PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lidhja Arabe dënon sulmin ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Iran
2016-01-11 15:27:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 一致---Yízhì---Njëzëri

Lidhja Arabe zhvilloi të dielën në selinë e saj në Kajro mbledhjen urgjente të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, ku u diskutua rreth sulmit ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Iran. Në mbledhje u miratua një rezolutë, ku dënohet njëzëri sulmi dhe theksohet se vendet arabe do të bashkohen për ta përballuar veprimet armiqësore dhe provokuese të Iranit.

Përveç Libanit, të gjitha vendet anëtare miratuan rezolutën dhe i kërkuan Iranit të marrë përgjegjësinë e sulmit ndaj ambasadës së Arabisë Saudite, sipas konventave ndërkombëtare. Rezoluta dënon Iranin "për provokim dhe ndërhyrje në punët e brendëshme të Arabisë Saudite", duke theksuar se vendet arabe do të bashkohen përballë "veprimeve armiqësore dhe provokuese" të Iranit.

Ministri i Jashtëm saudit, Jubail u shpreh të dielën se nëse Irani nuk ndërmerr veprime praktike për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara me vendet fqinje, Arabia Saudite do të marrë masa të mëtejshme

"Arabia Saudite ndërhyri në marrëdhënien diplomatike me Iranin, ndaloi tregtinë dypalëshe, ndaloi fluturimet me Iranin dhe lëshoi urdhrin për ndalimin e turizmit në Iran. Këto janë vetëm masa fillestare. Nëse Irani vazhdon veprimet armiqësore, ne do të ndërmarrim bashkë me vendet aleate arabe masa të mëtejshme."

Ministrat e jashtëm të vendeve arabe shprehën solidaritet në mbledhje. Ministri i jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry u shpreh se Irani zyrtar kërcënoi Arabinë Saudite, duke ndërhyrë në punët e brendshme të këtij vendi. Egjipti e kundërshton hapur këtë politikë.

Në rezolutën e miratuar në mbledhjen e ministrave të jashtëm u dënua ndërhyrja e Iranit në punët e brendshme të Sirisë, ë Jemenit, Bahreinit,Libanit etj, pasi kjo dëmton stabilitetin rajonal. Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nhyan tha se Irani shfrytëzoi mosmarrëveshjet e grupeve fetare, për të kërkuar të drejtat e kontrollit në këtë rajon.

"Ndërhyrja e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe është shumë e dukshme. Ai ka këmbëngulur në provokimin e grupeve fetare, duke e shfrytëzuar metodat e realizimit të hegjemonisë rajonale. Irani ka kërcënuar pandërprerë, u ka ofruar ndihma financiare ekstremistëve si dhe ka organizuar forcat e armatosura civile, duke krijuar kaos dhe dhunë, duke kërcënuar sigurinë rajonale."

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil El araby u shpreh se vendet arabe duhet të bashkohen për të parandaluar ndërhyrjen e Iranit në çështjet arabe.

"Futja e ideve armiqësore ndër grupet fetare, provokimi i konflikteve mes tyre përbën një ndërhyrje flagrante ndaj çështjeve të brendshme të botës arabe, duke dëmtuar seriozisht qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tyre. Vendet arabe duhet të bashkohen për ta parandaluar çdo ndërhyrje të Iranit në punët e brendshme të botës arabe."

Palët e ndryshme në mbledhje i kërkuan sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Arabe El araby të shkojë në selinë e OKB-së dhe t'i paraqesë rezolutën Këshillit të Sigurimit. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Jubeir u shpreh pas mbledhjes se Arabia Saudite do të vazhdojë presionin ndaj Iranit.

"Arabia Saudite ka kërkuar ndihmën e KS të OKB-së, i cili nëpërmjet një deklarate e ka dënuar sulmin. Me kërkesën tonë, Këshilli i Bashkëpunimit i vendeve të Gjirit Persik organizoi një mbledhje urgjente të ministrave të jashtëm. Tani po përpiqemi të nxitim Organizatën e Bashkëpunimit Islamik të disktojë këtë çështje në mbledhjen e rradhës."

(Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China