PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gajtner: Kriza e borxhit në Evropë, sfida më e madhe
2011-11-11 17:03:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kriza e borxhit në Evropë mbetet ende sfida më e madhe për rritjen e ekonomisë globale. Këtë e shprehu sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner më 10 nëntor. Sipas tij, ka ardhur momenti që Evropa të ndërmarrë masa më të shpejta dhe më të rrepta për ristabilizimin financiar.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar pas takimit të ministrave të Financave të APEK-ut, sekretari Gajtner u shpreh se marrëveshja e arritur para disa javësh për zgjidhjen e krizës së borxhit është pozitive, por fuqia e zbatimit duhet të jetë mjaft e madhe, për të lehtësuar tregun dhe për të rifituar besimin e investitorëve.

Sekretari Gajtner është i mendimit gjithashtu që të gjithë anëtarët e APEK-ut janë ndikuar direkt nga kriza e borxhit në Evropë, por në përgjithësi, rritja ekonomike e APEK-ut është më e fuqishme në krahasim me rajonet e tjera. Krahas kësaj, ai u bëri thirrje anëtarëve të APEK-ut që të marrin masa stimuluese në tregun e brendshëm, për të përballuar më mirë goditjen e shkaktuar nga kriza e borxhit e Evropës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China