PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dialogu Kinë-ShBA, për shtimin e bashkëpunimit dhe pakësimin e dallimeve
2014-07-15 16:37:55 CRI Komenti juaj Printoni

"Mirëpres vizitën e presidentit Obama në Kinë në nëntor të këtij viti dhe pjesëmarrjen e tij në Samitin jozyrtar të APEK-ut në Pekin dhe jam i gatshëm të vazhdoj shkëmbimet me të nëpërmjet korrespondencës ose bisedës telefonike", tha kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping më 10 korrik pasdite, gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, sekretarin amerikan të Thesarit Jacob Lew dhe përfaqësues të tjerë amerikanë që morën pjesë në Dialogun Kinë-ShBA mbi Strategjinë dhe Ekonominë si dhe në Konsultimet e Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve mes Dy Popujve. Ky ishte takimi i dytë i Xi-ut me përfaqësuesit amerikanë, gjatë dy ditëve.

Në programin e sotëm, do të fokusohemi te dialogu Kinë-ShBA mbi Strategjinë dhe Ekonominë, që thekson shtimin e bashkëpunimit, kontrollimin e mosmarrëveshjeve dhe pakësimin e dallimeve.

Më 9 dhe 10 korrik, Kina dhe ShBa-ja zhvilluan shkëmbime të gjera në fushat strategjike, ekonomike dhe njerëzore. Sipas gazetës amerikane "The Christian Science Monitor", mbi 60 tema u përfshinë në shkëmbimet kino-amerikane, si mosmarrëveshjet detare, siguria e internetit, kursi i këmbimit valutor të RMB-së, mbrotja e kafshëve të egra etj.etj. Gjatë Konsultimeve të Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve mes dy Popujve, të drejtuara së bashku me zv/kryeministren kineze Liu Yandong, John Kerry, i kënaqur nga rezultati i shkëmbimeve, luajti në kitarë për të pranishmit.

Sipas njoftimit të Zërit të Amerikës, kjo është hera e parë që ShBA-ja dhe Kina zhvilluan palalerisht dialogun mbi strategjinë, dialogun mbi ekonominë dhe Konsultimet e Shkëmbimeve mes Dy Popujve. Pala amerikane u kushton rëndësi të madhe dialogut dhe konsultimeve të këtij raundi, ku krahas sekretarit të shtetit Kerry dhe atij të Thesarit Jacob Lew, morën pjesë në takimet në Pekin edhe sekretarja amerikane e Tregtisë Penny Pritzker, sekretari i Energjisë Ernest Jeffrey Moniz, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë mbi ekonominë Jason Furman, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë mbi teknologjinë John Holdren, presidentja e Bordit të Anëtarëve të Sistemit të Rezervës Federale të SHBA-së Janet Yellen si dhe komandanti i Shtabit të Paqësorit të Ushtrisë Amerikane Samuel Locklear.

Nga lista e pjesëmarrësve të palës amerikane del se temat e dialogut janë gjithëpërfshirëse. Sipas televizionit koreanojugur "News Y", dialogu strategjik midis dy fuqive të mëdha ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Si dy ekonomitë më kryesore në botë, temat e dialogut midis dy palëve tejkalojnë fushën ekonomike dhe shumë prej tyre pasqyrojnë tensionet e dukshme midis tyre. Një fjali përcaktuese e dialogut të sivjetshëm midis Kinës dhe ShBA-së , është që "të gjitha problemet delikate u shtruan në tryezën e bisedimeve". Procesi i konsultimeve ndoshta ishte plot vështirësi, por liderët e dy vendeve dhanë me radhë sinjale për forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit me John Kerry, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti në tre pika dëshirën për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, si "forcimi i shkëmbimeve, nxitja e bashkëpunimit dhe pakësimi i dallimeve". Kreu kinez i shtetit vuri në dukje se duhet të përdoret shenja "plus" për të gjitha punët në favor të futjes së energjisë pozitive në marrëdhëniet kino-amerikane. Presidenti i ShBA-së Barack Obama ka deklaruar më 8 korrik se do të vizitojë Kinën në nëntor dhe se pala amerikane është për krijimin e marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive të mëdha, për shtimin e bashkëpunimit pragmatik dhe për kontrollimin efikas të mosmarrëveshjeve. Gjatë takimeve me Xi Jinping-un, Kerry ritheksoi se pala amerikane nuk synon frenimin e Kinës, as përballimin apo konfliktet me Kinën. Ai tha, "ShBA-ja preferon paqen, begatinë, bashkëpunimin si dhe konkurrencën në bazë të barazisë, por jo kundërvënie."

"Kina dhe ShBA-ja premtojnë t'i japin fund konkurrencës së kaluar." Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve France-Presse, vitin e kaluar vëllimi i tregtisë kino-amerikane kaloi 520 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo e barazvlefshme me 1/4 e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore. Interesat e përbashkëta i kanë lidhur dy vendet më ngushtë. Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje dy ekonomive të mëdha të kapërcejnë dallimet e së kaluarës. Në konferencën e përbashkët për shtyp më 10 korrik pasdite, zv/kryeministri kinez Wang Yang u shpreh se gjatë këtij raundi dialogu mbi ekonominë, Kina dhe ShBA-ja arritën 90 rezultate të rëndësishme, duke përfshirë shtimin e shkëmbimeve në politikën makroekonomike, forcimin e bashkëpunimit financiar, etj.

"Të dyja palët ranë darkord që të përpiqen të arrijnë unanimitet brenda vitit 2014 në problemet kyçe dhe nenet kryesore të marrëveshjes së investimeve dypalëshe dhe premtojnë se do të nisin në fillim të vitit 2015 bisedimet mbi Listën e Fushave të Kufizuara të Investimeve (lista negative). Pala amerikane mirëpret investimet e kompanive kineze në vendin e tyre dhe premton të krijojë mjedis të hapur për investitorët kinezë të fushave të ndryshme."

Para dialogut, fokusi i opinionit u përqëndrua në përparimin e bisedimeve në kuadër të marrëveshjes mbi investimet dypalëshe. Specialistët vunë në dukje se gjatë 20 vjetëve të fundit, ndërmarrjet amerikane kanë treguar interes të madh për hyrjen në sektorin financiar kinez dhe disa ndërmarrje të teknologjisë së lartë kanë shprehur dëshirën të hyjnë në tregun kinez. Nga ana tjetër, edhe shumë ndërmarrje kineze dëshirojnë të zhvillojnë veprimtarinë jashtë vendit. Në këtë rrethanë, nënshkrimi i një marrëveshjeje mbi investimet dypalëshe,të gjithanshme dhe sistematike, është i rëndësishëm për të dyja palët. Gjatë këtij raundi të dialogut, Kina dhe ShBA-ja arritën unanimitet mendimesh në shumë nene.

Fërkimet e fundit midis Kinës dhe ShBA-së kanë ngjallur dyshime në opinionin publik nëse gjatë këtij raundi dialogu dy fuqitë mund të tregojnë qëndrim pozitiv për bashkëpunim dhe të kontrollojnë me efikasitet mosmarrëveshjet. Gjatë dialogut mbi strategjinë, të dyja palët shkëmbyen mendime rreth shumë temave delikate, si sigurinë e internetit, marrëdhëniet ushtarake, problemet në Detin e Kinës Jugore dhe në atë të Kinës Lindore etj. Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi dhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry e vlerësojnë njëzëri dialogun me fjalët "i sinqertë" dhe "konstruktiv". Yang Jiechi:

"Të dyja palët ranë darkord të thellojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis dy ushtrive. Pala kineze ka ritheksuar qëndrimin parimor në çështjet e Detit të Kinës Lindore dhe të atij të Kinës Jugore, duke i kërkuar palës amerikane të mbajë qëndrim objektiv, të drejtë dhe asnjanës, që të luajë rol konstruktiv në mbrotjen e paqes dhe qëndrueshmërinë e rajonit."

Dialogu mbi Strategjinë dhe Ekonominë u zhvillua në kuadrin e nisjes së thellimit të reformave të gjithanshme nga qeveria e re kineze. Funksionarët amerikanë që morën pjesë në dialog janë të mendimit se raundi i ri i reformave të Kinës do t'i krijojë shumë shance bashkëpunimit amerikano-kinez. Sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew:

"ShBA-ja përshëndet faktin që tregu do të luajë rol më të madh në Kinë. Konsensusi i arritur gjatë këtij raundi dialogu është jo vetëm në favor të thellimit të reformave të Kinës, por do të krijojë më shumë raste për bashkëpunimin dypalësh . Sipas planit të reformës, Kina do të pakësojë ndërhyrjet administrative, do të përsosë sistemin e formimit të kursit të këmbit valutor. Të gjitha këto do të zgjerojnë tregun kinez."

Pala kineze shpalli më 10 korrik se gjatë Dialogut mbi Strategjinë dhe Ekonominë dhe Konsultimet e Shkëmbimeve mes Popujve u arritën afro 300 rezultate, të cilët do të shërbejnë si një bazë e mirë për takimin midis krerëve të Kinës dhe të ShBA-së në nëntor.

Bashkekzistenca paqësore dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe ShBA-së jo vetëm do të jenë në favor të dy vendeve, por edhe të gjithë globit. Në njoftimin e agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti,theksohet se megjithëse dialogu dyditor nuk mund të eliminojë tërësisht mosmarrëveshjet dhe mosbesimin midis Kinës dhe ShBA-së, ai do të shtojë pa tjetër mirëkuptimin. Në fund të fundit, Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë dhe mbajnë përgjegjësi të përbashkët. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China