PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të mbrohen Trashëgimitë Botërore?
2014-06-30 11:20:50 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca e 38-të e Trashëgimive Botërore u mbyll mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin e Katarit, Doha. Në këtë edicion, u miratua kërkesa e Kinës për përfshirjen e tre objekteve në Trashëgimitë Botërore, si Kanali i Madh, zona karstike dhe Rruga e Mëndafshit. Kështu 47 objekte kineze përfshihen në listën e Trashëgimive Botërore, shifër kjo që e radhit Kinën në vendin e dytë në botë, pas Italisë. Tani, fokusi i vëmendjes qëndrohet në mbrojtjen dhe shfrytëzimin e këtyre trashëgimive të çmuara.

Që nga viti 1976 UNESKO-ja filloi të pranonte kërkesat për Trashëgimi Botërore. Objekte kineze u përfshinë në listën e Trashëgimive Botërore qysh nga viti 1986 dhe gjatë mbi 20 vjetëve, numri i përgjithshëm i objekteve kineze në këtë listë arriti në 47, duke e radhitur Kinën në vendin e dytë në botë, pas Italisë. Suksesi i Kinës mishëron njohjen e botës me vlerën e kulturës kineze dhe punën që bëhet për mbrojtjen e saj.

Nëse i referohemi Kanalit të Madh, që u përfshi kësaj here në listën e Trashëgimive Botërore, si një kanal artificial, me një histori mbi 1600 vjeçare dhe me gjatësinë më të madhe në botë, ai përbën "një trashëgimi të gjallë kulturore", që përdoret edhe sot dhe që ka lidhje të ngushtë me ekonominë kombëtare. Për Kinën, kjo është hera e parë që paraqiti kërkesën për Trashëgiminë Botërore me "trashëgimi të gjallë".

Sipas zotit Shan Jixiang, kryetari i Shoqatës Akademike të Relikteve të Kinës, përfshirja e Kanalit të Madh në Trashëgimitë Botërore do të ngrejë shkallën e mbrojtjes së tij dhe njëkohësisht, do të ndryshojë edhe strukturën e fushës së mbrojtjes së trashëgimive kulturore kineze.

"Do të mbrojmë jo vetëm elementet kulturore, por edhe gërshëtimin e elementeve kulturore e natyrore. Kanali i Madh është ende në funksionim, pra edhe trashëgimitë e gjalla dhe në përdorim duhet të përfshihen në listën e mbrojtjes. Kanali i Madh na nxit të mbrojmë edhe zejtarinë e banorëve gjatë rrjedhjes së lumit, doket e zakonet e tyre, mënyrën e jetesës etj."

Me ndryshimin e strukturës së mbrojtjes së trashëgimive, punonjësit kinezë të mbrojtjes së relikteve ndodhen përpara sfidave të reja. Shan Jixiang është i mendimit se suksesi i përfshirjes së Kanalit të Madh në Trashëgimitë Botërore shënon pikënisjen e re në fushën e mbrojtjes.

"Do të vihet në plan të parë mbikëqyrja e trashëgimive botërore. Me urbanizimin jashtëzakonisht të vrullshëm, marrëdhëniet e mira midis mbrojtjes së Kanalit të Madh dhe ndërtimit të qyteteve varen nga mençuria jonë."

Kina ndodhet përpara sfidave të mëdha për mbrotjen e trashëgimive, sepse pas përfshirjes në listën e Trashëgimive Botërore, shumë objekte kineze janë komercializuar së tepërmi, gjë që shqetëson shumë studiues. Drejtori i Fakultetit të Historisë pranë Universitetit të Normave të Shangait, Su Zhiliang tha:

"Disa administrata lokale shpërdoruan trashëgimitë botërore, duke ngritur çmimin e biletave, me komercializimin, dëmtimin e monumenteve etj."

Zhvillimi i trashëgimive botërore mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme administratave vendore. Qyteza e lashtë Lijiang e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore u përfshi në listën e Trashëgimive Botërore në vitin 1997 dhe, 3 vjet më vonë të ardhurat komplekse të turizmit arritën në 1 miliardë e 344 milionë juanë. Qyteza e lashtë Pingyao, në qendër të Kinës u përfshi në listën e Trashëgimive Botërore në vitin 1996, kur të ardhurat nga bileta ishin vetëm 820 mijë juanë, ndërsa në vitin 2004, këto të ardhura kaluan 47 milionë juanë, ose 58 herë më shumë se ato të vitit 1996.

Është i dukshëm efektiviteti ekonomik nga trashëgimitë botërore, por zhvillimi i tepruar i rrezikon trashëgimitë. P.sh. në shpellat Mogao në Dunhuang të Kinës Perëndimore, si pasojë e vizitorëve të shumtë, në shumë piktura murale ka ndryshuar ngjyra dhe ka dëmtime në sipërfaqe. Në disa dekada, dëmet në këto shpella janë më serioze se erozioni natyror mijëravjeçar .

Profesori Su Zhiliang shprehu keqardhje se në krahasim me zhvillimin dhe mbrojtjen e trashëgimive kulture në vende të tjera, Kina ka ende disnivel të madh.

"Për shembull në Çeki, disa lokalitete që u përfshinë në listën e Trashëgimive Botërore, janë mbrojtur në mënyrë të gjithanshme, që çdo pemë dhe pamja e jashtme e arkitekturës nuk lejohet të ndryshojnë, por njëkohësisht, biletat e tyre janë shumë të lira, madje falas dhe kufizohet numri i vizitorëve. Në lokalitetin kinez Zhou Zhuang, që është gjithashtu trashëgimi botërore, gjendja është krejt ndryshe. Gjatë ditëve të pushimeve, atje mbushet plot me turistë, ndërsa shumë banesa karakteristike janë dëmtuar si pasojë e komercializimit."

Pas përfshirjes në listën e Trashëgimive Botërore, komercializimi i trashëgimive do të jetë shumë aktiv, gjë që do të bjerë në kundërshtim me mbrotjen e tyre. Përpara kësaj kontradikte, komentatori kulturor Tan Fei vuri në dukje, se "mbrojtja" duhet të vihet në plan të parë, ose ti kushtohet më shumë rëndësi "mbrojtjes" se "komercializimit".

"Në përgjithësi, kërkesa për përfshirjen në listën e Trashëgimive Botërore ka për qëllim mbrojtjen, që sa më shumë burime shoqërore të përdoren në mbrojtjen e trashëgimive. Mirëpo ka shumë raste që administrata lokale i konsideron trashëgimitë botërore si një 'pulë e artë që bën vezë', ndaj synojnë vetëm të ardhurat nga komercializimi. Prandaj, mendoj se për ekuilibrimin midis komercializimit dhe mbrotjes duhet të vihet në plan të parë mbrojtja dhe pastaj komercializimi në mënyrë të përshtatshme, kjo radhë nuk mund të përmbyset. "

Tan Fei sugjeroi se për mbrojtjen më të mirë të trashëgimive, duhet të përdoret forca e ligjit .

"Disa trashëgimi botërore nuk kanë patur mbrojtje të mirë pas përfshirjes në listën e trashëgimive, sepse administratat lokale nuk i mbrojnë dhe administrojnë ato, sipas kritereve të Trashëgimive Botërore. Prandaj mendoj se duhet t'u kërkohet llogari personave përkatës sipas ligjit, duke përfshirë 'Ligjin e Mbrojtjes së Relikteve', që të mos vihet komercializimi mbi ligjin."

Su Zhiliang shtoi se mbikëqyrja nga publiku është tjetër armë për mbrotjen e trashëgimive kulturore.

"Krahas përpjekjeve të sektorëve të mbrojtjes së relikteve, duhet të mobilizohen forcat e gjithë shoqërisë, si vëzhgimi i mediave, pjesëmarrja e specialistëve, të qytetarëve, të fshatarëve, etj., që të mbrojmë zonën thelbësore të trashëgimive nga komercializimi i tepruar. Në fakt, kemi shumë për të mësuar në këtë drejtim." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China