PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
5 farat që duhet t'i konsumoni çdo ditë
2013-12-27 22:50:53 CRI Komenti juaj Printoni

Farat janë një burim i shkëlqyer fibrash, vitaminash dhe sidomos mineralesh.

Niveli i këtyre elementëve varet nga lloji i farave. Nëse i përdorni ato përditë nuk ka nevojë të merrni vitamina apo minerale në formë suplementi!

1. Farat Çia

Farat çia janë cilësuar si ushqimi i vitit pasi të gjithë flasin për to, duke nisur që nga rrjetet sociale të vipave e deri tek dietat në internet.

Këto fara të zeza janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, fosforit dhe manganit. Po ashtu ato janë të pasura në antioksidantë, përmbajnë vitamina A, B, C dhe E. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Po pse duhet të konsumojmë çia përditë?

1. Farat çia nuk përmbajnë gluten

2. Janë shumë të pasura në fibra, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe në problemet me zorrët.

3. Përmbajnë omega-3, duke u kthyer në një superushqim për trurin dhe zemrën. Çia ka 8 herë më shumë Omega-3 se salmoni!

4. Është e pasur në antioksidantë, ka katër herë më shumë antioksidantë se boronica.

5. Farat çia përmbajnë 5 herë më shumë kalcium se qumështi

6. Ato përmbajnë 7 herë më shumë vitaminë C se portokalli

7. Përmbajnë 3 herë më shumë hekur se spinaqi

8. Përmbajnë dy herë më shumë kalium se banania

9. Ushqim i shkëlqyer për lëkurën, flokët dhe thonjtë

10. Ka një ndikim pozitiv në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Është një superushqim për diabetikët!

Specialistët e ushqimit rekomandojnë konsumin e 15g çia në ditë, (një lugë gjelle). Megjithatë duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së çias pasi ato janë shumë të pasura në fibra.

Përdorimi: Farat çia mund t'i përdorni gjithandej, për mëngjes, në smoothie, në supë, në puding etj.

Mund t'ja shtoni çerealëve të mëngjesit dhe sallatave, ose thjesht mund t'i përzieni me ujë derisa të formohet një masë e trashë xheli dhe mund ta konsumoni.

2. Fara e kungullit

Farat e kungullit njihen dhe përdoren prej mijëra vitesh. Ata janë të preferuara shumë dhe në ditët e sotme, pasi kanë jo vetëm një shije shumë të mirë, por janë dhe burim i shkëlqyer mineraleve si magnez, kalçium, hekur, zink dhe vitaminë K.

Një studim i shkencëtarëve spanjollë ka treguar se tek farat e kungullit gjenden disa përbërës që luftojnë qelizat e kancerit. Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundim se gratë të cilat janë në menopauzë dhe konsumojnë fara kungulli përditë kanë një përqindje më të ulët nga rreziku i prekjes me kancer.

Studimet ksnë treguar gjithashtu se farat e kungullit mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq, duke mbrojtur nga problemet në zemër dhe sulmeve në tru.

Falë përmbajtjes së lartë të mineraleve tek farat e kungullit, ato janë një ushqim i shkëlqyer për të luftuar artritin.

Për personat të cilët vuajnë nga artriti rekomandohet konsumimi i 30 gramëve fara kungulli në ditë.

Farat e kungullit përmbajnë gjithashtu vitamina B6 dhe B12, vitaminën C, E, K, tiaminë, riboflavin, niacinë, folate etj.

3. Fara lotusi

Farat e lotusit në gjuhën kineze quhen "lian zi" konsumohet shumë në Azinë Lindore. Ato janë shumë të pasura me vitamina të ndryshme po ashtu me minerale si magnez, fosfor, kalium etj.

Në mjekësinë kineze ato vlerësohen për vetitë ushqyese dhe shëruese që kanë dhe përdoren në shumë formula mjekësore po ashtu edhe në receta gatimi.

Këto fara kanë veti të luftojnë plakjen

Farat e lotusit përmbajnë një enzimë kundër plakjes, sipas njërit prej instituteve mjekësore. Kjo është dhe arsyeja pse shumë kompani kozmetike po gjejnë mënyra t'i përfshijnë këto fara në formulat e kremërave apo produkteve të tyre.

Mjekët kinezë i përdorin farat e lotusit për shëndetin e veshkave si dhe për shtimin e energjisë jetësore në trup. Mjekësia kineze i përdor këto fara për eleminimin e diarresë dhe për shëndetin e shpretkës. Ato kanë edhe efekte qetësuese, këshillohen për pagjumësinë dhe lodhjen.

Në formulat bimore, farat e lotusit përdoren për çrregullimet në traktin urinar si dhe në sistemin e riprodhimit, duke përfshirë infeksionet e traktit urinar dhe prostatës.

4. Susami i zi, fara e çmuar

Farat e susamit të zi janë përdorur tradicionalisht për shekuj me radhë në mjekësinë aziatike, po ashtu janë edhe një pjesë e pandashme e kuzhinës.

Susami i zi është i pasur me vitaminë B, antioksidantë, kalcium, bakër, zink, magnez, etj.

Ai përdoret për përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Në mjekësinë kineze susami përdoret për shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, po ashtu dhe për problemet me tretjen.

Në krahasim me susamin e bardhë, susami i zi përmban më shumë kalçium. Ai mund të përdoret gjerësisht në supa, sallata, apo dhe si dekoracion për shumë ushqime dhe ëmbëlsira.

5. Fara luledielli

Farat e lulediellit e kanë origjinën nga Meksika dhe Peruja.

Vaji i nxjerrë prej tyre ne mënyre natyrale dhe jo industriale, ka efekte terapeutike ndaj lëkurës me probleme, dermatitit etj.

Po ashtu ky vaj është shumë herë më i mirë se vaji i ullirit për uljen e kolesterolit.

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila "udhëton" në trup duke neutralizuar radikalet e lira, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave të mira. Vitamina E ka efekte të mëdha anti-inflamatore që reduktojnë simptomat e astmës, osteoartritit, dhe artritit reumatoid. Studimet kanë treguar gjithashtu se vitamina E redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, po ashtu ndihmon edhe për lehtësimin e diabetit.

Për më tepër, vitamina E luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Vetëm një gjysmë gote me fara luledielli përmbush nevojat ditore për vitaminë E.

Ato përmbajnë gjithashtu magnez, bakër, fosfor, vitmainë B1, vitaminë B6 dhe folate.

Farat e lulediellit qetësojnë nervat dhe çlodhin muskujt falë përmbajtjes së lartë të magnezit. Shumë studime kanë treguar se magnezi është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin pasi ai ka veti të ulë tensionin e gjakut, parandalojë migrenën si dhe ul rrezikun e problemeve në zemër.

Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Rreth dy të tretat e magnezit në trupin e njeriut gjenden tek kockat.

Farat e lulediellit mund të përdoren kudo:

Shtojini në sallatën tuaj të preferuar qoftë ajo me ton, pulë apo sallatë jeshile.

Shtojani çerealëve të mëngjesit...

Një grusht farash çdo ditë do ishte i mjaftueshëm për organizmin.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China