PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
10 qytete më të përzgjedhura të Kinës 2010
2010-09-09 20:01:54 cri komenti juaj Printoni
Gjendja e përgjithshme e aktivitetit:

"CRI on line", uebsajti pranë Radios së Jashtme të Kinës, organizon aktivitetin "10 qytete më të përzgjedhura të Kinës 2010, të votuara nga përdoruesit e internetit të mbarë botës", që të promovojë pamjet e qyteteve turistike kineze në mbarë botën.

Me proçesin e shpejtimit të urbanizimit në Kinë, qytetet janë bërë një burim i rëndësishëm turistik. Disa qytete me kulturë tradicionale dhe me pika turistike janë bërë destinacionet e vizitorëve të huaj në Kinë. Për të rritur aftësinë e tyre konkurruese në turizëm, shumë qytete i kanë kushtuar rëndësi të madhe përmirësimit të mjedisit turistik në burime dhe në njerëz, duke krijuar imazhin e veçantë të qytetit. Aktualisht, Kina është bërë vendi i tretë në botë si destinacion i turizmit.

Aktiviteti "10 qytete më të përzgjedhura të Kinës 2010, të votuara nga përdoruesit e internetit të mbarë botës", duke u mbështetur në uebsajtin "CRI on line" si dhe në mediat e huaja partnere, nëpërmjet votimit në internet, do të sigurohen komente të përdoruesve të internetit në mbarë botën për qytetet turistike kineze,duke i njohur ata me burimet turistike, kulturore dhe humanitare me karakter kinez.

Duke marrë parasysh mendimet e ekspertëve dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare, organizatori përcaktoi kriteret e qyteteve për votim: panorama tërheqëse dhe e veçantë, mjedisi i sigurt dhe i përshtatshëm për banim, atmosfera miqësore në qytet dhe dashamirësia e qytetarëve si dhe infrastruktura e përsosur turistike. Sipas këtyre kritereve, u zgjodhën 50 qytete kandidate. Nga 28 qershori deri më 26 shtator, nëpërmjet uebsajtit "CRI on line" dhe mediave mbështetëse brenda e jashtë Kinës, përdoruesit e internetit votuan për qytetet preferuese dhe 20 qytete me më shumë vota u klasifikuan në raundin final. Nga 27 shtatori deri më 26 nëntor, në bazë të rezultateve të votimit, juria do të përcaktojë 10 qytetet, që do të fitojnë titullin "qyteti turistik i rekomanduar nga përdoruesit e internetit të mbarë botës". Më vonë, organizatori do të zhvillojë edhe një ceremoni solemne të dekorimit dhe ata përdorues të internetit që votojnë dhe japin komente do të kenë rast të marrin pjesë në këtë ceremoni si dhe të vizitojnë disa qytete të zgjedhura në aktivitet.

Ju mirëpresim të merrni pjesë aktivisht në votim dhe të jepni komentet tuaja, që qytetet më të preferuara nga ju të kenë më shumë shanse të futen në listën "Top 10 qytete kineze turistike"

Standartet e vlerësimit

1. Pamjet e mahnitshme e qyteteve

Qytetërimi i lashtë i Kinës, kultura tradicionale shumëvjeçare, pamjet e mahnitshme natyrore e qyteteve të saj kanë tërhequr vëmendjen e shumë turistëve dhe vendeve të huaja. Karakteristikat e dukshme rajonale dhe kultura e lashtë historike e qyteteve tregojnë karakteristikat e veçanta të tyre. Jo vetëm për panoramën natyrore por edhe për natyrën shoqërore, ku sa më shumë karakteristika të kulturës kineze dalin në pah aq më tërheqëse dhe më e bukur bëhet ajo.

2. Mjedisi i sigurt, harmonik dhe i përshtatshëm për banim

Qytetet ndikojnë në përmirësimin e jetesës. Mjedisi i qytetit është si "veshje e jashtme" e një qyteti, gjithashtu është një faktor kyç në tërheqjen e investitorëve dhe turistëve. Siguria e stabiliteti simbolizojnë gjallërimin e zhvillimin e vazhdueshëm të qytetit. Përsa i përket ndërtimeve, situata e plotësimit të infrastrukturës dhe koncepti i mjedisit të mbrojtjes së banorëve simbolizojnë nivelin e jetesës së banorëve të këtij qyteti.

3. Qëndrimi miqësor dhe dashamirës i qytetarëve  

Qytetarët janë banorët që e simbolizojnë më mirë qytetin. Tregimi i karakteristikave të veçanta të qytetit dhe trashëgimia e kulturës kombëtare është një armë e fuqishme për të prishur këtë fenomen që të gjitha qytetet janë të ndërtuara njësoj, njëkohësisht, dashamirësia dhe çiltërsia e qytetarëve është forca më efektive që mund t'u tregojë vendeve të tjera qytetërimin e kulturës orientale

4. Përmirësimi i infrastrukturës turistike të qytetit

Qytetet turistike luajnë një rol të drejtpërdrejtë në takimin e Kinës me botën e jashtme. Vendosja e sinjalistikës turistike rrugore, sistemi shkencor i administrimit të qytetit dhe krijimi i përshtatshëm i informacionit janë standartet që mund të gjykohet mbi ndërkombëtarizimin e një qyteti.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China