20150909nertila |
Nertila Sinameta, një vajzë shqiptare që jeton në Itali filloi në marsin e këtij viti studimet në Universitetin Jiaotong të Pekinit.
Tre vjet më parë, Nertila filloi të mësojë gjuhën kineze në Siena të Italisë. Ajo thotë se kinezishtja është shumë interesante dhe mund ta ndihmojë për të gjetur një punë, prandaj zgjodhi ta mësojë. Vitin e kaluar, ajo fitoi një bursë të Institutit të Konfucit. Kështu erdhi në Pekin.
Para se të vinte në Kinë, Nertila e njohur Kinën vetëm nëpërmjet librave, internetit dhe filmave. Tani ajo jeton dhe studion në Pekin dhe përpiqet që t'i trajtojë problemet në sipas mënyrës së kinezëve.
Pas afro gjysmë viti në Kinë, Nertila u njoh me shumë miq kinezë dhe ndihet e lumtur për jetën e saj në Pekin. Ajo studioi me zell dhe niveli i saj i gjuhës kineze u përmirësua
Në qershor Universiteti Jiaotong i Pekinit organizoi Festivalin Kulturor. Me këtë rast, Nertila hapi një pavijon për të shfaqur kulturën shqiptare. Në pavijonin e Shqipërisë ajo vendosi flamurin dhe fotografi të vendeve turistike të Shqipërisë.
Atë ditë shumë kinezë treguan interes për Shqipërinë dhe shprehën dëshirë ta vizitojnë vendin buzë Mesdheut.
Nertila tha se Pekini është një qytet fantastik dhe se më vonë ajo dëshiron të kthehet në Kinë për vazhduar studimet e doktoraturës.
Dëgjoni në vazhdim bisedim midis gazetares Zhang Zhuo dhe Nertila Sinametës. (Çang Çuo)