PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qytetet e njohura kulturore Kina-Shqipëria
2011-06-29 17:42:38 cri komenti juaj Printoni

Nisma "Përzgjedhja e 10 qyteteve turistike kineze", ka luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen e Kinës nëpër botë. Këtë mendim shpreh edhe Atasheu kulturor pranë Ambasadës Shqiptare në Kinë, Antonela Dhimolea.

Nisma "Përzgjedhja e 10 qyteteve turistike kineze", organizohet nga CRI (Radio e Jashtme e Kinës). Përdoruesit e internetit ftohen të votojnë dhe njëkohësisht të shprehin mendimet e vlerësimet e tyre për qytetet kineze. Njëkohësisht përmes kësaj nisme, prezantohen resurset turistike e kulturore e kineze për botën mbarë.

Intervista:

Gazetarja: Çfarë karakteristika mendoni se duhet të ketë një qytet për t'u konsideruar si qytet kulturor?

E intervistuara:Megjithatë nuk arrita ta gjej, por unë kam përkufizimin tim për një qytet kuëturor. Një qytet kulturor, mund të quhet një qytet që ka histori, që ka arkitekturë tradicionale të banesave, që ka tradita dhe zakone në të cilat përfshihet kuzhina tradicionale, përfshihen veshjet tradicionale, përfshihet muzika tradicionale, kërcimi tradicional, sporti tradicional, arti tradicional, e të tjera. Pra, një qytet kulturor ka në vetvete shumë elementë gjithëpërfshirës, të cilët, të gjithë sëbashku e përkufizojnë atë si qytet kulturor.

Gazetarja: Çfarë njihni nga trashëgimia kulturore kineze?

E intervistuara: Unë nuk jam shume familjare me trashëgiminë kulturore kineze, por jam munduar të gjej informacion për të, në bisedat me miqtë e mi, gjithashtu edhe nga interneti dhe nga ajo çfarë kam parë unë gjatë eksperiencës time në Pekin. Pasuria kulturore kineze, pse kultura kineze është shumë e pasur në vetvete. Kultura kineze përfshin jo vetëm arkitekturën tradicionale kineze e cila është shumë e veçantë, ne stilin e saj, por përfshin edhe kuzhinën e famshme kineze, përfshin edhe operën e famshme kineze siç është Opera e Pekinit apo Kun-Qu Opera e cila bën pjesë edhe në pasurinë kulturore të UNESCO-s, përfshin artet marciale kung fu, karate, të cilat dhe ato janë të famshme në botë, përfshin letërsinë kineze, përfshin shpikjet kineze si letra, astronomia, makina llogaritëse, e të tjera, përfshin simbolet historike kineze si Muri i Madh Kinez, Pallati Veror, Sheshi Tiananmen, Qyteti i Ndaluar, Kopështi Zoologjik, apo dhe simbole të tjera të cilat unë nuk mund t'i përmend të gjitha sepse janë shumë. Pra në vetvete kultura kineze, është një kulturë të cilën unë e gjej shumë të pasur. Gjithashtu në kulturën kineze, mund të veçoj edhe çajin e famshëm kinez, pra ceremoninë tradicionale kineze të çajit që unë akoma nuk e kam jetur në Pekin, por do të doja që së shpejti të merrja pjesë në një ceremoni të tillë. Gjithashtu përfshin mëndafshin kinez, porcelanin kinez, gurët e çmuar si gurin giadë, e të tjera.

Gazetarja: Cilin qytet ju do të rekomandonit për të vizituar si qytet kulturor kinez?

E intervistuara: Pa dyshim që qëndra kulturore e Kinës është Pekini. Pekini është një qytet që mua më ka mahnitur dhe unë shpesh në bisedat me miqtë e mi, them Pekini nuk është qytet, por është shtet sepse është shumë i shtrirë, është i madh ka një numlr të madh popullsie dhe unë vij nga një vend i vogël ku Shqipëria është sa një provincë e Pekinit, sepse ne jemi vetëm 3 milion banorë, ndërkohë që Pekini është 20 milion banorë. Ajo që më pëlqen mua tek qyteti i Pekinit, është se në Pekin bashkëjeton modernia me tradicionalen. Në Pkin shoh kulla shumë të larta dhe ndërtesa shumë moderne dhe mahnitëse, njëkohësisht shoh edhe shtypi karakteristike kineze, të cilat janë shumë të veçanta në stilin e tyre dhe shumë tërheqëse për turistët. Gjithashtu Pekini është sa lindor, po aq edhe perëndimor, si në mënyrën e të menduarit, në mënyrën e të veshurit, të sjellurit, të njerëzve që jetojnë në Pekin. Gjithashtu Pekini, siç e përmenda edhe më parë, ka shumë gjëra për të vizituar si Pallati Veror, Sheshi Tiananmen, Qyteti i Ndaluar, Tempulli Qiellor dhe shumë simbole të tjera që kanë histori në vetvete. Pra Pekini, për mendimin tim, është qendra e kulturës kineze. Është një nga qytetet, mund të them më të bukura në botë, dhe unë ndjehem me fat që jam emëruar në Ambasadën e Shqipërisë në Pekin.

Gazetarja: Ju lutem, a mund t'i sygjeroni publikut kinez një qytet të njohur kulturor në Shqipëri?

E intervistuara: Shqipëria ka disa qytete kulturore, pavarësisht se është një vend i vogël, ne jemi një vend me histori dhe me kulturë. Shqipëria ka disa qytete kulturore, ndër to mund të përmend Korçën në të cilën është hapur Mësonjëtorja e parë shqipe, mund të përmend Gjirokastrën që është quajtur qytet muze, për vetë arkitekturën tradicionale të ndërtimit të shtëpive, mund të përmend Shkodrën e cila është quajtur po përsëri qytet kulturor, por ndër to, do të veçoja Beratin që është edhe një nga sitet kulturore që është nën ruajtjen e UNESCO-s. Berati është i shquar, është quajtur qytet muze dhe është i shquar për arkitekturën tradicionale të banesave. Në qoftë se vini në Berat, shtëpitë janë ngjitur me njëra-tjetrën, çatitë e shtëpive janë ngjitur me njëra-tjetrën, dritaret janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe rrugët janë me kalldrëme, e quajmë ne në gjuhën shqipe, që janë rrugë karakteristike të qyteteve muze, në të cilat nuk mund të kalojnë makina, por njerëzit mund të kalojnë vetëm në këmbë. Gjithashtu në Berat ndodhen edhe shumë kisha, një ndër to, më e famëshmja është Kisha e piktorit të famshëm shqiptar Onufri dhe ne Berat janë gjetur edhe 3 kodikët e famshëm të Beratit, të cilët janë pasuri botërore. Mund të them që këto tre kodikë që janë libra të shenjtë fetarë, janë mirmbajtur dhe janë plastifikuar në Kinë.

Gazetarja: Cila është pritshmëria juaj mbi këtë aktivitet?

E intervistuara: Unë e gjej këtë si një aktivitet shumë të veçantë dhe shumë interesant sepse personalisht mua më njohu me shumë qytete kulturore të Kinës apo me qytetet më të rëndësishme të Kinës, gjithashtu edhe me kulturën kineze, unë u thellova në njohuritë e mija mbi kulturën kineze dhe mendoj se qëllimi i këtij aktiviteti apo pritshmëria e këtij aktiviteti është promovimi i imazhit të kulturës kineze në rang botëror. Kjo është një gjë shumë e mirë që ju po bëni.

Gazetarja: Faleminderit!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China