PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Frutat ekzotike dhe vlerat e tyre ushqyese 2
2013-12-27 22:28:29 CRI Komenti juaj Printoni

Frutat ekzotike përmbajnë vitamina, antioksidantë minerale etj. Ndër to veçojmë liçi (lychee), mangostinë (mangosteen), rambutan, banane, xinxife (jujube) kivi, guavë, çerimoja (cherimoya) pema e bukës (jackfruit), ananas, durian, papajë, mango, fruit i dragoit (dragon fruit) etj.

Kumkuati

Është një frut i vogël me origjinë nga Kina Jugore. Sot, ky frut rritet në disa vende të botës. Në Kinë është fryti i preferuar që nga lashtësia, dhe vlerësohet jo vetëm për vetitë që ka por, në kulturën kineze shihet edhe si fruti i bollëkut. Shijen e ka karakteristike si të gjithë citrusët aromatikë, të ëmbël dhe të athët.

Po çfarë vlerash ushqyese ka ky frut

■ 100 g i tij përmban 71 kalori. Është i pasur në fibra, minerale, vitamina dhe anti-oksidantë, të gjitha këto i bëjnë mirë shëndetit.

■Kumkuati konsumohet me gjithë lëkurë, një veçanti kjo që e ndan atë nga frutet e tjera të familjes së qitros. Pikërisht është lëkura e këtij fruti që përmban një sasi të lartë anti-oksidantësh dhe fibrash.

■Kumkuati përmban gjithashtu karoten, lutein, zea-xanthin, taninë… etj.

■Ai përmban gjithashtu vitamina A, C dhe E. Të gjitha këto vitamina ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira nga trupi, duke mbrojtur nga kanceri, diabeti, infeksionet etj.

■Ashtu si dhe portokalli, kumkuati është i pasur në vitaminë C. Vitamina C është një anti-oksidant shumë i fuqishëm që shërben për shëndetin e zemrës; ka veti të shërojë plagët, ndihmon kundër sëmundjeve të ndryshme nervore, lufton artritin, diabetin etj. Për më tepër vitamina C ndihmon në thithjen e hekurit tek ushqimet duke e rregulluar atë në formën e duhur në stomak.

■Kumkuati përmban dhe një nivel të lartë të grupit të vitaminave B-kompleks si tiamina (vitamina B1), niacina (vitamina B3), folate dhe acidin pantotenik (vitamina B5). Këto vitamina ndihmojnë për metabolizmin e karbohidrateve, proteinave, dhe yndyrnave.

■Për më tepër, kumkuati përmban minerale si kalcium, bakër, kalium, hekur dhe zink. Kalciumi është elementi kryesor që kërkohet për shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve. Bakri nevojitet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kumkuti mund të ruhet në temperaturën e dhomës për 3-4 ditë dhe në frigorifer për mbi 3 javë.

Liçi (lychee)

Liçi quhet ndryshe edhe qershia aziatike, pemë shumë e preferuar në Kinë. Lëkura e liçit ka ngjyrë të kuqerremtë dhe nën të gjendet tuli transparent i cili mbështjell bërthamën.

Vetitë e liçit

■Liçi përmban 66 kalori për 100 g, përmban fibra, vitamina dhe antioksidant.

■Studimet kanë treguar se tek liçi ndodhet një substancë me veti anti-oksidante, oligonol. Oligonoli mendohet se ndihmon kundër infeksioneve. Për më tepër ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në organe, redukton peshën, si dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

■Liçi, ashtu si dhe limoni e portokalli, është një burim i shkëlqyer i vitaminës C; 100g liçi përmbajnë 71.5 mg ose 119% të nevojave ditore. Studimet kanë treguar se konsumi i frutave të pasura me vitaminë C ndihmojnë trupin e njeriut të jetë rezistent ndaj infeksioneve, si dhe kundër radikaleve të lira.

■Liçi përmban gjithashtu vitaminat B dhe mineralet si kalium dhe bakër. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i cili ndihmon për të kontrolluar rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut;

Mangostina (mangosteen)--- mbretëresha e frutave

Mangostina është cilësuar si mbretëresha e frutave dhe ka veti shumë të çmuara për shëndetin. Ajo ka madhësinë e një portokalli, me lëkurë në ngjyrë vjollcë të fortë.

Shija e saj është shumë unike dhe nuk ngjason me asnjë frut tjetër. Ajo është cilësuar shpesh si "Mbretëresha e Frutave " ose "Ushqimi i Zotave " në disa ishuj të Karaibeve. Megjithëse është e vështirë ta përshkruash shijen e saj shumë njerëz e krahasojnë atë me kombinimin e shijes së luleshtrydhes me portokallin.

Kinezët janë njohur për përdorimin e mangostinës në mjekësinë e tyre prej qindra vjetësh. Origjina e saj është nga Azia juglindore.

Mangostinën sot e gjejmë në Tajlandë, Filipine, Xhamajkë, Kubë etj.

Lëkura e mangostinës mund të hiqet me dorë, pa përdorur thikën.

Në Kinë, ky frut përdoret për trajtimin dhe kurimin e dizanterisë, ekzemës, por jo vetëm kaq.....

Besohet se mangostina është e pasur në shumë vlera ushqyese, ka një nivel të lartë fenolesh. Ajo është edhe fruti që përmban përqindjen më të lartë të një lloj anti-oksidanti të quajtur xanthone.

Për më tepër, mangostina përmban shumë kalcium, hekur dhe vitaminë B1.

Studimet e kryera mbi mangostinën

Mangostina është përdorur në shumë studime kundër kancerit. Një nga studimet tregon se si mangostina mund të reduktojë bindshëm rritjen e tumorit. Një tjetër studim tregoi mbi potencialin e saj për të parandaluar kancerin e prostatës.

Rritja e qelizave të kancerit të lëkurës frenohet me anë të përdorimit të ekstraktit të mangostinës, duke dëshmuar se ky frut çudibërës mund të ketë një rol shumë madhor për luftën kundër kancerit.

Rambutan

Edhe rambutani është një frut ekzotik i Azisë Juglindore.

Ky është një frut i zakonshëm në Kinë, Malajzi, Tajlandë, Filipine dhe Vietnam.

Rambutani është një burim i shkëlqyer i beta karotenit, anti-oksidant që e gjejmë edhe tek domatet, bananet dhe në fruta e perime të tjera me ngjyrë të verdhë në portokalli. Po ashtu rambutani është i pasur në vitaminë C dhe flavonoide.

Rambutani përmban gjithashtu vitaminë A, kalcium, magnez, sodium, zink, hekur, kalium, bakër, mangan etj.

Hekuri, bakri dhe mangani tek rambutani janë përgjegjës për shumë funksione, ku më i rëndësishmi është për përmirësimin e sistemit të qarkullimit.

Rambutani është dhe një frut i mirë që ndihmon pastrimin e zorrëve dhe frenon grumbullimin e helmeve.

Banania, pse duhet ta konsumojmë atë

Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit

Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.

Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.

Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.

Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.

Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit.

Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.

Lufton depresionin...

Sipas një studimi, personat me depresion ndiheshin më mirë pas konsumimit të bananes. Kjo pasi ajo përmban tryptophan, proteinë që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe relakson trupin. Ajo përmabn gjithashtu vitaminën B6, duke mënjanuar një sërë problemesh si pagjumësi, apo probleme me humorin. Banania është një frut shumë i mirë edhe për bebet.

Ndihmon në shëndetin e kockave dhe në qetësimin e sistemit nervor. Po ashtu ajo forcon dhe durimin.

Lëkurat e bananes janë gjithashtu të vlefshme....

Mund ta aplikoni në fytyrë për një pamje më të freskët. Mund ta përdorni si maskë flokësh dhe maskë fytyre.

Lëkurën e bananes mund t'ja shtoni plehut të luleve, do të shërbejë si një ushqim për to.

Me lëkurën e bananes mund të fërkoni gjethet e luleve në shtëpi, ato do të shkëlqejnë.

Lëkurën e bananes mund ta përdorni në rastin kur ju pickon mushkonja.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China