PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
APEC 2014, përpjekje për përfitime të përbashkëta në rajon
2014-11-11 15:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 伙伴关系---Huǒ bàn guān xì---Partneritet

Pas krizës financiare, ekonomia globale ende ndodhet në një fazë të rregullimit të thellë. Në këtë periudhë, jo vetëm ka shenja rimëkëmbjeje, por edhe përballen sfida të ndryshme, si baza jo e qëndrueshme dhe mungesa e rritjes ekonomike. Aktualisht, Rajoni i Azi-Paqësorit është kthyer në një rajon me më shumë gjallëri dhe potenciale në mbarë botën, duke u bërë një promotor i rritjes ekonomike botërore. Në këto kushte, për të gjitha palët në rajon shtrohet pyetja si të formohet partneriteti i Rajonit të Azi-Paqësorit, bazuar në pikat e përbashkëta dhe sigurimin e përfitime shumëpalëshe.

Këto ditë, Këshilli i Bashkëpunimit Ekonomik i Paqësorit (PECC), që është një nga tre organizatat vëzhguese të APEK-ut, bëri një sondazh mbi mendimet e 602 liderëve botërorë dhe publikoi në Pekin raportin njëvjeçar 2014-2015 për vendet e rajonit. Sekretari i përgjithshëm i këtij këshilli Eduardo Pedrosa bëri të ditur që në raport përfshihen shumë propozime për nxitjen e rritjes ekonomike në Rajonin e Azi-Paqësorit.

"Në të ardhmen, rritja ekonomike në Rajonin e Azi-Paqësorit do të varet kryesisht nga rregullimet strukturore ekonomike të vendeve të rajonit, si edhe nga performancat e 3 ekonomive kryesore,Kinës, Japonisë dhe ShBA-së. Ndërkohë, duhet parë nëse modeli i rritjes mund të shndërrohet në modelin e kërkesave të brendshme nga modeli i eksportimit," tha Pedrosa.

Pedrosa gjithashtu e vlerësoi lart rëndësinë e rritjes së ekonomisë kineze për zhvillimin e mbarë Rajonit të Azi-Paqësorit, duke shprehur dëshirën e tij për thellimin e reformave ekonomike të Kinës.

"Vitin e kaluar, në Pleniumin e 3-të të Komitetit Qendror të PKK-së, u propozua që tregu të luajë një rol më të rëndësishëm në sistemin e çmimit, duhen reforma në sektorët ekonomikë dhe thelbi i rritjes ekonomike të kalojë në sektorin e shërbimeve nga sektori i manifakturës. Të gjitha këto propozime, sipas nesh, do të luajnë rol të dukshëm nxitës për rritjen ekonomike të Kinës në vitet e ardhshëm, sigurisht edhe për ekonominë rajonale," theksoi Pedrosa.

Për mbledhjet e APEK-ut 2014, integrimi ekonomik dhe liberalizimi tregtar janë tema kryesore, por është fakt që ekzistojnë ndërhyrje politike në synimin e palëve të ndryshme për bashkëpunimin ekonomik.

Wang Yizhou është zv/drejtor i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit të Pekinit. Ai është i mendimit se ndonëse debatet politike dëmtojnë bashkëpunimin ekonomik mes palëve, lidhjet gjithnjë e më të ngushta tregtare po shërbejnë si një mjet zbutës për gjendjen e rajonit.

"Në përgjithësi, lidhjet e ngushta tregtare ekonomike përbëjnë një mjet zbutës për politikën dhe sigurinë. Nëse vendet e ndryshme mund të kenë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin tregtar, mund të kufizohen konfliktet në mënyrë efikase. Së paku, kostoja e konflikteve do të rritet. Nga ana tjetër, lidhjet tregtare janë një kusht i domosdoshëm, por jo zgjidhje për problemet politike. Kështu, kur të kemi një sistem të tillë, duhet të shtojmë dialogun diplomatik, kontrollin e krizës dhe bashkëpunimin ushtarak. Mendoj që këto mund të bashkëekzistojnë," tha Wang Yizhou.

Zv/drejtori i Qendrës së APEK-ut pranë Universitetit Nankai, Liu Chenyang është i mendimit që mbledhjet e APEK-ut, me nxitjen e dialogut në fusha të ndryshme, kanë ofruar një platformë të veçantë bashkëpunimi. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China