Kryeministri kinez Li Keqiang tha të martën se takimi i liderëve të Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore si dhe plani i veprimeve i lëshuar pas konferencës do të promovojnë fuqishëm marrëdhëniet mes palëve.
Plani do të jetë gjithashtu në favor të integrimit të Europës si dhe do të thellojë partneritetin strategjik Kinë-BE, tha Li në një konferencë shtypi pas samitit.
Ai shtoi gjithashtu se ky plan do të luajë një rol pozitiv në nxitjen e marrëdhënieve Kinë-Europë në mënyrë të balancuar e të qëndrueshme, si dhe do të sjellë përfitime konkrete për popujt.
Sipas kryeministrit, Kina dhe Rumania kanë vendosur të bashkëpunojnë në projekte të mëdha në infrastrukturë.
Kina, Hungaria dhe Serbia deklaruan se kanë rënë dakord të ndërtojnë hekurudhën që kalon ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, tha ai.
Një numër vendesh kanë shprehur gjithashtu interesim të bashkëpunojnë me Kinën në sektorin energjetik, tha Li, duke shtuar se Kina është e gatshme të marrë në konsideratë importimin e produkteve bujqësore me cilësi të lartë nga këto vende.
"Kina është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie më të ngushta me vendet e Europës Qendrore e Lindore në bazë të respektit reciprok, për të dhënë një kontribut të përbashkët për një botë harmonike dhe të begatë."
Nga ana e tij Ponta, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit, theksoi se Kina është një vend partner shumë i rëndësishëm për vendet e Europës Qendrore e Lindore, duke shtuar se bashkëpunimi bilateral përputhet jo vetëm me interesat dypalëshe, por është edhe në të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve kino-europiane.
Ai theksoi se vendet e Europës Qendrore e Lindore janë të gatshme të punojnë së bashku me Kinën për të përmbushur arritjet e takimit, dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, tregti, në fushën e investimeve, bujqësisë, dhe të infrastrukturës.
Li nisi të hënën udhëtimin e tij në Ruamani, duke u bërë kryeministri i parë kinez që viziton këtë vend pas 19 vitesh. Kjo është gjithashtu vizita e tij e parë në Europën Qendrore e Linore, që pas marrjes së postit të tij në mars. (Albana)