PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fjalimi i Xi-së në Samitin e BRICS-it tërheq vëmendje ndërkombëtare
2014-07-17 10:56:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në Samitin e 6-të të BRICS-it që nisi të mërkurën në Fortaleza të Brazilit, fjalimi i mbajtur nga kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare. Ata komentuan se fjalimi i titulluar "Pikënisje e re, perspektivë e re dhe motiv i ri" ka përmbledhur eksperiencat e zhvillimit të bashkëpunimit me interes reciprok në 5 vitet e fundit midis vendeve të BRICS-it si dhe ka qartësuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit konkret.

Studiuesi i Institutit të Studimeve të Huaja, Hou Zhenbo është i mendimit se si vendi më i madh në zhvillim, epërsia e Kinës në fondet e Bankës së Zhvillimit të Vendeve të BRICS-it si dhe në ndërtimin e infrastrukturës përbën avantazh për "tregjet e reja" dhe vendeve të tjera në zhvillim, duke dhënë kontribut në sistemin global të qeverisjes.

Ndërsa, sipas agjencisë argjentinase TELAM, "qëndrimi pa lëkundje për bashkëpunimin e gjithanshëm ekonomik" ka treguar një rrugë për bashkëpunimet midis vendeve në zhvillim.

"Krijimi i Bankës së Zhvillimit të Vendeve të BRICS-it dhe i rezervës në raste emergjente janë politika të rëndësishme për nxitjen e këtyre bashkëpunimeve", thotë njoftimi i TELAM-it.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China