PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri, qeveria gjen paratë për të shlyer borxhin ndaj biznesit
2013-10-18 10:10:10 CRI Komenti juaj Printoni

Pas kthimit nga Uashingtoni të delegacionit shqiptar, mësohet se është negociuar me FMN-në, Bankën Botërore, por edhe donatorë të tjerë si BERZH-i për të siguruar një borxh të ri, që do të përdoret kryesisht për të shlyer faturën e detyrimeve ndaj sipërmarrjes private.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur për News 24 se shuma e borxhit që do të merret nga donatorët ende nuk është përcaktuar, por sigurimi i kësaj huaje do të jetë me kushte për qeverinë shqiptare. Këto kushte kanë të bëjnë kryesisht me reformën në sistemin fiskal, si dhe kufizimin e shpenzimeve buxhetore.

Marrja e një borxhi të ri nga donatorët do të rrisë nivelin e borxhit publik te vendit, por ajo që mbetet për t'u parë është sesa do të jetë shuma e këtij detyrimi të ri dhe interesi me të cilin ai do të sigurohet.

Pak kohë më parë, në konferencën e përbashkët për shtyp të shefit të misionit të FMN-së Naddem Ilahi dhe ministrit të financave, Shkelqim Cani, ky i fundit deklaroi se borxhi i ri që do të kërkohet mund të jetë edhe 2 miliardë, por edhe 40 miliardë lekë, por ajo që garantoi kryefinanciari Cani është gjetja e parave me interesat më të ulëta. (News24)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China