PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, mike e mirë e vendeve arabe
2014-06-05 10:20:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të mërkurën në Pekin me ministrat e jashtëm të Marokut, Katarit, Jemenit, Somalisë dhe sekretarin e përgjithshëm të Bashkimit Afrikan.

Personalitetet arabe vlerësuan lart zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën dhe u shprehën njëzëri se duhet të trashëgohet fryma e rrugës së lashtë të mendafshit, të realizohet mendimi i palës kineze "një brez- një rrugë", duke e shndërruar atë në një rrugë moderne të bashkëpunimit me interes reciprok, të thellohet bashkëpunimi midis palëve në ekonomi, tregti, investime, në luftën kundër terrorizmit , në turizëm dhe fusha të tjera. Ata shprehën bindjen se takimi i ministrave në kuadër të Forumit të bashkëpunimit kino-arab, që do të mbahet më 5 qershor do të arrijë suksese mbi këtë cështje dhe do t'i japë botës një sinjal të fortë për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve arabe dhe Kinës.

Nga ana e tij kryediplomati Wang Yi u shpreh se Kina është një mike e mirë dhe e vendosur e vendeve arabe. "Kina dhe vendet arabe do të bëjnë përpjekje për rritjen e begatisë së popujve të tyre si dhe për më shumë kontribut për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe botës", theksoi ministri i jashtëm Wang. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China