PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Phono Solar", pajis centralin fotovoltaik çek
2010-09-09 20:02:25 cri komenti juaj Printoni

Më 8 shtator filloi funksionimin centrali Veprek, centrali më i madh fotovoltaik në Çeki, që furnizohet krejtësisht me produktet fotovoltaike të markës kineze "Phono Solar".

Centrali Veprek ndodhet në qytetin Veprek, rreth 40km larg Pragës. Ky central, me një sipërfaqe prej 84 hektarësh dhe me një vlerë investimi prej 200 milionë dollarë, ka kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 35 megavatësh. Ai është objekti i 5-të monomeri në botë për nga madhësia.

Përgjegjësi i palës çeke u shpreh gjatë fjalimit të tij se, produktet kineze të energjisë diellore kanë një reputacion të mirë në Çeki dhe pala çeke është e gatshme të shtojë bashkëpunimin në ndërtimin e centraleve me energji diellore.

Me cilësinë e mirë dhe gamën e plotë të shërbimeve para shitjes, kompania teknologjike "Phono Solar" e provincës Jiangsu të Kinës fitoi vlerësimin e lartë nga pala çeke. Para kësaj, një tjetër central fotovoltaik në Çeki, me kapacitet të përgjithshëm prej 6,12 megavatësh, i investuar nga e njëjta kompani çeke, furnizohej gjithashtu plotësisht me bateri fotovoltaike "Phono Solar".

Kompania teknologjike "Phono Solar" e provincës Jiangsu të Kinës, e varur nga Grupi Sumec, merret kryesisht me projektimin, prodhimin dhe shitjen e produkteve fotovotaike. Ajo ofron pajisje profesioniste dhe gjithashtu shërbime teknike. Produktet fotovoltaike të kompanisë janë të shkallës së parë në Kinë dhe janë shitur në tregjet gjermane, spanjolle, japoneze, italiane etj. Për të garantuar interesat e klientëve, kompania ka blerë sigurime përgjegjësie për produktet e saj dhe shuma maksimale e kompesimeve vjetore arrin në 10 milionë dollarë. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China