PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping takon homologun afrikanojugor Zuma
2015-07-09 16:57:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Ufa të Rusisë me presidentin e Afrikës së Jugut Jacob Zuma.

Xi Jinping u shpreh se, në dy vjetët e kaluar, ai dhe homologu i vet afrikanojugor kanë realizuar me sukses vizita të ndërsjella, duke bërë planifikim afatgjatë dhe të gjithanshëm lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Afrikës ndodhen në periudhën më të mirë historike, theksoi Xi, duke shtuar se Kina dëshiron të forcojë bashkërendimin e ngushtë me Afrikën e Jugut, për të nxitur bashkëpunimin me interesa të ndërsjella në fusha të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë detare, zonat e veçanta ekonomike, energjetika, financat etj., duke e shndërruar miqësinë dhe besimin politik në rezultate konkrete bashkëpunimi.

Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje gjithashtu se fati dhe interesat e Kinës dhe Afrikës kanë qenë gjithmonë të lidhur. Forcimi i unitetit dhe i bashkëpunimit me vendet afrikane ka qenë gjithmonë një nga shtyllat bazë të diplomacisë kineze, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma ishte në një mendje me vlerësimet pozitive të homologut të vet kinez Xi për marrëdhëniet mes Afrikës së Jugut dhe Kinës, të ngritura mbi bazën e besimit të ndërsjellë. Zuma theksoi se gjatë vizitës së tij në Kinë vitin e kaluar, arriti konsensus të rëndësishëm me z. Xi Jinping për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai vuri në dukje se, sipas planifikimit dypalësh, po zhvillohet me sukses bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve në fusha të rëndësishme, si ekonomia detare, financat, bujqësia, turizmi, shkenca dhe teknologjia, energjetika etj.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma u shpreh po ashtu se vendi i tij e vlerëson lart përkrahjen e madhe dhe për një kohë të gjatë të palës kineze për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve afrikane, si edhe mirëkuptimin dhe vëmendjen e lartë të treguar nga Pekini për qëndrimin e vendeve afrikane lidhur me probleme të rëndësishme ndërkombëtare. (Xu Guang/Artan Goga

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China