Presidenti i Kinës Xi Jinping ka përshëndetur me rastin e Vitit të Ri kinez të gjithë studentët kinezë jashtë vendit dhe familjet e tyre. Duke ju drejtuar studentëve kinezë në Gjermani, zoti Xi tha se ata duhet të venë në shërbim të atdheut dhe të popullit kinez të gjitha dijet e marra. Duke ju përgjigjur një letre drejtuar atij nga studentë kinezë në Gjermani, kreu i shtetit të Kinës thekson se patriotizmi i studentëve, e ka prekur thellë. Presidenti u është drejtuar të gjithë studentëve kinezë në botë të plotësojnë objektivat e tyre, duke u bërë pjesë aktive e realizimit të ëndrrës kineze.
Studentët kinezë në Gjermani i kanë drejtuar një letër presidentit Xi Jinping, duke përshëndetur fjalën e tij me rastin e 100 vjetorit të Shoqatës së studentëve kinezë të kthyer nga perëndimi, mbajtur në Pekin në 21 tetor 2013. Me anë të kësaj letre ata kanë shprehur dëshirën për të realizuar ëndrrën kineze për përparimin e mëtejshëm të vendit. Presidenti i Kinës i ka ftuar studentët e talentuar kinezë jashtë dhe brenda vendit, të kontribuojnë në realizimin e ëndrrës kineze për rigjallërimin e vendit. (Eda Merepeza)