PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rruga Detare e Mëndafshit
2014-05-06 18:04:28 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga Detare e Mëndafshit është shtrirja e Rrugës së Mëndafshit, pikënisja e së cilës është Quanzhou i Kinës Jug-lindore. Për shkak të terrenit malor në Kinën Jug-Lindore buzë detit, në kohët e lashta nuk ishte shumë i lirë komunikimi në këtë zonë, prandaj banorët vendës zgjidhnin rrugën detare për të bërë tregti apo veprimtati të tjera jashtë vendit.

Rruga Detare e Mëndafshit ishte kalimi kryesor detar i komunikacionit, i tregtisë dhe i shkëmbimeve kulturore midis Kinës së lashtë dhe vendeve të huaja dhe është linja më e hershme e lundrimit detar në botë. Kjo rrugë u formua në dinastitë Qin dhe Han para erës sonë dhe u zhvillua gjatë dinastive 3 Mbretëritë dhe Sui nga viti 220 deri në vitin 618. Gjatë dinastive Tang dhe Song, Rruga Detare e Mëndafshit hyri në periudhën e lulëzimit, kurse pas dinastive Ming dhe Qing, për shkak të politikës së mbylljes së vendit, kjo rrugë humbi lulëzimin e mëparshëm.

Rruga Detare e Mëndafshit transportonte jo vetëm mëndafsh, por edhe porcelan, sheqer, ilaç, parfum, gurë të çmuar etj. Në fillim, kjo rrugë transportonte kryesisht mëndafsh, prandaj quhej Rruga Detare e Mëndafshit. Në dinastitë Song dhe Yuan, porcelani u bë produkti kryesor i eksportit, ndaj kjo rrugë quhej edhe Rruga Detare e Porcelanit. Njëkohësisht për shkak të importit të parfumit nëpër këtë rrugë, emri tjetër është Rruga Detare e Parfumit.

Kina është vendi i parë i prodhimit të mëndafshit në botë. Zbulimet arkeologjike kanë vërtetuar se para 7000 vjetëve, kinezët filluan kultivimin e krimbit të mëndafshit. Pas përhapjes në Perëndim, mëndafshi kinez fitoi menjëherë preferencën e konsumatorëve. Grave fisnike të Romës u pëlqente shumë mëndafshi kinez, ato ishin krenare kur visheshin me veshje prej mëndafshi kinez. Mëndafshi kinez u bë produkti më i madh luksoz në Perandorinë Romake dhe çmimi i tij barazohej me arin. Përfitimet e mëdha ekonomike tërhoqën shumë biznesmenë në transportimin e mëndafshit kinez në Evropë duke nxitur formimin e Rrugës së Mëndafshit. Dinastitë Han dhe Tang ishin periudha më e lulëzuar e Rrugës së Mëndafshit, por për shkak të kufizimeve në transportin tokësor, më vonë u hap Rruga Detare e Mëndafshit. Veçanërisht me zhvillimin e teknikës së prodhimit të anijeve dhe të lundrimit detar, Rruga Detare e Mëndafshit u bë rruga kryesore e ndërlidhjes së Kinës me botën e jashtme që nxiti shkëmbimet ekonomike e kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në shekullin e 3-të, Guangzhou i Kinës Jugore u bë porti kryesor i Rrugës Detare të Mëndafshit. Atëkohë pala zyrtare i përmbahej politikës së hapjes me botën e jashtme. Krahas zhvillimit aktiv të tregtisë së jashtme, lejohej lundrimi detar jashtë vendit i biznesmenëve për tregti. Njëkohësisht pala zyrtare inkurajoi biznesmenë të huaj të vijnë në Kinë për tregti dhe krijoi në Guangzhou agjencinë e posaçme për tregtinë e jashtme. Atëkohë nga Guangzhou deri në rajonin e Gjirit Perik dhe në Detin Mesdhe kishte 6 linja lundrimi të rregullta, ndër të cilat më e famshmja ishte ajo nga Guangzhou në Evropë që kalonte nëpër mbi 100 vende e rajone. Gjatësia e kësaj linje të lundrimit arriti në 14 mijë kilometra dhe ishte linja më e gjatë e lundrimit ndërkombëtar në atë kohë. Më vonë, linjat e lundrimit të Rrugës Detare të Mëndafshit të nisura nga Guangzhou u shtuan në 7 dhe mbërritën në 7 kontinente dhe mbi 160 vende e rajone të botës dhe Guangzhou u bë porti i parë i madh i tregtisë së jashtme të Kinës me famë ndërkombëtare.


Guangzhou


Quanzhou

Nga fundi i dinastisë Song deri në dinastinë Yuan, Quanzhou tejkaloi Guangzhoun duke e zëvendësuar atë. Herët në dinastinë Tang, Quanzhou ishte një nga 4 portet kryesore të tregtisë së jashtme të Kinës. Me lulëzimin e mëtejshëm të tregtisë së jashtme detare, në dinastitë Song dhe Yuan, Quanzhou quhej së bashku me portin e Aleksandrisë në Egjipt "Porti i parë më i madh në botë" dhe eksploratori italian Marko Polo e quajti "Portin e parë të madh në lindje". Por qysh nga dinastia Ming, për shkak të politikës së mbylljes dhe të luftës, aktiviteti i portit të Quanzhout ra gradualisht. Sot Quanzhou konsiderohet si pikënisja e Rrugës Detare të Mëndafshit , e njohur nga UNESKO-ja.


Marko Polo

Hapja e Rrugës Detare të Mëndafshit nxiti lulëzimin e tregtisë së jashtme të Kinës. Eksploratori italian Marko Polo erdhi në Kinë nëpër Rrugën e Mëndafshit dhe u kthye në atdhe nëpërmjet Rrugës Detare të Mëndafshit. Në ditarin e tij përshkruhej hollësisht kjo rrugë. Me kalimin e kohës, pas Luftës së Opiumit në vitin 1842, Rruga Detare e Mëndafshit përfundoi misionin e saj historik. Shumë studiues janë të mendimit se udhëtimi i Zheng He-së në Paqësorin Perëndimor nxiti hapjen e plotë të Rrugës Detare të Mëndafshit dhe është dëshmi e rëndësishme për këtë rrugë. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China