" në veshkë. Nëse keni këtë problem këshillohet konsumimi i mishit të qengjit, një ushqim ky që favorizon energjinë "Yang" në veshkë.

Mishi i qengjit ka shumë veti të mira pasi nxit energjinë "Chi" dhe qarkullimin e gjakut, po ashtu hap oreksin.

Në krahasim me llojet e tjera të mishit, mishi i qengjit ka më shumë energji, pasi përmban proteina dhe vitamina, po ashtu mineralet si kalcium, hekur, fosfor etj.

Megjithatë, ky ushqim nuk këshillohet për të gjithë. Personat që kanë energji së tepërt të brendshme, është mirë ta evitojnë konsumin e tepërt të këtij mishi.

Në vijim, do t'ju prezantojmë disa receta të shijshme të mishit të qengjit, për funksione të ndryshme.

1. Mish qengji me rrepa

Sipas MTK-së, njerëzit me duart e këmbët e ftohtë dhe që u mpihen, kanë probleme me qarkullimin e gjakut, dhe mungesës së energjisë "Chi". Këshillohet që të provojnë këtë recetë për problemin e tyre.

Përbërësit: 300 gramë rrepa, 180 gramë mish qengji, 1 litër ujë, 50 ml verë, 30 ml vaj, kripë dhe sheqer.

a. Pasi të keni pastruar mishin dhe rrepat pritini ato në kubikë

b. Zieni mishin në ujë të valuar për vetëm 1 minutë sa për të nxjerrë jashtë papastërtitë.

c. Më pas, në një tenxhere shtoni vajin dhe lëreni për disa sekonda. Skuqni mishin për rreth 5 minuta

d. Shtoni rrepat, ujin, kripën dhe sheqerin. Në fillim, zieni me zjarr të fortë, më pas lëreni të gatuhet në zjarr të ngadaltë për afro 1 orë.

Kujdes: Në këtë gatim nuk duhet të shtohet uthull, lëng limoni dhe përbërës të tjerë të thartë, pasi ndryshojnë vlerat e kësaj pjate.

2. Mish qengji me kërpudha

Sipas MTK-së, kombinimi i mishit të qengjit dhe kërpudhave forcon aftësinë seksuale dhe rrit dëshirën seksuale. Prandaj, kjo recetë ka jo vetëm vlera të larta ushqyese, por edhe mund të përdoret për përmirësimin e jetës seksuale.

Përbërësit: 500 gramë mish qengji i prerë në copa, 300 gramë kërpudha, 30 gramë miell, 1 litër ujë, 30 ml krem, 1 qepë, 15 ml vaj dhe 10 gramë kripë dhe piper të zi.

a. Nxehni vajin për 20 sekonda, dhe më pas skuqni mishin deri sa të marrë një ngjyrë ari. Shtoni kërpudhat, qepët e grira hollë, kripë, piper të zi, miellin dhe ujë në tenxhere, duke e përzier ato për 30 sekonda gjatë gatimit.

b. Lëreni të gatuhet për afro 1 orë.

c. Shtoni kremin dhe zieni për edhe 5 minuta të tjera.

Në këtë gatim mund të shtoni edhe perimet e freskta të tjera së bashku me kremin në procesin e fundit. Kjo gjë varet nga shija personale.

Megjithëse mishi i qengjit është shumë i përshtatshëm dhe i preferuar në dimër, duhet të keni parasysh që:

1. Mishi i qengjit s'mund të konsumohet së bashku me shalqi. Në shumë restorante të mira, pas konsumit të recetave të pasura, klientëve u jepet një pjatë frutash, ku ka dhe shalqi. Por ky frut bën pjesë tek frutat me karakterin e ftohtësisë, që nuk përshtaten me ushqimet e "nxehta", si mishi i qengjit. Nëse konsumoni shumë shalqi pas konsumit të mishit të qengji, do të ulen vlerat e mishit dhe mund të dëmtohet shëndeti i stomakut dhe i shpretkës.

2. S'mund të pini çaj jeshil, duke konsumuar mish qengji. Mishi i qengjit është i pasur në proteina, çaji jeshil përmban acide tanik. Nëse pini çaj jeshil shumë shpejt pas konsumit të mishit të qengjit, proteina mund të bashkohet me acidin tanik në stomak, duke dobësuar punën e zorrëve dhe shkakton probleme me jashtëqitjen.

3. Pacientët e vuajtur nga hepatinuk duhet të konsumojnë mish qengji. Siç kemi përmendur më sipër, mishi i qengjit futet tek ushqim me karakter të nxehtë. Konsumi i tepërt i këtij ushqimi mund të përkeqësojë sëmundjet e shkaktuara nga energjia e brendshme e tepërt, si hepati. Përveç kësaj, pacientët e hepatit s'mund të tretin dhe metabolizojnë plotësisht proteinën dhe yndyrën e tepërt tek mishi i qengjit.

4. Personat të cilët kanë ethe, dhimbje dhëmbësh, ulçerë në gjuhë dhe gojë dhe pështymë të verdhë nuk duhet të konsumojnë mish qengji. Këto simptoma tregojnë zjarrin e tepërt brenda trupit.

5. Pacientët me hipertension, edemë dhe sëmundje ngjitëse, s'mund të konsumojnë tepër mish qengji, pasi ai përkeqëson sëmundjet e tyre. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China