PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: "Kina mbështet integrimin e Europës"
2013-11-23 20:08:40 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang, në një artikull me titull "Kina dhe Europa, përfitimi nga marrëdhëniet e ngushta dypalëshe " nga e përditshmja britanike "Daily Telegraph" të premten, thekson se Kina mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Europës, pasi një Europë e bashkuar, e stabilizuar dhe e lulëzuar është në të mirë të mbarë botës, por edhe në interesin e Kinës.

Në këtë artikullin thuhet Samiti Kinë-BE ka rezultuar i suksesshëm pasi u arrit të publikohet "Axhenda strategjike e bashkëpunimit Kinë-Europë 2020", ku u paraqit dhe synimi tregtar prej 1 trilion dollarë deri në vitin 2020.

Zhvillimi i bashkëpunimit tregtar me leverdi reciproke midis Kinës dhe Europës është në dobi të të dyja palëve, si dhe do të sigurojë një të ardhme më të mirë për bashkëpunimin dypalësh.

Li theksoi në artikull se vizita e e tij e radhës në Europë do të bëhet për marrjen pjesë në takimin e kryeministrave mes 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në Bukuresht, për të diskutuar mbi planin e bashkëpunimit.

Megjithëse nga komuniteti ndërkombëtar është parashikuar se ekonomia kineze do të ketë "ulje të fortë", megjithatë Kina ka marrë një sërë masash, ka krijuar një sërë politikash, që janë në dobi të situatës së tanishme dhe të ardhshme. Nëpërmjet shumë përpjekjeve, ekonomia kineze ka arritur të kalojë vështirësitë dhe tani situata është e stabilizuar dhe ka tendencë pozitive. Rritja ekonomike qëndron në nivelin 7.5%, ndërsa niveli i inflacionit mbahet nën 3.5%, po ashtu në vitin 2013 parashikohet që numri i vendeve të reja të punës të arrijë në 12 milionë.

Një sërë vendimesh të miratuara nga sesioni i tretë plenar i Komitetit Qendror, të zgjedhur në Kongresin e 18-të të PK të Kinës, do të ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kinës, gjithashtu do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme siç janë kufizimi i burimeve, problemet me ambientin, çekuilibri i zhvillimit mes zonave urbane dhe atyre rurale etj.

Në fund ai tha se realizimi i morderizmit të Kinës do të ofrojë shanse historike për bashkëpunimin reciprok Kinë-Europë dhe se të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t'u sjellë dobi popujve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China