PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
letra nga bledi per problemin e Tibetit
2015-07-31 16:57:44 CRI Komenti juaj Printoni
Ju pershendes te nderuar miq! Jam vene ne dijeni me gjithcka ka ndodhur ne zonen e Tibetit ne Kine. I kam ndjekur me vemendje te gjitha ngjarjet atje hap pas hapi. Me besoni se jam vertet i shqetesuar per ato cka kane ndodhur. Shpresoj qe te mos ndodhin me te tilla gjera ne te ardhmen duke shpresuar gjithashtu qe shume shpejt gjithcka te normalizohet.

Nga ana tjeter dua t'u them, se kam patur rastin qe para tre vjetesh te vij per nje vizite tre mujore ne Kine. Kam pare se sa e mrekullueshme eshte Kina. Madje kam udhetuar edhe ne Tibet dhe ne Lhasa. Nje mrekulli e vertete. Nuk u duhet kushtuar vemendje vetem qyteteve qe ndodhen ne lindje dhe qe jane prane detit, por edhe pjeseve te tjera te vendit. Nese sheh perendimin me lindjen e Kines, jane dy pamje krejt te kunderta. Ne lindje mund te gjesh ndertesa nga me modernet, ndersa ne perendim, gjen shtepi ende te periudhes se para mijera vjeteve me pare. Duhet ta them troc edhe pse me kenaqesine qe kam per Kinen, se behet shume shume pak per perendimin e Kines. Kjo nuk do te thote se vetem atje ku ka det ka zhvillim. Mund te them se Tibeti eshte nje rajon jashtezakonisht i bukur dhe madje me kete bukuri te mahnitshme qe ka ai mund te integrohet dhe zhvillohet ne menyre te mrekullueshme. Lidhja e Tibetit me rajonet e tjera te kines nepermjet hekururdhes natyrisht qe eshte nje arritje e madhe, por eshte vetem 1 per qind nga e gjithe jeta e Kines. Njerez te dashur dhe pamje madheshtore me te cilat Kina mund te krenohet ndodhen ne Tibet. Ka shume vende ne bote te cilat kane nje zhvillim shume te madh vetem nga turizmi. Italia, Spanja, Franca apo edhe Egjipti qe ne pjesen me te madhe eshte shkreterire, cdo mrekulli e kane arritur nepermjet turizmit.

përgjigje nga "CRI shqip"

I dashur Bledi:

Ju faleminderit per letren tuaj mbi problemin e Tibetit te Kines.

Nga permbajtja e letrave tuaj, mendojme se jeni nje studiues ose profesor shqiptar qe keni shume interes per Kinen. Ishte befasi e kendshme fakti qe keni bere nje vizite 3-mujore para 3 vjeteve ne Kine dhe qe keni qene ne Tibetin e Kines.

E pranojme plotesisht qe midis perendimit dhe lindjes se Kines ka nje dallim shume te madh ekonomik dhe shoqeror. Eshte e vertete qe ato kane dy pamje krejt te kunderta.

Por ky dallim vjen nga shume arsye historike, gjeografike, ekonomike etj. Nuk mund te jepni nje konkluzion te thjeshte se qeveria kineze e ka lene pas dore pjesen perendimore te vendit

Ne nuk duhet te bejme nje krahasim te thjeshte midis Tibetit dhe krahinave me te zhvilluara te Kines Lindore. Kina eshte nje vend shume i madh, ku ka zhvillim te paekuilibruar historikisht dhe gjeografikisht. Nese bejme nje krahasim midis vendeve me te zhvilluara evropiane dhe vendeve me te varfra afrikane, patjeter mund te gjejme nje ndryshim shume te madh. Duhet ta shikojme ndryshimin e Tibetit nga kendveshtrimi i kohes. E dini si ishte pamja e Tibetit nen sundimin e Dalai Lames para vitit 1959? Çfare ndryshimesh kolosale kane ndodhur ne Tibetin e sotem ne krahasim me Tibetin e vitit 1959?

Nese do t'ju rrefeja te gjithe shembujt e ndryshimit, do te me duhej t'ju shkruaja miliona fjale, por tani ne kete leter, do t'ju tregoj disa ndryshime kryesore ne Tibet.

Para vitit 1959, ne Tibet ekzistonte sistemi feudal, i cili eshte shume i ngjashem me sistemin e skllaverise ne Evropen e lashte. 5% e popullise se Tibetit, si funksionaret, fisniket dhe budistet e larte, kontrollonin te gjitha tokat, pyjet, malet dhe shumicen e gjese se gjalle te Tibetit. Shumica e tibetianeve ishin bujkrober, te cilet nuk kishin asnje te drejte njerezore. Pas reformes demokratike te vitit 1959, te gjithe tibetianet fituan te drejta politike dhe moren shtetesi te zakonshme.

Nga viti 1952 deri ne vitin 2001, qeveria kineze ka investuar ne Tibet gjithsej 56 miliarde e 900 milione juane nga financa e saj. Ne vitin 2001, vlera e prodhimit te pergjithshem (GDP) ne Tibet arriti ne 13 miliarde e 786 milione juane, qe eshte 35.5 here me e madhe se GDP-ja e Tibetit ne vitin 1952. Ne vitin 2000, 598 300 turiste e kane vizituar Tibetin. Mosha mesatare e tibetianeve u ngrit nga 35 (ne vitin 1959)ne 67 vjeç .

E pranojme se krahinat perendimore te Kines jane me te prapambetura se krahinat lindore te vendit. Brenda 30 vjeteve pas reformes dhe hapjes se Kines, krahinat lindore kineze u zhvilluan shume shpejt fale kushteve gjeografike te tyre afer detit dhe me shume raste te zhvillimit te ekonomise boterore. Ne te vertete, qeveria kineze ka investuar shume para edhe ne krahinat perendimore.

Redaksia e Gjuhes Shqipe e Radios se Jashtme te Kines

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China