PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MTK-Helmi i gjarprit, formulë për artritin dhe lëkurën
2013-03-15 19:55:06 CRI Komenti juaj Printoni

Gjarpri u përdor për herë të parë në mjekësinë tradicionale kineze para mijëra viteve. Sidomos lëkura e tij përdorej për problemet sipërfaqësore të trupit si irritimet e lëkurës, infeksioni i syve, problemet me fytin dhe hemorroidet. Gjithashtu lloje të ndryshme gjarpërinjsh janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe në veçanti për sëmundjet e lëkurës.

Përdorimi i gjarprit si ushqim i ka fillesat që në dinastinë Tang, duke përfshirë edhe mishin e pitonëve dhe nëpërkës.

Dinastia Tang njihej veçanërisht për gatishmërinë që kishte në pranimin e ndikimeve të jashtme, duke përfshirë ato nga India dhe Arabia.

Gjenden të paktën tri karakteristika tek gjarpri që kanë tërhequr vëmendjen e mjekëve popullorë, kanë një fleksibilitet dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërrojnë shpesh lëkurën etj.

Mjekët kinezë besojnë se fleksibiliteti i gjarprit mund të ndihmojë në trajtimin e artritit. Ekzistojnë dy lloje gjarpërinjsh, agkistrodon dhe zaocys, të cilët po përdoren aktualisht në disa përshkrime tradicionale për pacientët që kanë probleme me artritin. Në disa raste përdoret dhe "vera e gjarpërit" e cila është një ekstrakt për problemet me kycet.

Shpejtësia me të cilën lëvizin disa gjarpërinj ka treguar se, si ilaç, substancat e tyre mund te lëvizin me shpejtësi në trup.

Fakti që gjarpri e ndërron herë pas here lëkurën ka bërë që mjekët të bëjnë eksperimente të shumta lidhur me cilësitë rigjeneruese që ka kjo specie në trajtimin e problemeve kronike të lëkurës. Si rezultat, lëkura e gjarprit dhe i gjithë gjarpri përdoren në mjekësinë tradicionale kineze si trajtues për sëmundjet e lëkurës. Mjekët kinezë theksojnë se substancat e gjarprit i përgjigjen shumë mirë problemeve si aknet, irritimeve të lëkurës, dhe psoriazës. Ata shtojnë gjithashtu se lëkura e gjarprit ndihmon në pakësimin e mjegullimit tek sytë.

Helmi i kafshëve shkakton shpesh paraliza, nëse ato pickojnë dhe kjo vjen për shkak të pranisë së neurotoksinave. Nëse kjo substancë mirëmenaxhohet në sasi mund të përbëjë një trajtim për reduktimin e toksicitetit për trajtimin e konvulsioneve. Psh, Agkistrodon është një gjarpër helmues i cili përdoret për epilepsinë dhe paralizat. Gjithashtu, në disa raste përdoret edhe helmi i akrepit për këto sëmundje.

Helmi i gjarprit mund të shndërrohet në molekula të parrezikshme që do të mund të kenë efekt pozitiv në shërimin e sëmundjeve, si kanceri apo diabeti. Ekipi i shkencëtarëve britanikë dhe atyre australianë ka theksuar se për të parën herë është vërtetuar se helmi i gjarprit në formën e proteinave të parrezikshme mund të përdoret për shërimin e indit njerëzor. Helmi i gjarprit zakonisht sulmon rrugët e njëjta fiziologjike, si dhe shumë sëmundje te njerëzit, ndërsa shkencëtari australian, Gevin Hatli thotë se kuptimi i transformimit të molekulave të helmit do të mund ndihmonte në zhvillimin e shumë ilaçeve. Disa lloje të helmit shkatërrojnë qelizat për transmetim të oksigjenit në gjak, përfshirë qelizat që ushqejnë tumoret kancerogjene, ndërsa Hatli thotë se përkufizimin e ndikimit të tyre do të mund të arrihej një shërim më efikas i kancerit.

"Molekulat e helmit, ato që na vrasin, në fakt janë vetëm derivate të proteinave normale", ka deklaruar Hatli, shkencëtar nga Universiteti Shtetëror i Australisë.

Kafshimi nga një gjarpër me zile, mundet, që brenda pak minutash, të shkaktojë paralizë dhe gjakderdhje masive të brendshme. Nëse nuk trajtohet shpejt, të vret. Por ky helm mund të fshehë gjithashtu sekretin për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës apo atakut.

Më 1998-n, dy ilaçe për parandalimin e atakut të zemrës, u krijuan përmes studimit të helmit të gjarprit me zile. Që nga ajo kohë, disa helme të tjera kanë rezultuar pozitive për trajtimin e disa llojeve të kancerit apo sëmundjeve mendore si Alzheimeri apo Parkinsoni, por përfitimi i lejes për tregtimin e këtyre medikamenteve ka rezultuar deri më sot disi i vështirë.

Një pjesë e arsyes për këtë është se rezulton shumë e vështirë shmangia e toksinave, në mënyrë që të përfitohet vetëm efekti pozitiv i helmit, duke shmangur efektet negative në sistemin e qarkullimit të gjakut apo në sistemin nervor.

Por së fundmi, një grup shkencëtarësh në Britaninë e Madhe kanë arritur të zbulojnë elementet e mekanizmit evolucionar që mund t'i bëjë modifikimet e helmit të gjarpërinjve shumë më të lehta. Shkencëtarët studiuan gjarpërinjtë dhe zhapikët për të zbuluar se çfarë kanë të ngjashme këto dy specie. Ata kanë shumë dallime, ku një prej tyre është se shumë zhapikë helmues i kanë dhëmbët në nofullën e poshtme, ndërsa gjarpërinjtë, në atë të sipërme. Por një gjë e përbashkët është që ato kanë të njëjtat gjene që prodhojnë helm, gjë që sugjeron se kanë një paraardhës reptil helmues të përbashkët.

Rrjedhimisht, shkencëtarët ia dolën të krijojnë të dhënat gjenetike për lloje të ndryshme gjarpërinjsh dhe zhapikësh. Kjo gjë solli zbulimin e gjeneve që prodhojnë enzima me funksione bazë fiziologjike, të cilat qëndronin krah më krah me gjenet që prodhonin helm. Zbulimi i këtyre gjeneve pritet që në të ardhmen e afërt, t'i lejojë shkencëtarët të ndajnë siç duhet helmin e gjarpërinjve nga ilaçi i marrë prej këtij helmi.

Substancat e gjarprit janë vlerësuar prej kohësh si tonike. Sot ato përdoren për përgatitjen e pijeve të veçanta për shëndetin dhe gjenden shumë në pjesën jugore të Kinës, Hong-Kong etj. Për të arritur këtë, substancë të lëngshme të gjarprit përzihen me raki apo verë orizi dhe konsumohen përpara vaktit të ngrënies dhe shërbehen edhe si hapës për oreksin. Ndërsa, për trajtimin e sëmundjeve lëngu i gjarprit përdoret për kollën, dhimbjet reumatizmale, ethet, gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve dhe infeksionet e lëkurës.

Një nga mjetet më të mirënjohura sot në mjekësinë kineze quhet San She Dan Chuan Bei Mu, përzierja e lëndëve të tre llojeve gjarpërinjsh që sekretohen nga fshikëza e tëmthit. E gjejmë në dy forma si pluhur dhe lëng. Kjo përzierje është mirëpritur edhe nga Perëndimi. Në fakt, shumë kërkime janë bërë tek 16 lloje gjarpërinjsh për një përbërës shumë kryesor acidi taurokolik. Sasia më e lartë e kësaj lënde është zbuluar tek një lloj kobre, dhe më e ulëta tek zaocys;.

Studimet e fundit tregojnë se tek Naja naja (kobra indiane) dhe phiophagus hannah janë zbuluar përbërës unikë medicinalë. Tek të gjithë gjarpërinjtë gjejmë acid kolik, por jo acid deoxycholic ose acid lithocholic.

Helmi i gjarpërit përdoret gjithashtu edhe për trajtimin e kancerit, sidomos te leucemisë. Kërkimet e fundit kanë treguar se helmi i gjarprit mund të ketë vlera të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China