PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja dhe Maqedonia, koordinim për të trajtuar krizën e refugjatëve
2016-03-03 10:06:26 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk vizitoi Maqedoninë të mërkurën në përpjekje për të arritur një zgjidhje të përbashkët europiane mbi krizën e refugjatëve.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov dhe Tusk ranë dakord mbi nevojën për veprime urgjente, të koordinuara të të gjitha vendeve të prekur nga krizat dhe për një përgjigje të përbashkët europiane.

"Ne kërkojmë dhe presim një vendim nga Këshilli i BE-së dhe nuk kemi asnjë interes për t'ia lënë të gjithë barrën Greqisë, por ne nuk do të lejojmë zgjidhje të njëanshme. Për më tepër, Maqedonia do bashkëpunojë me fqinjin e saj jugor, për të kapërcyer sfidat," tha presidenti maqedonas.

Ai paralajmëroi shtimin e përpjekjeve për të hyrë me forcë në Maqedoni si dhe përdorimin e pasaportave dhe dokumenteve të falsifikuar të FRONTEX-it, një agjenci e Bashkimit Europian e ngritur për menaxhimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve kufitare për të siguruar kufijtë e tyre të jashtëm.

Ivanov vuri në dukje se në rast të mbylljes së korridorit të migrimit të Ballkanit, Maqedonia do të marrë të gjitha masat për trajtimin human të emigrantëve gjatë tranzitit, si dhe mbrojtjen e kufijve shtetërorë dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Vizita e Tusk-ut në Maqedoni është pjesë e turneut të tij në vendet kryesore të rrugës së emigrantëve në Ballkanin Perëndimor dhe synon arritjen e një marrëveshjeje për trajtimin e krizës së tanishme. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China