Fjala kyçe: 反腐---Fǎn Fǔ---Anti-korrupsion
20150108antikorrupsion |
Drejtoria e Mbikëqyrjes e Komisionit Qendror për Inspektimet Disiplinore organizoi të enjten një konferencë shtypi, ku u prezantuan arritjet e anti-korrupsionit. Drejtori i Mbikëqyrjes i këtij komisioni Huang Shuxian bëri të ditur se deri tani 68 funksionarë të nivelit të mesëm janë dënuar ose përballen me hetimet anti-korrupsion. Në vitin 2014, janë arrestuar mbi 500 kinezë të arratisur jashtë vendit dhe janë rikthyer mbi 3 miliardë juanë të të korruptuarve në Kinë. Lidhur me arritjet anti-korrupsion, specialistët janë të mendimit se aktualisht lufta kundër korrupsionit në Kinë ka hyrë në "një gjendje të re normale", duke iu kushtuar një vëmendje më e madhe ndryshimit të strukturës së vjetër të interesave dhe duke krijuar një mjedis politik të pastër.
Në vitin 2014, funksionarët e nivelit të nënkryetarit të shtetit si Zhou Yongkang, Xu Caihou etj janë dënuar sipas ligjit. Këto arritje anti-korrupsionit kanë reflektuar vendosmërinë dhe forcën e partisë komuniste kineze në luftën anti-korrupsion.
foto nga EG365 / 东方IC
"Funksionarët e korruptuar ikin jashtë vendit", "arratistja e funksionarëve me të gjithë anëtarët e familjes jashtë vendit" janë sfidat më të vështira të punës së anti-korrupsionit. Në vitin 2014, Kina ka përsosur strategjinë për arrestimin e funksionarëve të arratisur dhe për të kthyer pasurinë e të korruptuarve nga vendet e tjera. Këtë vit është krijuar zyra e posaçme e grupit të bashkëpunimit në luftën anti-korrupsion ndërkombëtar pranë qeverisë qendrore, e cila përgjigjet për bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të anti-korrupsionit, të shërbimit diplomatik, policisë, inspektimit dhe ligjit. Kjo zyrë ka arritur shumë rezultate për të cilat Huang Shuxian thekson:
"Grupi i bashkëpunimit në luftën anti-korrupsion ka krijuar një zyrë të posaçme për bashkërendimin e veprimtarisë anti-korrupsion në nivel ndërkombëtar, ku do të merren informacione rreth zyrtarëve kinezë të arratisur. Do të forcohen bashkëpunimet ndërkombëtare të anti-korrupsionit me SHBA-në, Kanadanë, Australinë etj. U publikua Deklarata e Pekinit e Anti-korrupsionit, ka nisur funksionimi i rrjeteve të bashkëpunimit ligjor të anti-korrupsionit. Deri tani, janë arrestuar 500 funksionarë të arratisur dhe janë kthyer mbi 3 miliardë juanë nga të korruptuarit."
Në vitin 2014, përveç veprimtarisë së zakonshme, Komisioni Qendror për Inspektimet Disiplinore ka përmirësuar mënyrat e inspektimit, si hetimet, etj, duke rritur efikasitetin e inspektimit.
Zv-drejtori i Qendrës së Studimit të transparencës qeveritare të Universitetit të Pekinit Zhuang Deshui është i mendimit se veprimtaria anti-korrupsion lidhet ngushtë me thellimin e reformës në vitin 2014. Ai u shpreh se me thellimin e anti-korrupsionit, Kina do të hyjë në "gjendjen e re normale" të anti-korrupsionit për ndryshimin e strukturës së kompentencave.
" Veprimtaria anti-korrupsion e Kinës ka hyrë në një nivel më të lartë, duke u përballur me sfidën e grupeve të interesit dhe mungesën e strukturave të kompetencave. Por duhet të shmangim këto modele dhe ide të vjetra të anti-korrupsionit, duke e përdorur veprimtarinëe anti-korrupsionit si një mjet për thellimin e reformës, për t'i krijuar kushte reformës në shmangien e pengesave. Veprimtaria anti-korrupsion synon jo vetëm arrestimin e funksionarëve të korruptuar të niveleve të ndryshme, por edhe për të ndryshuar strukturën aktuale të kompetencave dhe të interesave, duke krijuar një mjedis të mirë politik." (Xu Guang)