20131011menopauzapj1ok.m4a |
1. Çfarë është menopauza?
Menopauza është mbyllja e ciklit riprodhues tek femra. Ardhja e saj kuptohet lehtësisht me procesin e frenimit të ciklit menstrual, megjithatë procesi i saj nuk mund të përkufizohet vetëm në këtë fenomen, sepse ky nuk është veçse një proces i dorës së dytë, krahasuar me atë nëpër të cilin kalojnë vezoret. Këto të fundit përjetojnë "shuajtjen" e tyre dhe duke qenë se janë një prej pjesëve të sistemit endokrinin të trupit dhe prodhojnë hormone, frenimi i tyre ndikon në mbarë procesin e trupit dhe sidomos në atë seksual. Procesi i "shuarjes" së vezoreve përfshin mbarë sistemin riprodhues të femrës, që nga truri e deri tek lëkura dhe kjo ngjarje kaq e rëndësishme fiziologjike sjell pas vetes edhe një sërë ndryshimesh në trupin dhe jetën e gruas. Faza e para-menopauzës, menopauzës dhe pas-menopauzës është një ndryshim natyror dhe nuk do parë si sëmundje edhe pse tek disa femra ka vështirësi shumë më të mëdha se tek disa të tjera. Menopauza fillon që në çastin që vezoret fillojnë të ndryshojnë.
Pjekja dhe lëshimi i vezës (që gjatë viteve të riprodhimit çon në ovulim dhe më pas në cikël menstrual nëse nuk ndodh shtatzënia) bëhet e paparashikueshme. Ovulimi fillon të rrallohet edhe bashkë me të edhe vetë cikli menstrual. Mesatarja e moshës në botën perëndimore për fillimin e menopauzës është 51 vjeç dhe mosha normale që të fillojë është mes 45-55 vjeç. Nëse ndodh në moshën 55-60 vjeç njihet si "menopauzë e vonshme", nëse ndodh 40-45 quhet "menopauzë e hershme".
2. Si mund ta di nëse më ka nisur menopauza?
Në fakt është e vështirë të dihet koha e saktë e fillimit apo përfundimit të menopauzës, pasi ky proces ndikohet nga shumë faktorë.
Megjithatë mjekët japin disa prej tyre:
Mosha e menopauzës ka lidhje me historinë e familjes; kohës kur gjyshja apo nëna juaj pati këtë fazë të jetës.
Pjesa më e madhe e grave kanë disa simptoma, si nxehtësi dhe djersitje gjatë menopauzës. Këto janë simptomet më të shpeshta. Nëse ndodhin gjatë natës, mund të çrregullojnë gjumin. Por, për shumicën e grave, nxehtësia dhe djersitja janë të lehta dhe nuk shkaktojnë shumë problem. Por tek shumë gra, ato janë shumë të shpeshta.
Vala të nxehtësisë që godasin tërë trupin shumë shpesh. Kjo zgjat mesatarisht rreth tre minuta. Për shumë gra, këto ndalojnë vetvetiu brenda një viti apo dy. Por, për një të tretën e grave, mund të zgjasin më shumë se pesë vite. Për disa gra, zgjasin më shumë.
Me kalimin e moshës së gruas, rreziku nga osteoporoza rritet. Rreth kohës së menopauzës, gratë zakonisht fitojnë pak në peshë. Por, jo çdo ndryshim që ndodh në trup në këtë kohë në jetën e gruas, ka të bëjë me menopauzën.
Gratë në këtë fazë kanë luhatje të shpeshtë të humorit, irritohen lehtë, përjetojnë ankth etj.
Shkaqe të një menopauze të hershme mund të jenë çrregullime të sistemit imunitar, sëmundje të gjendrës tiroide, diabeti, ndjekja e kimioterapisë, çrregullime në të ngrënit dhe terapitë me rreze. Menopauza e parakohshme zbulohet duke vëzhguar nivelin e hormonit folokulostimulues (HFS) dhe hormonit luteostimulues (HLS), nivelet e të cilëve do të jenë shumë më të larta se ç'duhet nëse femra ka hyrë në fazën e menopauzës. Pirja e duhanit sjell një menopauzë rreth 2 vjet më të hershme se zakonisht. Prodhimi i ulët i hormoneve të gjëndrave tiroide shpesh mund të shfaqë simptoma false të menopauzës.
3.Kur duhet të shkoj tek mjeku?
Mjekët kryesisht besojnë se menopauza është një ngjarje normale dhe jo një sëmundje apo problem shëndetësor.
Megjithatë, nëse keni çrregullime madhore të ciklit patjetër që duhet të drejtoheni tek mjeku. Konkretisht duhet t'i drejtoheni mjekut kur keni:
Gjakderdhje të tepërt e shoqëruar me mpiksje të gjakut apo cikli zgjat më shumë se normalja;
Mjekësia Tradicionale Kineze jep këshilla për menopauzën
Në librat klasikë të mjekësisë kineze besohet se ushqimi është një faktor i cili jo vetëm i jep organizmit të gjithë elementët e nevojshëm ushqyes, por edhe mund të kurojë apo të qetësojë problemet e ndryshme. Praktikuesit e mjekësisë tradicionale kineze përpara ekzaminit gjithnjë e pyesin pacienten për mënyrën se si ushqehet. Ata japin këshilla dietike së bashku me trajtimin. Ushqimi shërben për shumë qëllime në MTK: për të sjellë vitalitet, për të riparuar ndonjë dëm në organizëm, për të luftuar ndikimet sezonale, për të parandaluar procesin e plakjes etj.
Nga pikëpamja e MTK-së, menopauza lidhet kryesisht me zhbalancimin e energjisë yin ose yang në veshka. Mungesa e yin-it në veshka ndikon më tej tek zemra dhe mushkëria; ndërkohë që mungesa e yang-ut jep ndikime tek shpretka. Gratë do të përjetojnë simptoma të ndryshme gjatë kësaj faze. Për këtë, çdo grua duhet të ushqehet në përputhje me nevojat e saj. Ja disa nga ushqimet dhe bimët që mund t'ju ndihmojnë ta kaloni sa më lehtë menopauzën.
Për simptomat si: probleme me frymëmarrjen, djersitje apo ftohje e shpeshtë mjekësia kineze sugjeron përdorimin e frutave të thata, mjaltit, mishit të pulës, xhensenin, dhe rrënjë astragalusi.
Gjallërimi i shpretkës
Për simptomat si dobësi, lodhje, humbje oreksi apo probleme me zorrët këshillohet orizi, mishi i viçit, patate e ëmbël etj.
Për problemet me gjymtyrët dhe çrregullim të zorrëve këshillohet fara lotusi, ngjala dhe peshk krap.
Nxitja e energjisë Chi
Për problemet si gjakderdhje nga hundët, gjak nga mishrat e dhëmbëve si dhe gjakderdhje e tepërt mjekësia kineze këshillon konsumin e mishit të pulës, të qengjit, kikirikët, ngjala, rrënjë astragalusi dhe xhensen.
Nxitja e prodhimit të energjisë Chi dhe gjakut
Për simptomat si zbehje e lëkurës, rënies së shkëlqimit të flokëve dhe thonjve, marramendje etj., këshillohet konsumimi i karotave, spinaqit, kikirikëve, të brendshmet e kafshëve, mishi i qengjit, dhe "angelica root".
Për problemet me kujtesën dhe pagjumësinë këshillohet konsumi i litchi, rrushit, elbit, grurit, mishit të pulës, xhensenit dhe xinxifeve.
Për problemet si shikim i turbullt, trullosje, sulme paniku dhe mpirje gjymtyrësh sugjerohet konsumi i karotave, spinaqit, mëlçive, manit të kuq.
Për simptomat si dridhje gjymtyrësh, probleme me kyçet dhe marramendje këshillohet konsumi i manave të ndryshme, fasuleve të sojës, gocave të detit, të verdhë veze dhe rrënjë bozhure.
Për simptomat si valë të nxehti në gjoks, pëllëmbë dhe shputa, djersitje gjatë natës, afsh të nxehti në fytyrë këshillohet konsumi i dardhës, rrënjë lotusi, mani i kuqi, qumështi, prodhimet deti, mishi i lepurit dhe i rosës.
Për problemet si zhurmë në vesh, problemet me mesin, dobësim të gjunjve, djersitje gjatë natës dhe etje e vazhdueshme këshillohen farat e susamit, fasulet e sojës, qumështi, arrat.
Për problemet si dhimbjet e mesit, ftohja e gjymtyrëve dhe ndjenja e pafuqisë këshillohet arrat, gështenjat, karkalecat e deti dhe peshku.
Ndërsa kundër zbardhjes së flokëve mjekësia kineze na sugjeron të përdorim fara susami, trangull deti, midhje, palcë kockash etj.
Për problemet si etja, tharja e gojës etj, këshillohet përdorimi i dardhës, gështenjave, rrënjës së lotusit, qumështit, kërpudhave, farave të susamit, mjaltit.
Për problemet me fytin, kollën e thatë, kapsllëkun dhe gjakderdhjen nga hunda këshillohet dardha, rrënjë zambaku, banane, e bardha e vezës, stikat e pishës, mishi dhe qumështi.
Dieta e grave gjatë menopauzës duhet të përmbajë gjithashtu një serë perimesh, frutash, cerealësh, pak mish si dhe peshk. Gjithashtu duhet të reduktohet përdorimi i kafeinës, alkoolit dhe ushqimeve pikante.
Jetë e shëndetshme sipas mjekësisë kineze
20131011menopauza_pj2ok |
Stili i jetës është faktor vendimtar për një shëndet të mirë.
Sipas filozofisë kineze, jing formon bazat materiale për të gjithë trupin. E ruajtuar tek veshkat, jing shërben si një bazë për riprodhimin, rritjen dhe zhvillimin.
Kur jemi të rinj, kemi më shumë jing se sa konsumojnë dhe pjesa e mbetur ruhet në veshka. Një sasi e mjaftueshme e kësaj force tek veshkat nxit energjinë e trupit dhe na gjallëron. Me kalimin e kohës, me moshimin, ne nuk jemi më në gjendje të prodhojmë shumë jing gjë që do të thotë se, do të shpenzojmë edhe rezervën që ruhej tek veshkat. Kjo gjë çon në dobësim të trupit dhe në plakje.
Stili i rregullt dhe harmonik jetësor na ndihmon për këtë gjë.
Dieta
Perëndimi jep shumë lloje dietash, dhe sasi ushqimi lidhur me vaktet, ndërkohë që Mjekësia Tradicionale Kineze vë theksin tek varieteti i ushqimeve që duhen konsumuar çdo ditë. Ajo që ne konsumojmë duhet të lidhet me kërkesat e organizmit të gjithësecilit, ndryshimet klimatike dhe ekuilibrin e qarkullimit të energjisë jetësore. Një ushqim i pabalancuar mund të çojë në çrregullime në organizëm.
Organet e brendshme "zang" varen nga 5 shije për të funksionuar si duhet; një tepricë në këto shije mund të sjellë dëme në organizëm. Një sasi e lartë e ushqimit tepër të thartë mund të shkaktojë hiperaktivitet të mëlçisë, që për pasojë mund të ndikojë shpretkën dhe të shkaktojë probleme tek procesi i përthithjes dhe tretjes. Ushqimit tepër i kripur, i konsumuar shpesh dëmton kockat, muskujt dhe zemrën. Konsumimi i një sasie të tepërt të sheqerit shkakton probleme tek funksioni i veshkave dhe shumë sëmundjeve të tjera. Ushqimi tepër i hidhur mbingarkon sistemin e tretjes, duke shkaktuar fryrje të barkut.
Për më tepër, konsumi i ushqimit të duhur dhe i lehtë për t'u tretur, ngrënia në orare të rregullta etj, bën që puna e shpretkës dhe e stomakut të jetë sa më efikase, si dhe mundëson një sasi të qëndrueshme të jing-ut.
Gjumi
Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.
Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore dhe rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme. Ai gjallëron trupin, si dhe është tejet i rëndësishëm për mbajtjen e ekuilibrit yin-yang.
Ritmi ditor
Thuhet se çdo natë nga ora 23:00- në orën 1:00, është periudha ku yin arrin kulmin dhe nis të transformohet në yang, kështu që qarkullimi i gjakut dhe i energjisë jetësore "chi" priret të çekuilibrohet me lehtësi. Mjekësia kineze na shpjegon se duhet të jemi në gjumë gjatë kësaj periudhe që të lehtësojmë punën e trupit gjatë kësaj faze. Forca Yang e arrin kulmin e saj në kohën e mesditës dhe transformohet në yin, kështu që pushimi për 30 minuta në këtë periudhë ndihmon për një shëndet sa më të mirë.
Faktori sezonal
Gjatë stinës së pranverës dhe të verës, çdo gjë është plot jetë dhe në lulëzim, kështu që duhet të zgjohemi herët në mëngjes dhe të flemë pak më vonë se në dimër. Gjërat nisin të ndryshojnë kur vjen vjeshta, ku yin nis të predominojë dhe yang-u nis të venitet; për këtë nuk duhet të zgjohemi aq herët sa në stinën e pranverës. Duhet të kemi shumë kujdes gjatë stinës së vjeshtës për faktin se vetë nga natyra, pavarësisht stilit tonë jetësor, dy forcat nuk janë në ekuilibër.
Dimri është periudha kur dominon forca yin; kështu që kjo është stina ku duhet të ruajmë energjinë. Duhet të flemë herët dhe të zgjohemi me lindjen e diellit.
Kinezët e lashtë sugjerojnë gjithashtu se në stinë të ndryshme edhe pozicioni i fjetjes duhet të jetë i ndryshëm. Në stinën e verës, duhet të flemë nga lindja (për të ndihmuar nxitjen e yang-ut), nëdrsa në stinën e vjeshtës dhe të dimrit duhet të flemë nga perëndimi. Koka konsiderohet si pjesa më yang e trupit dhe shtrirja nga drejtimi i lindjes ndihmon për të qartësuar mendjen.
Puna dhe pushimi
Aktiviteti normal fizik është fitimprurës për rrjedhën e gjakut dhe energjisë, pasi ndihmon në ruajtjen e një shëndeti të mirë dhe rrit rezistencën e trupit për të luftuar sëmundjet. Pushimi i mjaftueshëm mund të qetësojë trupin dhe mendjen. Një ekuilibër i duhur midis punës dhe pushimit është ideal për një jetë normale.
Çdo sforcim i tepërt dëmton trupin. Në kapitullin 23 të librit Suwen thuhet se: "Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë dëmton kockat; qëndrimi në shtrat për një kohë të gjatë dëmton energjinë chi; ecja për një kohë të gjatë dëmton tendinat; qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dobëson muskujt."
Pra është e nevojshme që ushtrimi fizik të kryhet në masën e duhur dhe rregullisht, pasi mbisforcimi mund të ndikojë mëlçinë dhe veshkat si dhe kockat, të cilat janë të lidhura me këto organe. Për më tepër thuhet se mbipërdorimi i trurit shkakton probleme në zemër dhe shpretkë. Zemra përgjigjet për qarkullimin e gjakut dhe shpretka korrespondon me emocionet dhe mendimet.
Një përqëndrim tejet i zgjatur dhe mendime të shumta mund të konsumojnë organizmin dhe të dëmtojnë funksionin e shpretkës, duke çuar në pagjumësi, shtim të rrahjeve të zemrës, mankthe dhe anoreksi.
Jeta përreth....
Një mjedis i përshtatshëm jetese mund të ndihmojë gjithashtu për një shëndet sa më të mirë. Në MTK, çdo gjë ka rëndësi: vendndodhja e ndërtesës dhe e dhomës janë të ndikuara nga energjia rreth tyre. Nëse vendi ku jetojmë na bën të ndjehemi mirë, krijues dhe energjikë kjo do të thotë që është krijuar një ndërveprim me energjinë tonë chi; dhe në këtë rast themi se ky vend ka "feng shui" të mirë. Nëse banesa na bën të ndjehemi të depresuar dhe të lodhur e pa fuqi, duhet të përpiqemi të krijojmë një mjedis sa më të rehatshëm. MTK-ja na sugjeron që duhet të jetojmë në mjedise të qetë, ku ka ajër të pastër, diell, ajrosje të shkëlqyer dhe nivel të duhur lagështie.