PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi-Putin, takim për forcimin e bashkëpunimit mes Kinës e Rusisë
2014-09-09 10:03:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një takim dypalësh në kuadër të Samitit të 14-të të liderëve të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që do të mbahet më 11 shtator. Lajmin e bëri të ditur në një intervistë ambasadori i Kinës në Rusi Li Hui.

Ky është takimi i 4-t i të dy liderëve këtë vit. Li Hui u shpreh se Xi dhe Putini do të bëjnë një përmbledhje të rezultateve të arritura në marrëdhëniet dypalëshe gjatë këtij viti dhe do të shkëmbejnë mendime për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, për të nxitur bashkëpunimin konkret mes të dy vendeve, veçanërisht në projektet e mëdha strategjike.

Ambasadori kinez në Moskë Li Hui tha se marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik kino-rus ndodhen në periudhën më të mirë në histori. "Në gjendjen politike dhe ekonomike ndërkombëtare në ndryshim të vazhdueshëm, marrëdhëniet kino-ruse ndodhen përballë mundësive dhe sfidave. Ruajtja, zhvillimi dhe konsolidimi i këtyre marrëdhënieve janë detyra historike e përbashkët e të dy palëve," u shpreh Li. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China