Ky është koncepti që qeveria kineze po përdor për të përshkruar ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit ndërsa po ndërmerr transformimin e përgjithshëm sipas modelit të mbështetjes mbi konsumin.
Richard Samans, drejtori menaxhues i Forumit e Ekonomik Botëror, thotë se fjalimi i kryeministrit Li do të ndiqet me shumë vëmendje.
"Aktualisht, ajo që po ndodh në tregjet në zgjerim dhe konkretisht në Kinës është thelbësore për të kuptuar se si do të zhvillohen gjërat në vitet që do të vijnë. Ndaj dhe prania e tij është e një rëndësie shumë të lartë dhe po ashtu do të mirëpritet nga komuniteti ndërkombëtar."
Li Keqiang do të jetë midis mbi 40 udhëheqësve botërorë në sesionin treditor të Davos-it. (Leftion Peristeri)