20130809Paudarco |
Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.
Këshillohet matja e pH për të parë nivelin e aciditetit në organizëm, pasi myku Candida pëlqen aciditetin dhe mjediset me nivel të ulët oksigjeni.
Për një pastrim natyral të zorrës së trashë këshillohet që dieta të jetë me bazë alkaline për të rregulluar ekuilibrin e pH në trup.
Në fakt sot ekzistojnë shumë materiale për këtë problem dhe dieta duket se është provuar nga shumica e personave që vuajnë nga myku. Megjithatë ka dhe elemente të tjerë që i duhen shtuar programit anti-candida për një rezultat më pozitiv.
Ata të cilët vuajnë nga myku dhe kanë provuar dietën anti-candida thonë se dieta i ka ndihmuar shumë në reduktimin e disa prej simptomave, por nuk ua ka zgjidhur përfundimisht problemin. Disa të tjerë thonë se nëse respektoni si duhet 3 fazat e dietës anti-candida shanset janë shumë të larta të shëroheni përfundimisht.
Shumica per tyre thonë se gjatë procesit për eleminimin e mykut nga trupi ekziston një bimë fantastike, shumë thelbësore për të mbajtur mykun nën kontroll: quhet Pau D'Arco.
Pau d'Arco
Lëvorja e Pau d'Arco përmban lapachol, quercetin dhe flavoniode të tjera.
Candida Albicans, por edhe një sërë sëmundjesh janë trajtuar me këtë bimë. Shumica e atyre që vuajnë nga stafilokoku, streptokoku tuberkulozi, pneumonia dhe dizanteria e kanë përdorur këtë bimë për trajtim e ka rezultuar e suksesshme.
Pau d'arco është një bimë që rritet në pyjet e Amazonës dhe në Amerikën Latine. Ajo është përdorur për shekuj si bimë për trajtimin e alergjive, problemeve me mëlçinë si dhe infeksionet e mykut, artritin, problemet me prostatën, ethet, ulçerën dhe disa lloje të kancerit.
Po si funksionon kjo bimë?
Pau d'arco përmban komponime të quajtura quinoide, benzenoide, dhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në luftimin e organizmave të dëmshëm.
Shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë dy kimikate aktive tek kjo bimë lapachol dhe beta-lapachone. Në testet laboratorike, këto kimikate kanë aftësi të vrasin disa baktere, kërpudha, viruse dhe parazitë. Ato kanë gjithashtu veti anti-inflamatore.
Dozimi i kësaj bime është shumë i rëndësishëm, pasi nëse merrni më shumë seç duhet mund të rezultojë fatale për shëndetin. Për këtë duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj.
Sot kjo bimë shitet në formë tabletash, çaji, dhe tinkture (që përmban alkool).
Është e rëndësishme që të kontrolloni etiketat për t'u siguruar që ky produkt përmban Tabebuia avellanedae si përbërës.
Përdorimi
Mos u jepni fëmijëve pau d'arco.
Për të rriturit:
Duhet patjetër të diskutoni me specialistin përkatës mbi dozën që vlen për ju, pasi një dozë më e lartë e kësaj bime mund të jetë toksike. Risku i efekteve anësore është më i madh kur doza e lapachol-it është mbi 1.5 g në ditë.
Kjo bimë përdoret për forcimin e shëndetit dhe trajtimin e sëmundjeve, megjithatë si çdo bimë mund të ketë efekte anësore dhe të bashkëveprojë me bimët, suplementet apo medikamentet e tjera, prandaj kërkohet këshilla e specialistit.
Gratë shtatzëna nuk duhet të marrin pau d'arco.
Përfitimet nga kjo bimë
Pau d'arco është një bimë tradicionale që është përdorur për mbi 1,500 vjet. Studimet e shumta kanë treguar se kjo bimë ka ndihmuar edhe në shërimin e plagëve të lëkurës dhe mbrojtjen nga infeksionet
Pau D'Arco dhe organizmat e dëmshme
Rritja e rezistencës nga medikamentet antimikrobiale ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për të studiuar barnat bimore si një opsion të dytë. Pau d'arco, është përdorur prej kohësh për luftimin e infeksioneve, mykut, lehtësimin e simptomave të vaginitis etj
Dieta Anti-myk
Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu kjo dietë për pastrimin e mykut nga trupi konsiston edhe nga heqja e ushqimeve që përmbajnë maja.
Një nga mënyrat më të shpejta për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri.
Çfarë duhet të konsumojnë gjatë dietës anti-candida
Dieta anti-candida, dietë detoksifikuese, konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja, alkool etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash.
Mjekët sugjerojnë se ndoshta shumicës së personave që vuajnë nga Candida do t'u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për disa muaj përpara se t'i kthehen dietës së tyre normale.
Armiku numër 1
Gjëja më e papranueshme që mund të fusni në trup gjatë dietës anti-myk është sheqeri, pasi dobëson sistemin imunitar dhe shton më tej mykun.
Sheqeri është ushqimi më i preferuar i mykut dhe për këtë arsye sheqeri që konsumoni duhet të jetë zero.
Megjithëse mund të mendoni se nuk po konsumoni sheqer gjatë ditës përsëri duhet të keni kujdes pasi sheqeri është i fshehur ne disa fruta e perime, madje dhe në shumë ushqime të gatshme e gjysmë të gatshme.
Për të eleminuar plotësisht sheqerin nga dieta juaj duhet të lexoni etiketat e produkteve që blini. Të gjitha format e sheqerit duhen eleminuar nga dieta.
Format e sheqerit janë:
- Shurupët
- Dextrose
- Maltose
- Lactose
- Maltodextrin
- Fructose
- Mjalti
- Alkoli, i cili është sheqeri më i rafinuar që mund të konsumoni
Dieta bazë anti-myk, duhet t'i thoni JO:
-sheqerit
-alkoolit
-miellit
-maja birrës
-kafeinës
-ushqimeve të gatshme e gjysmë të gatshme
-prodhimeve të bulmetit (përveç kosit)
Djathi dhe qumështi përmbajnë lactose (sheqer qumështi)
-Pak karbohidrate
Ushqimet që duhet të konsumoni janë:
-Mishi e Peshku
-Veza
-Perimet
-Disa fruta dhe arra
Llojet e mishit
-mish pule
-mish viçi
-gjel deti
-mish qengji
-peshk
-jo mish të gatshëm si konserva, kremvice, proshutë etj
Perimet që mund të konsumoni:
-lakër
-sallatë
-tranguj
-kunguj
-lulelakër
-bishtajat
-spinaqin
-çdo perime jeshile
-qepa
-hudhrën
-specat jeshil
-avokadot (janë të shkëlqyera pasi rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak)
Ushqimet që edhe mund t'i konsumoni, por në sasi të vogla:
-patatet
-karotat
-patatet e ëmbla
-misrin
-fasulet
Kokrrat e drithërave
Drithërat duhet të eleminohen plotësisht nga dieta kundër mykut, pasi ato përmbajnë nivel të lartë karbohidratesh.
Prodhimet e bulmetit dhe vezët
-Kosi është OK për t'u konsumuar, pasi përmban bakterie të shëndetshme.
-Djathi duhet të konsumohet me raste, pasi përmban laktozë.
-Vezët janë proteina të mira dhe nuk përmbajnë karbohidrate
Arrat
Arrat janë shumë të mira për shëndetin tonë. Megjithatë në fazën e parë të dietës anti-Candida mire është të mënjanohet përdorimi i tyre.
Macadamia, bajamet, lajthitë janë të ulëta në karbohidrate, ndërsa kikirët duhet të evitohen.
Frutat
Shumica e njerëzve duhet ta ndërpresin në mënyre drastike konsumimin e frutave gjatë dietës anti-candida. Kjo për arsye se frutat janë të pasura me sheqer natyral dhe përqindja e këtij sheqeri tek disa fruta, ndryshon nga të tjerat.
Frutat që përmbajnë nivel të lartë sheqeri janë
-Portokallet
-Bananet
-Rrushi i thatë
Frutat me më pak sheqer
-Mollët
-Kajsitë
-Dardhat
-Pjepri
Frutat me pak sheqer
-Luleshtrydhet
-Boronica
-Frutat e pyllit
-Manaferrat
-Pjeshka
Megjithëse shumicën e kohës mund të ndodhë që të ndjeheni të uritur, mos e privoni veten nga të gjitha ushqimet, mund të konsumoni diçka të ëmbël.
Dieta anti-candida përbëhet nga 3 faza:
Faza e parë
Kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj.
Ushqimet që duhet të evitohen në fazën 1
Faza e parë ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, alkooli, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj.
Gjithashtu edhe konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit.
Megjithatë duhet të kuptoni që edhe pse kjo është një dietë e vështirë, dieta e përditshme duhet të konsistojë pak a shumë tek elementët e kësaj diete. Trupi i njeriut nuk është projektuar për të konsumuar sheqer, alkool, kafeinë, miell, ushqime të gatshme, drithëra, patate të skuqura etj. Kjo dietë pak a shumë ngjason me dietën e paleolitit, ku shumë ekspertë e kanë cilësuar si dietën që duhet konsumuar për mbajtjen e një shëndeti të mirë.
Duke mbajtur dietën anti-candida, jo vetëm që do eleminoni mykun e tepërt në trup, por po konsumoni ushqime që do ju rregullojnë organizmin në përgjithësi dhe do t'ju forcojnë sistemin imunitar. Këshillohet që këtë dietë ta kombinoni edhe me çajin Pau d'Arco, gjithashtu konsumoni shumë ujë për të nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Merruni rregullisht me sport dhe aktivitetete në natyrë.
Çfarë mund të konsumoni për mëngjes?
Mëngjesi i dietës anti-myk konsiston në vezë ose mish pule. Lëngu i perimeve apo i qitros është i këshillueshëm, veçanërisht lëng karote natyral (jo kutie) me një thelpi hudhër. Megjithatë dikush mund të lodhet duke ngrënë gjithnjë vezë, prandaj gjatë mëngjesit mund të konsumoni pak bukë të thekur, sallatë me mish pule ose kos.
Çfarë të konsumojmë për drekë?
Për drekë mund të konsumoni mish pule, peshk ose mish viçi me perime në avull ose dhe sallatra të ndryshme. Përdorni qepë dhe hudhër. Konsumoni supëra të ndryshme, supë me brokoli dhe hudhra, supë me xhenxhefil dhe pulë, sallatë me avocado, supë me asparag, me kungull etj.
Darka
Mund të konsumoni gjithçka nga ushqimet e lejuara që përmendëm më sipër, mish viçi, peshk, mish pule dhe mish derri me raste. Perime të gjalla ose të përgatitura në avull për të ruajtur enzimat. Çajrat bimore dhe ujë.